AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

by Alb Times
09/11/2026
in Politikë
6
0
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

Foto: Politika

6
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dypalësh me presidentin francez Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Paris, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes.

Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në kryeqytetin francez me ftesë të Macronit, për të qenë pjesë e këtij aktiviteti ndërkombëtar, i cili këtë vit zhvillohet në një kontekst të karakterizuar nga ndryshime të mëdha gjeopolitike, zhvillime të shpejta teknologjike dhe sfida klimatike. Në qendër të diskutimeve të forumit është rëndësia e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit.

Në kuadër të forumit, Rama do të marrë pjesë edhe në një sesion të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën evropiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për brezat e rinj. Ky diskutim merr rëndësi të veçantë në kushtet kur Shqipëria vijon negociatat për anëtarësim në BE, ndërsa integrimi evropian mbetet një prej prioriteteve kryesore të politikës së jashtme të vendit.

Përveç sesionit të posaçëm, kryeministri shqiptar do të jetë pjesë edhe e seancës plenare të Forumit të Paqes në Paris, me temë “From Sovereignty to Cooperation” (Nga sovraniteti te bashkëpunimi). Në këtë panel do të trajtohen dimensione të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe nevoja për koordinim mes shteteve përballë sfidave që po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare.

Takimi me Macronin vjen në kuadër të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, si dhe diskutimeve për çështje me interes të përbashkët, veçanërisht procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Parisi zyrtar mbetet një prej aktorëve të rëndësishëm në këtë proces, ndërsa pjesëmarrja e Ramës në forum i jep mundësi vendit të paraqesë qëndrimet e tij për të ardhmen evropiane dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

 

SONDAZHI ALBTIMES
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
3 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Sondazh online, jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: kryesoreKryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
SONDAZHI ALBTIMES
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
3 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Sondazh online, jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Moti i keq/ Stuhia shemb çatinë e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën: Dëme materiale, por puna vijon normalisht!

23/11/2026

Mashtroi se vuante nga leucemia dhe përfitoi 190 mijë euro nga donacionet e “GoFundMe”, arrestohet i riu shqiptar!

23/11/2026

Analiza e “Corriere”: Një erë e re po fryn në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe dorëzojnë bosët e krimit në këmbim të ndikimit diplomatik!

23/11/2026

“Nëse përpiqen të më arrestojnë, do të nis grevë urie!”- Vuçiç kërcënon: Kur një milion njerëz të dalin në rrugë, çfarë do të bëni?!

23/11/2026

Berisha përsërit thirrjen për bashkim të Opozitës: Nisim negociatat me partitë e vogla, të largojmë Ramën nga pushteti!

23/11/2026

“Po japin rezultate me reformat”- Anëtarësimi në BE, Shqipëria do të mbyllë edhe 5 kapituj brenda dhjetorit, Kos: Zgjerimi po ecën përpara!

23/11/2026

Ministret Kumbaro dhe Spahiu takohen me studentët e Mjekësisë që përfitojnë nga ndryshimet në rregulloren e Praktikës Profesionale

23/11/2026

“Dialog konstruktiv”- Hoxha takon homologun grek: Partneritet strategjik dhe angazhim i përbashkët për të ardhmen europiane!

23/11/2026

Shpallet vendimi mbi kërkesën për rigjykim ndaj vëllezërve Çala të akuzuar për grabitjen e 4.6 milionë euro në Rinas

23/11/2026

Sejko prezanton sistemin e pagesave të menjëhershme: Transaksione 24 orë në ditë, 7 ditë të javës

23/11/2026

Dhoma e Këshillimit është në fakt dhoma e ndëshkimit

23/11/2026

Oxfam: Sulmet izraelite e kanë kthyer Gazën në një “shkretëtirë toksike”

23/11/2026

Kapen dy hajdutë, autorë të vjedhjeve në seri në Elbasan dhe Tiranë

23/11/2026

Venecia i përgjigjet Kuvendit, sjell dy ekspertë më 25 nëntor për Reformën Zgjedhore

23/11/2026

Atentati në Fier, postblloqe përgjatë autostradës Fier–Lushnjë dhe kontrolle masive për kapjen e autorëve

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Moti i keq/ Stuhia shemb çatinë e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën: Dëme materiale, por puna vijon normalisht!
  • Mashtroi se vuante nga leucemia dhe përfitoi 190 mijë euro nga donacionet e “GoFundMe”, arrestohet i riu shqiptar!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.