AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Pak rreshta për banditët që dhunuan Tiranën, që thyen semaforët dhe shkulën e thyen shtyllat e ndriçimit

by Alb Times
05/11/2026
in Opinion
6
0
Pak rreshta për banditët që dhunuan Tiranën, që thyen semaforët dhe shkulën e thyen shtyllat e ndriçimit

Foto: Opinion

6
SHARES
309
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bajram Peçi

Tiranës, vendbanimit tim, i ka ndodhur kjo gjëmë! Rasti e deshi që furinë e një copëze egërsie ta përjetoja në një distancë të afërt me një nga urat e Lanës. Banditët, djem shqiptarë, të moshës 15-20 vjeç, duke ndihmuar njëri-tjetrin, u kacavirrën në shtyllën mbajtëse të semaforit.

Ndërkohë, një bandit tjetër i zgjati një shufër hekuri (e shkulur nga gardhimi rrugë-trotuar) me të cilën banditi lart në shtyllë i ra pa mëshirë, me gjithë focën dhe e theu semaforin me gjithë kaskën mbajtëse të ndriçimit. Më tej, “malllit të fashizmit”, shtyllës i vunë shpatullat dhe e përkulën deri në rrugë. Siç ishin grup, nxituan te semafori përballë, i cili pësoi të njejtin fat

Masakrimin nuk e vuajtën vetëm ato të cilësuara në titull, por ishin dhjetra e dhjetra objekte të tjera të qyetërimit, të cilat janë të pranishme në kryeqytetin tonë për rregullimin e jetës së përditëshme të lëvizjes e qarkullimit të njerzve dhe automjeteve. Ka disa prej objekteve që kanë moshën e një shekulli, siç janë gurët dekorativë, ardhur nga Italia, që shtronin trotuarin e që u shkulën në të dyja anët e rrugës, prej ministrive deri te universiteti.

Ato u përdoren si armë kundër policisë. Fatmirësisht policët, deri tani kanë marrë nga këta gurë kubikë vetëm goditje në trup, se nëse do u binin në kokë jeta e tyre do vihej seriozisht në rrezik. Nëse Tirana nuk është djegur tërësisht, kjo është meritë e policisë, që u ka dalë ballas banditëve dhe nuk i ka lejuar të shkojnë tej atij kufiri ku rrezikohet jeta e banorëve dhe shteti bie.

Do ishim të lumtur nëse banditët do mjaftoheshin me kaq, po këta vandalë të mesjetës së errët i shkatërruan Tiranës mbi 300 ndriçues të qytetit në gjithë rrugët kryesore: Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Zogu I, rruga e Durrësit, rruga Myslym Shyri, rruga e Kavajës, rruga Zhan d’Árk, rruga Bajram Curri, etj.

Përveç ndriçimit, në këto rrugë dogjën e shkatërrrruan të gjithë stacionet e autobuzëve, qindra të tilla, stendat e reklamave të qytetit dhe të firmave private. Dora e fundit e shkatërrimeve ju bë në fillim të nëntorit kumbullave të rrugës Kavajës, ato që u mbollën për kthimin në identitet. Pak prej tyre kanë shpëtuar pa u thyer e shkulur. Deri tani janë denoncuar në organet tatimore 127 biznese dhe subjekte tregtare, të cilat janë konfirmuar si të dëmtuara dhe të vjedhura nga banditët, dëme që deri tani kapin vlerën e 2.150.000 mijë eurove. Në këtë shifër nuk përmenden dëmet e përmendura sa sipër, që janë pronë publike.

Shihet qartë se këta banditë i ka krijuar familja, shoqëria jonë. Shumica dërmuese e tyre janë banorë të periferisë, të cilët kanë ardhur nga fshatrat. U mungon edukata qytetare, ajo edukatë qytetare që e dimë mirë se formohet e përpunohet në procesin e të menduarit vetiak: kur shikon më të mëdhenjtë, kur u vë veshin mësuesve në shlollë, kur lexon e mëson më të mirat e kësaj jete! Dhe këto nuk kanë të bëjnë me nivelin ekonomik, por me mendimin e gjykimin. Dobësia mendore është i vetmi cen, që po kaluam adoleshencën, nuk dimë ta ndreqim.

Sami Frashëri, ndonëse i larguar herët nga Shqipëria, kur shkruan për formimin e shqiptarëve, vren se “…qëndron veçan nga popujt e qytetëruar, është i ndarë në fise të vogla, në armiqësi me njeri-tjetrin…Ata nuk kanë menduar ndonjëherë për t’u bashkuar”.

Duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Ndjehem i turpëruar kur shoh se si shkatërrojnë pronën publike Për një farë kohe u duk sikur u fashitën këto tipare negative, por mëse 30 partitë partitë politike që solli prulalizmi, i lindën edhe më të spikatura këto dallime. Banditët kanë nga mbrapa partitë. PD dhe Sali Berisha (dhe jo vetëm) i inkurajon përmes TV të tij, u jep guxim për të shkatërruar e djegur pronën e shtetit, atë publiken, tënden dhe timen.

Të tilla kujtime të trishta me rizgjojnë prej kujtimeve të Xhemal Kusit (një historian i kohës para komunizmit) histori ngjethëse, prej të cilave  duket se kemi ngelur ata që kemi qenë. Lexo, i nderuar lexues disa rreshta të nxjerra nga faqe 180 e botimit “Shqipëria në vitet 1912-1944”:

“…Ushtrija austro-hungareze pati lënë në vendin tonë (1918) trena, binarë, baraka, ndërtesa të drunjta, centrale elektrike, hekurudhën e dekovilit Tiranë-Shkodër, që punonte hem për udhëtarë, hem për transport, teleferikun Vorë-Shkodër…Mirëpo, po ku vajti kjo pasuni shtetrore shumë e vlefshme? Kjo pasuni e tanë u grabit nga popullsia  vendase”. Një vandalizëm i pashembullt popullit i popullit katundar ndaj vetes” Binarët e hekurit u bënë hunj gardhesh 140 km hekurudhë, me trena, binarë, tërkuzat e teleferikut, kabllot eketrike, lëndë druni, hekur e metal, magazinat e ushtrisë me ushqime, u zhdukën brenda muajit.

Për një kokë të turbullt ska vend për këshilla, por e kam zgjedhur një të tillë, marrë prej dikujt tjetër:

“Çdo njeri-ka thënë një burrë i mençur-ka të drejë të jetë budalla. Kundër kësaj nuk ke çfarë të thuash, por kjo e drejtë duhet përdorur me një farë mase”.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza e REL: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

05/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, ja pesë arsyet pse republikanët pësuan disfatë të thellë!

05/11/2026

Dorëhiqet presidenti i Paraguait, shkak falimentimi i bankës!

05/11/2026

Suedia në alarm, rikthen kontrollin e kufijve të brendshëm! Shkak lufta e Rusisë dhe situata e sigurisë

05/11/2026

Zjarr masiv brenda një godine në New York, gjashtë persona humbin jetën, raportohet edhe për të plagosur!

05/11/2026

Diskutimet maratonë/ KLP përcakton datën e përfundimit të mandatit të Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm, ja kur e lë zyrën!

05/11/2026

Pak rreshta për banditët që dhunuan Tiranën, që thyen semaforët dhe shkulën e thyen shtyllat e ndriçimit

05/11/2026

Ministri Hoxha takohet me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Bukureshti mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë

05/11/2026

“Vdiqa dhe u ngjalla përsëri!”- Rrëfimi prekës i Sarandës, vajzës që u kthye nga koma: Isha në parajsë, ja se çfarë pashë atje…!

05/11/2026

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

05/11/2026

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

05/11/2026

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

05/11/2026

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

05/11/2026

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

05/11/2026

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza e REL: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
  • Zgjedhjet në SHBA, ja pesë arsyet pse republikanët pësuan disfatë të thellë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.