AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

by Alb Times
09/11/2026
in Politikë
6
0
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

Foto: Politika

6
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Debate në Komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes gjatë diskutimit të buxhetit të Policisë së Shtetit për vitin 2027. Deputeti Erald Kapri i kërkoi drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hita, të sqarojë origjinën e automjeteve të reja të ujit dhe dronëve të përdorur gjatë protestave të fundit.

Kapri tha se gjatë protestave është vënë re përdorimi i katër autoboteve të reja të ujit, dy të bardha dhe dy të zeza, si dhe i dronëve nga të cilët janë hedhur bombola me gaz lotsjellës. Ai kërkoi të dinte sa ka kushtuar blerja e këtyre pajisjeve dhe nëse ato janë dhuruar, duke ngritur pikëpyetje për mundësinë e zhvillimit të procedurave të tenderimit në një kohë kaq të shkurtër.

“Sa keni shpenzuar për blerjen e këtyre pajisjeve? Në kaq ditë ka qenë e vështirë të bëni tender, pra janë dhuruar nga dikush. Nga kush janë dhuruar, se tashmë janë në inventarin e Policisë së Shtetit?”, pyeti Kapri.

Në përgjigje, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit deklaroi se për automjetet e reja nuk është shpenzuar asnjë lek nga buxheti i shtetit.

“Për automjetet e reja që posedon Policia e Shtetit është shpenzuar 0 lekë nga buxheti i shtetit që të kenë rënduar mbi xhepat e qytetarëve shqiptarë”, tha Hita.

I pyetur se nga kanë ardhur pajisjet, ai u përgjigj: “Ato janë marrë në përdorim dhe nuk janë të dhuruara nga policitë partnere”.

Hita theksoi gjithashtu se Policia e Shtetit përdor pajisjet speciale, përfshirë autobotet dhe dronët, në bazë të ligjeve dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave.

Gjatë diskutimit, Kapri ngriti edhe shqetësime për përdorimin e plumbave të gomës, ndërhyrjet e policisë ndaj protestuesve dhe shoqërimet që, sipas tij, janë cilësuar të paligjshme nga gjykatat.

Nga ana tjetër, Hita deklaroi se gjatë protestave janë dëmtuar rëndë edhe punonjës të policisë, duke paraqitur fotografi të efektivëve të lënduar.

Debati i plotë:

Erald Kapri – Nënvizuat 15 herë fjalën pajisje, duke evidentuar që policia do ketë makina të reja, pajisje të reja, madje shotgun të rinj dhe pistoleta elektrike.

Në menaxhimin e protestës është vënë re shtimi i disa pajisjeve, 4 bote të reja uji, 2 të bardha e 2 të zeza që hedhin ujin në lartësi, përdorimi i dronëve ku u hodhën dhe bombola me gaz lotsjellës, 2 dronë ranë në tokë. Sa keni shpenzuar për blerjen e këtyre pajisjeve? Në kaq ditë ka qenë e vështirë të bëni tender, pra janë dhuruar nga dikush. Nga kush janë dhuruar, se tashmë janë në inventarin e Policisë së Shtetit?

Cilat janë hapat konkretë për sulmin me plumb gome? Është pranuar se ka një hetim, a po shkon në zinxhirin e komandës, për thyerjen e këmbës së Ballës dhe Skanës që u përplas në tokë?

Ku jeni bazuar ju që pasi tentoni të neutralizoni elementë të dhunshëm në protestë, policia sulet?

Keni angazhuar repartet si Shqiponja të maskuar, me makina të paidentifikuara dhe tani kemi vendime gjykatash që kanë thënë që për 62 raste kemi shoqërime të paligjshme.

Kush e dha urdhrin që reparti RENEA rrethoi Kryeministrinë i armatosur? Nuk ka ndodhur kurrë kjo. E dhatë ju apo u kërkua nga kryeministri?

Në rastin më të parë që vendosët një gjobë 500 mijë lekë të reja, ia vendosët një të mituri?

Është lëshuar policia si këmishëzinjtë e Musolinit që rreh njerëzit rrugëve.

Xhaçka – Ruani qetësinë e bëni pyetje.

Kapri – Ku e di ti që s’kam mbajtur qëndrim për dhunën?

Arkend Balla – Po promovoni dhunën ndaj Policisë së Shtetit.

Kapri – A jeni koshientë që keni shkatërruar të drejtën kushtetuese për të protestuar?

Ju bëj thirrje që t’i thërrisni arsyes dhe t’i drejtoheni zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës, nuk jeni drejtor i policisë së Edi Ramës.

Arkend Balla – Ndryshe nga Kapri që e shikon policinë si një armike, dua të bëj një pyetje. A është planifikuar ndërtimi i ndonjë godine, se dhe komisariatit dhe drejtorisë së qarkut ia kanë një godinë? A është parashikuar që të kenë godina veç e veç?

Çelaj – Duke parë buxhetin e rritur, në vijim të pyetjeve të kolegut Kapri, do preferoja ta quaja buxhet i rritur si rezultat i presionit të protestuesve. Ndjej respekt për çdo punonjës policie që zbaton ligjin.

Bledi Çuçi – Besoj se jemi në kushtet më të balancuara të sjelljes së policisë. E mira është që dhe ju bini dakord që molotovi, gurët, hekurat e lëshuara mbi policinë janë të dënueshme.

Kam një pyetje për trajtimin ushqimor të punonjësve të policisë, çfarë formule do përdoret këtë vit?

Vitet e tjera u kemi dhënë nga një kartë për këto shpenzime, pastaj e ndryshuam kur alokuam shumën e caktuar. Dua një informacion për këtë formulë që do ndiqet në vitin 2027 lidhur me trajtimin ushqimor të punonjësve të policisë.

Skënder Hita – Për automjetet e reja që posedon Policia e Shtetit është shpenzuar 0 lekë nga buxheti i shtetit që të kenë rënduar mbi xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Përderisa nuk është harxhuar asnjë lek dhe jemi duke diskutuar për buxhetin, mendoj që nuk ka asnjë vend për të diskutuar për këtë pjesë. Policia e Shtetit përdor të gjitha pajisjet speciale që ka në përdorim në bazë të ligjeve dhe VKM-ve, duke filluar që nga autobotet, dronët dhe pushkët që përdor gjatë protestave.

Kapri – Nga kanë ardhur?

Skënder Hita – Ato janë marrë në përdorim dhe nuk janë të dhuruara nga policitë partnere. Në këtë kontekst, për sa i përket edhe dëmtimit të protestuesve dhe punonjësve të policisë, nuk do dëshiroja që të kishte qoftë dhe një të dëmtuar të vetëm, por fakti është që nga dita e parë e protestës, policia ka qenë në ruajtje të institucioneve, është gjendur nën një breshëri gurësh dhe unë këtu po ju tregoj disa foto që ka policë të dëmtuar dhe shumë rëndë, edhe policë me këmbë të thyer, edhe policë me kafkë të thyer.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

09/11/2026

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

09/11/2026

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

09/11/2026

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

09/11/2026

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

09/11/2026

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

09/11/2026

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

09/11/2026

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

09/11/2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

09/11/2026

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve

09/11/2026

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

09/11/2026

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

09/11/2026

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

09/11/2026

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

09/11/2026

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

09/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!
  • Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.