AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kosovë

Kosova pa njohje të reja, diplomatët kritikojnë qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme për mungesën e rezultateve

by SHT Media
10/11/2026
in Kosovë
6
0
Kosova pa njohje të reja, diplomatët kritikojnë qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme për mungesën e rezultateve

Foto: Kosovë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fund viti po afron, por viti 2026 nuk ka sjellë asnjë njohje të re për Kosovën. Asnjë shtet nuk ka njoftuar zyrtarisht se e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, shtetit më të ri në Evropë, duke e lënë edhe këtë vit pa përparim në procesin e njohjeve.

Për ish-diplomaten Alma Lama, kriza e zgjatur politike në vend ka ndikuar drejtpërdrejt në mungesën e një diplomacie aktive dhe të angazhimit për sigurimin e njohjeve të reja.

“Problemi i njohjes deri diku është konsumuar, ato shtete që kanë mundur ta njohin Kosovën më herët e kanë njohur. Shtetet e tjera janë nën influencën ruse e kineze. Kjo nuk do të thotë që janë eksploruar të gjitha vendet, por duket se është një mision jashtëzakonisht i vështirë. Në mungesë të të diplomacisë aktive të Kosovës, ky mision bëhet pothuajse i pamundur”.

Lama vlerëson se Kosova duhet të hartojë një strategji të qartë për njohjet e reja, me fokus të veçantë te pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Përgjegjësinë kryesore për këtë proces ia atribuon kryeministrit të vendit.

“Ministria e jashtme sigurisht që ka rolin e saj. Përveç ministrit duhet të angazhohen edhe persona kompetent në ambasada për të lobuar. Por sigurisht barrën kryesore e ka Qeveria është Kryeministri ai që e përcakton politikat, përfshirë edhe politikën e jashtme. Për më tepër një kryeministër siç e ka Kosova që vendosë pothuajse vetë, për secilën politikë”.

Ndërkaq, profesori i diplomacisë, Dorajet Imeri, vlerëson se krahas përpjekjeve për njohje të reja, Kosova duhet t’i kushtojë rëndësi edhe ruajtjes së marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë dhe fuqizimit të bashkëpunimit me shtetet që e kanë mbështetur në vazhdimësi. Shtuar kësaj sipas tij duhet edhe një strategji e re.

“Një analizë e gjendjes momentale, një strategji e re me rrethanën e pas luftës Rusi-Ukrainë dhe edhe një analizë tjetër shtesë për shkak të ndryshimeve politike që kanë ndodhur në Serbi. Për shkak të ardhjes në skenë të një partie të re politike atje, që nuk po ndryshon qasje ndaj Kosovës. Ka ndryshuar figura, por jo edhe ideologjia dhe qasja. Kosova duhet të veprojë në kohë reale e bashkërendim institucional, të përdoret çdo mekanizëm për t’u dëgjuar si faktorë në arenën ndërkombëtare”.

Njohjet e fundit të reja për Kosovën erdhën gjatë vitit 2025, kur pavarësinë e saj e njohën Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamet. Ndërkaq, ekspertët vlerësojnë se krahas lobimit për njohje të reja, Kosova duhet të angazhohet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Tags: KosovaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

10/11/2026

“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

10/11/2026

Kosova pa njohje të reja, diplomatët kritikojnë qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme për mungesën e rezultateve

10/11/2026

Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

10/11/2026

Ballkani nën rrezikun e stuhisë “Charles”, edhe Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra mbi 80 km/orë!

10/11/2026

Teherani mohon akuzat e Parisit për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në rrjetet e marketeve!

10/11/2026

Aksidenti tragjik me 12 viktima në Bullgari, ministri Hoxha: Ngushëllimet tona për familjet e viktimave!

10/11/2026

“Prokuroria nuk ka zbatuar procedurën penale”- Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn sërish seancën për ish-ministrin Ilir Beqaj: Kemi bërë 22 kërkesa, por…

10/11/2026

Të përfshirë në rrjetin e drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali! Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, ‘crack’ dhe…

10/11/2026

“Duhen rezultate konkrete”- Ngërçi Zgjedhores, ambasadorja e BE takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Vullnet politik e dialog i sinqertë nga palët

10/11/2026

Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!

10/11/2026

Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

10/11/2026

“E fiknin zjarrin sikur po ujisnin lulishten!”- Debate në Komision, deputeti i PD kritika për tragjedinë e Elbasanit, Çako pranon: Panik edhe te…

10/11/2026

Kriza e luftës/ Evropa dhe SHBA dakordësohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë, për t’u mos përshkallëzuar konfliktet!

10/11/2026

“Dua rezultate konkrete”- Hita thërret drejtorët e Policisë në mbledhje dhe ndaj porositë: Prioritet siguria në shkolla dhe goditja e kriminalitetit

10/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!
  • “U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.