AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

by Alb Times
11/11/2026
in Botë
6
0
Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zvonko Veselinoviç, i cilësuar si një prej figurave më me ndikim në veri të Kosovës, raportohet se është larguar këtë mëngjes drejt Turqisë, në një kohë kur në Serbi po zhvillohen arrestime të biznesmenëve dhe zyrtarëve të lidhur me pushtetin e mëparshëm dhe Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiçit.

Lajmi është bërë i ditur nga media hulumtuese serbe KRIK, e cila citon burimet e veta. Sipas këtyre burimeve, Veselinoviçi ka udhëtuar në orët e para të mëngjesit me një fluturim nga Sarajeva drejt Stambollit, duke përdorur pasaportë serbe.

Largimi i tij raportohet në një periudhë kur autoritetet serbe kanë ndërmarrë arrestime ndaj disa biznesmenëve dhe zyrtarëve, të cilët, sipas raportimeve të KRIK-ut, kanë pasur lidhje të ngushta me strukturat e pushtetit gjatë qeverisjes së Aleksandar Vuçiçit.

KRIK e përshkruan Veselinoviçin si një nga figurat me ndikim në veri të Kosovës, me lidhje në nivelet më të larta të politikës serbe, përfshirë Andrej Vuçiçin, vëllain e Aleksandar Vuçiçit.

Lidhjet me Andrej Vuçiçin dhe pushtetin në Serbi

KRIK rikthen në vëmendje lidhjet e Veselinoviçit me Andrej Vuçiçin. Mediumi hulumtues ka publikuar më herët fotografi ku të dy shfaqen në një takim në një restorant në Kopaonik, në vitin 2015.

Po ashtu, në komunikimet e platformës së enkriptuar “Sky”, të publikuara nga KRIK, emri i Veselinoviçit përmendet në përpjekjet për të ndikuar në emërimet brenda policisë serbe, si dhe në ndarjen e kontratave shtetërore me vlerë miliona euro.

Sipas analizës së këtyre komunikimeve nga KRIK, Veselinoviçi kishte marrëdhënie me figura të fuqishme të SNS-së dhe ishte përfshirë në përpjekjet për të ndikuar në emërimin e drejtuesve të policisë.

I sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe

Veselinoviçi është vendosur nën sanksione nga Thesari amerikan në dhjetor të vitit 2021, së bashku me Milan Radoiçiçin.

SHBA-ja i kishte lidhur këto sanksione me dyshimet për korrupsion, ndikim mbi zyrtarët publikë dhe përfitime nga kontratat shtetërore përmes praktikave korruptive.

Në dhjetor të vitit 2022, edhe Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione ndaj tij, për shkak të përfshirjes së pretenduar në korrupsion serioz.

Dyshimet për veprimtari kriminale në Kosovë

Emri i Veselinoviçit është përmendur ndër vite në raporte të policisë dhe shërbimeve serbe të sigurisë, të publikuara nga KRIK. Në këto dokumente, ai përshkruhej si një figurë e rëndësishme e një grupi të dyshuar për trafik droge, armësh dhe nafte, fajde dhe pastrim parash.

Ai është përballur gjithashtu me disa procedura penale në Serbi, përfshirë akuza për vjedhje kamionësh dhe nxjerrje të paligjshme të rërës dhe zhavorrit.

Një prej çështjeve më të rënda në të cilat është përmendur emri i tij lidhet me vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, në janar të vitit 2018. Prokuroria e Kosovës e ka përmendur Veselinoviçin në kontekstin e dyshimeve për këtë vrasje, ndërsa në aktakuzë është përfshirë edhe Milan Radoiçiçi.

KRIK rikujton gjithashtu se Turqia është kthyer në një destinacion ku janë strehuar figura të ndryshme të krimit të organizuar nga Ballkani. Në periudha të ndryshme, në këtë vend janë lokalizuar edhe pjesëtarë të klaneve kriminale malazeze, përfshirë Jovan Vukotiçin.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Harta Territoriale paditet në Gjykatë, PD kërkon pezullimin e ligjit: Zgjedhjet vendore të zhvillohen në 61 bashki!

26/11/2026

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë ankimet kundër akteve normative të Qeverisë për protestat! Studentët kërkojnë shfuqizimin

26/11/2026

“Do ju mbështesim deri në fund për anëtarësimin”- Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE-së: Shqipëria ka një avantazh…

26/11/2026

“Nuk ka vullnet politik”- Tabaku ‘nxin’ Shqipërinë në Këshillin e Integrimit Europian: Shqiptarët duan garanci për standardet e anëtarësimit!

26/11/2026

Humbësit e mëdhenj të fondeve të BE-së, Kosova rrezikon edhe 131 milionë euro të tjera nga Plani i Rritjes!

26/11/2026

VIDEO/ “O llumi Shqipërisë”- Gjergj Luca shpërthen ndaj Sali Berishës: Nuk të kam asnjë borxh, çdo gjë e kam me punë dhe gjak!

26/11/2026

“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE”- Këshilli i Integrimit, Kos: Duhet dialog politik! Lufta kundër korrupsionit dhe zbatimi i ligjit, vendimtare

26/11/2026

Tabaku kundërshton Aktin Normativ për protestat: Antikushtetuese, po i japin Policisë kompetenca të Gjykatës! U ushtrua dhunë

26/11/2026

“Vullnet politik për reformat”- Këshilli Kombëtar i Integrimit, Balla: Shqipëria në BE objektiv mbarëkombëtar, mbështetje dhe për Kosovën

26/11/2026

Arrestohen dy irakianë në Gjermani, dyshohet se po planifikonin një sulm ndaj sinagogave!

26/11/2026

Bujqësia dhe integrimi, Salla: Jemi në rrugën e duhur drejt integrimit në BE-si! Prodhimi vendas me cilësi të lartë

26/11/2026

“Vëmendje e shtuar për sigurinë ushqimore”- Ministri Salla: Skema për fermerët do të vijojë në 2027!

26/11/2026

Protesta më 28 Nëntor në festën e Pavarësisë, zbulohet SMS në grupin e PD: Duhet të angazhohemi, flisni me kryetarin dhe sekretarin për…

26/11/2026

“Ta votojmë, është e mirë publike”- Braçe në Kuvend: Buxheti 2027 nuk cenon deficitin, të ardhurat 908 mld lekë, shpenzimet 976 miliardë lekë!

26/11/2026

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime!

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Harta Territoriale paditet në Gjykatë, PD kërkon pezullimin e ligjit: Zgjedhjet vendore të zhvillohen në 61 bashki!
  • Gjykata Kushtetuese kalon në seancë ankimet kundër akteve normative të Qeverisë për protestat! Studentët kërkojnë shfuqizimin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.