AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

by Alb Times
05/11/2026
in Politikë
6
0
Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, kanë zhvilluar këtë të enjte një konferencë të përbashkët për mediat, ku në fokus ishte progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2026.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u ndal te ecuria e procesit të integrimit europian, duke theksuar se raporti i këtij viti shënon një ndryshim në mënyrën se si duhet parë rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Sipas Ramës, për një kohë të gjatë procesi është karakterizuar nga pritshmëritë për marrjen e statusit të vendit kandidat, hapjen e negociatave dhe miratimin e piketave të ndërmjetme, ndërsa tashmë fokusi duhet të jetë te hapat konkretë që duhen ndërmarrë për përfundimin e negociatave.

“Për një kohë të gjatë, rrëfimi i rrugëtimit europian të vendit është përcaktuar nga çfarë ne prisnim të ndodhte: statusi i vendit kandidat, por jo kur; hapja e negociatave, por jo kur; miratimi i piketave të ndërmjetme. Sot, ky raport i publikuar dje nga Komisioni Europian përcakton një rrëfim të ri, jo mbi atë që ne presim të ndodhë, por mbi hapat që duhet të hedhim për këtë rrugëtim. Besoj se ky është edhe lajmi kryesor i raportit”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka hyrë në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por paralajmëroi se kjo fazë kërkon kujdes dhe përmbushjen e një sërë detyrimesh. Rama vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit, ku raporti evidenton përparim të rëndësishëm në disa fusha.

“Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësimin në BE, ku duhet të kemi kujdes, pasi ky kilometër i fundit ka shumë ura për të kapërcyer, një nga një, duke harmonizuar të gjithë shtetin tonë në funksion të pikëmbërritjes historike. Raporti tregon se, krahasuar me një vit më parë, niveli i gatishmërisë së Shqipërisë është rritur dukshëm në të paktën 20 kapituj negociatash. Ai evidenton përparim të rëndësishëm në një sërë fushash”, tha ai.

Megjithatë, kryeministri u ndal edhe te problematikat e evidentuara nga Komisioni Europian, veçanërisht në sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Ai vlerësoi rëndësinë e reformës në drejtësi, por pranoi se raporti evidenton mangësi në sistemin gjyqësor, vonesa në shqyrtimin e çështjeve, vështirësi në luftën kundër korrupsionit dhe përpjekje për ndikim në drejtësi. Një tjetër çështje e trajtuar nga kryeministri ishte funksionimi i institucioneve demokratike.

“Kur vjen puna te reforma në drejtësi, e kuptoni rëndësinë që ka ky vlerësim për reformën, por raporti evidenton edhe mangësitë në sistemin gjyqësor, vonesat në gjykata, vështirësitë në luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjet për ndikim në drejtësi. Po ashtu, raporti evidenton shqetësime serioze për funksionimin e institucioneve demokratike, mbikëqyrjen parlamentare, lirinë e medias dhe cilësinë e konsultimit publik”, tha Rama.

Ai u ndal gjithashtu te protestat e fundit, duke theksuar se Komisioni Europian ka evidentuar problematikën e dhunës, por edhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia. Sipas tij, këto konstatime nuk duhet të anashkalohen dhe kërkojnë vëmendje nga institucionet. Rama theksoi rëndësinë e dialogut politik dhe shoqëror, duke e cilësuar atë jetik për funksionimin e demokracisë.

“Ai trajton edhe protestat e fundit, duke vënë gishtin te plaga e dhunës, por edhe duke cituar pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia, ndërkohë që dialogu nënvizohet si rruga ku duhet që të gjithë të angazhohemi seriozisht.

I sjell në vëmendje këto, sepse asnjë konstatim i raportit nuk mund të anashkalohet, as konstatimi i fundit. E drejta për protestë duhet garantuar, dhuna duhet dënuar moralisht dhe ligjërisht, dhe çdo pretendim për tejkalim të forcës nga autoritetet shtetërore duhet shqyrtuar seriozisht.

Dialogu është jetik për demokracinë dhe ne kemi përgjegjësinë tonë të veçantë për ta mundësuar atë, sidomos me pjesë të shoqërisë që mendojnë ndryshe nga ne”, tha ai.

Tags: KryesoretNë plan të parëPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

05/11/2026

Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

05/11/2026

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

05/11/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

05/11/2026

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

05/11/2026

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

05/11/2026

Ditari nuk është procesverbal!

05/11/2026

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

05/11/2026

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

05/11/2026

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

05/11/2026

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

05/11/2026

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

05/11/2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

05/11/2026

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

05/11/2026

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet
  • Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.