AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Tragjedia e një ‘të panjohuri’, emigrantët dhe paradoksi i jetës sonë

by SHT Media
11/11/2023
in Kryesore
6
0
Tragjedia e një ‘të panjohuri’, emigrantët dhe paradoksi i jetës sonë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben Andoni

Pak orë më parë, një nga futbollistët më të talentuar, i cili luante në Superligë, lojtar i Egnatias u nda nga jeta. Raphael Dwamena, lojtar i përfaqësueses së Ganës, ndërroi jetë pas një ataku kardiak në fushën e futbollit. E përfundoi jetën aty, ku thurte me gjasë të gjithë ëndrrat e tij për të ardhmen, kushedi se në ccfarë kampionati cilësor evropian.
Me një profil të spikatur në jetën sportive shqiptare, i ndjeri tregoi menjëherë cilësitë e larta si golashënues, me golat e shënuar në Superligë dhe lojën.

Ashtu, si ndodh pas ngjarjeve të tilla, pas ditirambeve për të ndjerin do të nisin mbase dhe problematika për peshën e stërvitjes, nivelin dhe mungesën e kontrollit të duhur mjekësor. Në fakt, situata të tilla janë shumë e më shumë të pranishme, por në këtë rast janë të tepërta. Iku një njeri.

Eriksen, futbollisti i përfaqësueses së Danimarkës dhe lojtari United u përplas njësoj në fushë, por mbase një varg më i shumtë mundësish dhe arsyesh e mbajtën në jetë. Duke ndarë një ngushëllim të sinqertë për familjen e lojtarit, një gjë të vjen ndërmend në këto ditë mbushur me mllefe për emigrantët, kampet e parafolura të Shqipërisë, politikat: Jeta është fare e shkurtër. Dwamena na e konfirmoi në vitin e 28-të të jetës.

Dhe, kjo është tragjedi e vërtetë, jo ata që paraqiten në SPAK prej korrupsionit të frikshëm dhe, ata që përfundojnë pas hekurave prej zullumeve, që as vetë nuk i marrin me mënd. Këtë duhet të kuptojnë sot politikanët për atë nivel frikshmërisht të egër, që i kanë dhënë në tre dekadat e fundit shoqërisë shqiptare. Urrejtje; ofendime; blasfemitë, që nuk rreshtin; protagonizmi i lodhshëm i Ramës; monotonia dhe cinizmi i retorikës së Berishës dhe lajmet pafund të krimeve (shoqëria jonë i prodhon me aq shumë dëshirë dhe me një panginje për të dëgjuar të keqen) na tregojnë sesa pak e respektojmë jetën. Duket sikur ne mendojmë për një përjetësi, ndërkohë që jemi thjesht kalimtarë në këtë jetë.

Pa dashur të shkojmë në përcaktime filozofike: Mendimtarët arrijnë shpesh të gjithë afër një përcaktimi: Ironia e jetës sonë është të çlirohemi nga ankthi i vdekjes dhe mbi të gjitha llahtarit të zhdukjes së plotë, që shpesh na vinë para syve.

Edhe nëse artikulohet si leksik nga gjithnjë e më shumë prej disa politikanëve tanë, duket se më shumë bëhet si ngjyresë për të treguar “koncepte” të tyre sesa realisht konkluzione që vijnë pas gjykimeve. Ja pse mbase ofendimi është i natyrshëm tek ne, protagonizmi fals aq bezdisës, retorikat aq boshe për demokracinë, kurse rendja pas një zhurmnaje për parimet, një frikë reale për t’i shpëtuar asaj të pashpëtueshmes.

Në Urdhrin e tij, Shën Benedikti i kërkoi njëherë murgut, që e shoqëronte më së shumti në rravgimet e tij që “ta mbante vdekjen çdo ditë para syve”.

Sipas tij, kujtimi i vdekjes na ndihmon të jetojmë më mirë në këtë jetë dhe është më efektive kur bëhet çdo ditë. Kaq mund të mjaftonte për këtë dhunë verbale dhe joverbale, që e shoqëron jetën tonë për çdo ditë dhe ku politikanët, atyre që u delegojmë votën, nuk na e plotësojnë dot qetësinë dhe një jetë normale. Ne jetojmë paradoksin e pakuptimit të jetës, duke i ikur nga frika vdekjes dhe jo duke e pritur, siç na takon.

Vetëm, se një vdekje e tillë si e talentit Dwamena të trand, për të fillimisht, pastaj të rinjtë si ai, njësoj edhe për emigrantët e shumtë që edhe në fatkeqësinë e ikjes, bëhen ushqim propagandë për protagonizmin e politikanëve

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.