AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kosovë

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

by SHT Media
06/11/2026
in Kosovë
6
0
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Foto: Kosovë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se përditësimi i radhës i databazës për viktimat e luftës në Kosovë pritet të publikohet në fund të janarit të vitit 2027.

Gjatë vizitës në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), ku u takua me drejtorin ekzekutiv Atdhe Hetemi, Kurti theksoi se databaza përditësohet çdo ditë me informacione dhe dëshmi të reja.

Sipas tij, në fund të korrikut është publikuar lista preliminare me 13 mijë e 195 persona të vrarë gjatë periudhës 1998–2000, të cilët janë verifikuar deri më tani.

“Databaza përditësohet çdo ditë, ndërsa rezultatet e reja të përditësimit do të publikohen pas gjashtë muajsh, që i bie në fund të janarit të vitit 2027”, deklaroi Kurti.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri pranoi edhe raportin vjetor të punës së institutit, duke vlerësuar të arriturat në dokumentimin e krimeve të luftës dhe bashkëpunimin me institucionet, organizatat dhe qytetarët.

Kurti bëri të ditur se ndër aktivitetet e institutit janë edhe realizimi i mbi 127 intervistave me të mbijetuarit, në kuadër të projektit “Kujtesa e Masakrave”, nga rreth 1 mijë intervista të planifikuara.

Kurti theksoi se dokumentimi dhe arkivimi i dëshmive kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për ruajtjen e së vërtetës historike, por edhe për sistemin e drejtësisë dhe zbardhjen e përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë luftës.

Tags: KosovaKryesoret
SendShare2Tweet2
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…
  • Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.