• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Të shesësh libra për mbijetesë, kush janë disa nga autorët e preferuar për lexuesit korçarë

11/11/2023
in Kryesore
Të shesësh libra për mbijetesë, kush janë disa nga autorët e preferuar për lexuesit korçarë

Prej 15 vitesh shet libra në rrugët e Korçës. Në këtë formë mund të sigurojë ushqim për familjen e tij, pasi pensioni nuk ia plotëson kushtet minimale.

Andrea Ngjela, ka gjetur këtë formë për të siguruar disa të ardhura shtesë, punë kjo e cila kohët e fundit nuk ka fryte, pasi sipas tij, lexuesit janë gjithmonë e më të pakët.

“Tani ata më shumë janë djem të rinj dhe kanë librin me vete, kanë celularin dhe nuk çan njeri kokën për këto. Të rinjtë nuk bëhen merak, ka të vjetër që i blejnë që kanë qenë të apasionuar pas librit”,-tha Andrea Ngjela.

Andrea tregon se cilët janë autorët e preferuar të korçarëve, të huaj dhe ata shqiptarë.

“Tolstoin, Andresonit që i ka me përralla, dhe ato i pëlqejnë. Ben Blushi e pëlqejnë, Ismail Kadarenë e pëlqejnë, Dritëro Agollin e pëlqejnë, Petro Markon, ka disa”,-tha tha Andrea Ngjela, shitës librash.

Dikur ka lexuar shumë, edhe librat që ndaloheshin në sistemin komunist ndërsa sot është i dekurajuar. Puna e tij bën që të rrijë aq afër e aq larg librit tanimë. Nga puna që bën nuk ka turp, pasi e cilëson dinjitoze.

“Iku vapa me Gushtin. Mbaroi filmi kur ishim. Tani pension nuk ja dalim dot, se merrem me të blerë e të shitur e sme del koha. Shumicën e këtyre librave e kam lexuar, edhe libra të ndaluar, librat e verdhë, i kam shkuar nëpër duar.

“Kush nuk punon është budalla. Puna të bën njeri prej tamam, sidomos kjo punë, pastaj duhet ta dish librin, vjen dikush e të jep libra koti, por unë i di se i kam shkuar vet nëpër duar. Çfarë të thonë, po qe ndonje budalla thotë doli ky i librave. Të tjerët thonë është djalë punëtor. Djalë, unë jam 71 tani, jam plak por po të rrish shtëpi çdo besh? Këtu nxjerr dy lek, se pastaj nis rakinë e shkallon familjen fare “,- tha Andrea Ngjela, shitës librash.

Por cila është marrëdhënia e shqiptarëve me librin e shpjegon me mire shitësi i tyre.

“Ka që e duan, mosha e fundit por të rinjtë, ka pak por ka që e duan se janë nëpër shkolla që ja kane futur në gjak prindërve. Tërë budallenjtë nuk e duan, të mençurit janë enapë”.

Andrea është shembulli i shqiptarit punëtor, i cili pavarësisht vështirësive ekonomike gjen punën dinjitoze për të siguruar një kafshatë bukë, për të dhe familjen e tij.

 

Më të lexuarat

  • Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nesër “rrethohet” Kuvendi, qytetarët mobilizohen me vezë e domate; afro 1.200 efektivë në gatishmëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Del video, momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ukraina: Dy mësime mbi realizmin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria, bumi i ndërtimit dhe dyshimet për pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga CNN e Fox News te NYT dhe The Times, mediat e huaja “mësyjnë” te SPAK për dosjen ‘Aruba’ dhe Zvërnecin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Korrupsion dhe pastrim parash – Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Të intimidosh deputetët, s’është demokraci”, Lamallari ‘trembet’ nga vezët dhe u bën thirrje qytetarëve të protestojnë paqësisht

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Platforma e Spiropalit, Kulla: Brenda PS-së “vlon”, por askush nuk ka guxim të përballet me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!