AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Nga listat e hapura te vota e diasporës/ PD përgatit drafin, Alibeaj prezanton 3 propozimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

by SHT Media
10/11/2023
in Kryesore
6
0
Nga listat e hapura te vota e diasporës/ PD përgatit drafin, Alibeaj prezanton 3 propozimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka gati draftin me propozimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, i cili do të dorëzohet në komisionin përkatës. Sekretari i Përgjithshëm, njëkohësisht bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat, ka sqaruar se janë kërkuar disa ndryshime të rëndësishme. Çështja e parë e propozuar janë listat e hapura, të cilat do t’iu japin të drejtën qytetarëve shqiptarë të zgjedhin përfaqësuesin e tyre.

“Listat e hapura të cilat janë edhe një detyrim edhe të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka udhëzuar Kuvendin e Republikës që në Kodin Zgjedhor, sistemi do të duhet të bazohet pikërisht tek këto listat e hapura. Sipas së cilave do të duhet që t’i japin të drejtë qytetarëve shqiptarë të jenë ata që zgjedhin përfaqësuesin e tyre. Të jenë ata që zgjedhin deputetin e tyre dhe të mos jetë kryetari i partisë i cili përcakton se kush do të jetë përfaqësuesit dhe qytetarët të jenë të detyruar të bëjnë një zgjedhje që ia cakton dikush tjetër. Së dyti, sistemi i listave të hapura i jep qytetarit shqiptar, i jep zgjedhësit shqiptar të drejtën që të përcaktojë edhe elementin e konkurrencës brenda partive politike. Deputetët do të jenë të tillë që do të kenë një garë të ndershme brenda partive politike dhe ai i cili do të gëzojë mbështetjen e zgjedhësve, ai do të jetë dhe përfaqësuesi i tyre. Është një detyrim për të optimizuar dhe për të demokratizuar edhe vet partitë politike. Vetëm sistemi i listave të hapura e garanton këtë gjë. Së treti, heqja përfundimisht e monopolist, e autoritetit që kryetari i partisë ka në përcaktimin e deputetëve. Me sistemin e listave të hapura garantohet kjo gjë”, u shpreh Alibeaj.

Propozimi i dytë i Partisë Demokratike ka të bëjë me implementimin e një sistemi proporcional kombëtar. Sipas Alibeajt, krijimi i një zone zgjedhore krijon barazinë e votës së çdo qytetari.

“Çështja e dytë e cila shkon në të njëjtën linjë logjike, ka të bëjë me atë që sistemi zgjedhor në Shqipëri do të duhet të jetë proporcional kombëtar. Dhe propozimi i Partisë Demokratike që do të depozitohet në komisionin e reformës zgjedhore, të jetë që Shqipëria të jetë një zonë zgjedhore. Sistemi i deritanishëm, i cili fragmenton në 12 qarqe, në 12 zona zgjedhore, ka nxjerrë të gjitha defektet dhe manipulimet me sistemin që bëhet zgjedhjes dhe përfaqësimit të shqiptarëve në parlament. Sistemi me një zonë zgjedhore krijon atë që është nevojë dhe detyrim kushtetuesm barazinë e votës të çdo qytetari shqiptar. Si zgjedhësi në Kukës ashtu edhe zgjedhësi në Tiranë, vota e tyre do të jetë e barabartë, pasha e tyre e zgjedhjes së deputetit do të jetë e barabartë. Ndaj këto janë dy element që shkojnë në harmoni me njëri-tjetrin, listat e hapura dhe sistemi proporcional kombëtar, pra me një zonë zgjedhore”, tha Alibeaj.

Propozimi i tretë ka të bëjë me votën e shqiptarëve jashtë territorit të Shqipërisë, e cila është një e drejtë Kushtetuese, ndërsa Kuvendi dhe partitë politike janë të ngarkuara për ta krijuar këtë mundësi.

“Së treti, që ndoshta është më e rëndësishmja është që Partia Demokratike ka konkluduar, ka draftuar edhe projektligjin që do të depozitojmë në komisionin e reformës zgjedhore përsa i përketë votës së diasporës, ose më mirë me thënë votës së shqiptarëve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Jo vetëm si një detyrim që vjen prej Gjykatës Kushtetuese, i cili ka udhëzuar Kuvendin e bashkë me të edhe partitë politike si kontribuues në Komisionin e Reformës Zgjedhore që do të garantohet në mënyrë efektive dhe jo iluzive, vota e diasporës, vota e emigrantëve jashtë Shqipërisë”, u shpreh Alibeaj.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

22/10/2026

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

22/10/2026

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

22/10/2026

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

22/10/2026

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

22/10/2026

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

22/10/2026

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

22/10/2026

Si firuan votat e dikurshme të PD-AN-së dhe të LSI-së në Tiranën urbane

22/10/2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

22/10/2026

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

22/10/2026

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

22/10/2026

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

22/10/2026

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk
  • Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.