AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kosovë

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

by SHT Media
07/11/2026
in Kosovë
6
0
Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

Foto: Kosovë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, tha më 7 nëntor se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, pasi, siç shpjegoi ai, “me dikë që gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë fajtori kryesor dhe përgjegjës për pozitën në të cilën ndodhen serbët, vërtet nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim”, shkruan Radio Europa e Lirë.

Lista Studentore që doli nga protestat antiqeveritare në Serbi, fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi në fund të tetorit, duke rrëzuar nga pushteti pas 14 vjetësh ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe subjektin e tij, Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Për më shumë se një dekadë, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës ka dominuar përfaqësimin politik të këtij komuniteti në Kosovë.

Kjo parti u formua me mbështetjen e SNS-së dhe ish-presidentit serb Vuçiq, me mbështetjen e të cilit ka vepruar deri më tani në Kosovë.

Në Kuvendin e Kosovës, ajo ka nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb, ndërsa udhëheq edhe të gjitha komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Gashiq përsëriti qëndrimin që e kishte thënë në fund të tetorit në radion lokale Kim në Kosovë, se Lista Serbe ishte “zbatuesja e politikave të SNS-së” në Kosovë”, duke shuar se “nuk duam asnjë kontakt e asnjë bashkëpunim me ta”.

“Ata kanë pozita të caktuara institucionale, mbi të cilat ne nuk mund të ndikojmë, por këto pozita nuk do t’i mbrojnë nga përgjegjësia e mundshme penale për veprimet që kanë kryer. Ekzistojnë mekanizma të ndryshëm, por më e rëndësishmja është se ata do të mbahen nën kontroll”, tha Gashiq për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Sipas tij, ata që janë fajtor për “situatën në të cilën ndodhet populli serb” nuk kanë të drejtë morale “të flasin për atë që do të duhet të bëjë dikush tjetër”.

Gashiq porositi serbët që të jenë të qetë “pasi nuk do të ndërpritet asnjë ndihmë financiare”.

“Mesazhi për serbët këtu është që gjatë kësaj periudhe tranzicioni, derisa ne ende nuk e kemi marrë efektivisht pushtetin, të mos bien pre e thashethemeve të ndryshme që vijnë nga Lista Serbe, se do të mbeten pa paga, pa ndihmë sociale, se gjoja ne do ta tradhtojmë Kosovën e kështu me radhë”, theksoi Gashiq.

Duke folur për qëndrimin e pushtetit në largim në Beograd ndaj serbëve në Kosovë, ai tha se autoritetet qeverisëse nga SNS-ja kanë proklamuar se janë kujdesur për serbët në Kosovë, por në të vërtetë, sipas Gashiqit, ky pushtet ka tradhtuar interesat kombëtare të serbëve.

Gashiq foli edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, përfaqësuesit e pushtetit të ri në Serbi do të rishqyrtojë të gjitha dakordimet e arritura mes palëve përmes Marrëveshjes së Brukselit.

Sa i përket dialogut për normalizimin e raporteve, bartësi i Listës Studentore, Ilija Srdanoviq, i ka thënë më herët REL-it se vazhdimi i dialogut për “çështjen e Kosovës dhe Metohisë” është pjesë e planit të saj.

Nën rishqyrtim, sipas Gashiqit, do të jenë edhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare, në mënyrë që, sipas Gashiqit autoritetet e reja të mund të korrigjojnë gjithçka negative që është e mundur të korrigjohet.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm për mënyrën se si pushteti i kaluar [në Beograd] është sjellë ndaj popullit në Kosovë dhe Metohi. Atyre u është marrë dinjiteti, janë përballur me presion, imponim të vullnetit politik dhe shantazh përmes vendeve të punës. Nëse asgjë tjetër, pres që shumë shpejt, si disa nga rezultatet e para, të shohim çlirimin dhe lirinë e popullit për të shprehur të paktën mendimin e vet dhe, në këtë mënyrë, për të rikthyer dinjitetin që ka humbur”, u shpreh Gashiq.

Lista Studentore fitoi 52.54 për qind të votave në zgjedhjet e 25 tetorit, ndërsa SNS-ja e Vuçiqit mori 39.29 për qind.

Autoritetet zgjedhore në Serbi më herët gjatë javës shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.

Pritet që Lista Studentore ta formojë e vetme Qeverinë e re të Serbisë, por ende nuk dihet se kush do të jetë kandidati i saj për kryeministër dhe ajo nuk ka prezantuar një program të qartë politik.

Pas zgjedhjeve në Serbi, Lista Serbe tha se “i pranon” rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, duke shtuar se mbetet “e përkushtuar” ndaj lidhjeve institucionale me Beogradin.

 

Tags: KosovaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

07/11/2026

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

07/11/2026

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

07/11/2026

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

07/11/2026

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

07/11/2026

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

07/11/2026

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

07/11/2026

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

07/11/2026

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

07/11/2026

Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

07/11/2026

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

07/11/2026

“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

07/11/2026

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

07/11/2026

Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

07/11/2026

Pavarësisht thirrjeve për paqe, Rusia nuk i ndal sulmet masive ndaj infrastrukturës ukrainase!

07/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar
  • Pa popull me vete dhe shih si zihen…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.