SPAK ka lexuar pretencën sot më 5 nëntor, në lidhje me të pandehurit për dosjen “Plumbi i artë”, ku përfshihen persona të njohur të botës së krimit.
Struktura e Posaçme ka kërkuar gjithsej 302 vite burgim për 15 të pandehur. Ata akuzohen për vrasje dhe trafik droge.
SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Nuredin Dumanin, 15 vite për Erjon Alibejn dhe 13 vite për Skerdi Tasen, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci. Për ta, është kërkuar dënim më i lehtë, për shkak se janë të panduar të drejtësisë.
Ndërkaq, për Henrik Hoxhajn është kërkuar 35 vite burg, për Besian Xhixhën 25 vite, Enver Divën 25 vite burgim, Petrit Qoli 35 vite. Dënime relativisht të larta janë dhënë edhe për personat e tjerë, të përfshirë në këtë dosje.
-Pretenca e SPAK për të pandehurit e dosjes “Plumbi i artë”
Nuredin Dumani- 10 vite burg
Henrik Hoxhaj- 35 vite burg
Skerdi Tase- 13 vite vite burg
Erion Alibej- 15 vite
Besian Xhixha- 25 vite
Enver Diva- 25 vite
Xhulian Hoxha 20 vite
Petrit Qoli- 35 vite
Agron Qoli- 20 vite
Asllan Plaku- 20 vite
Altin Ndoci- 25 vite
Fatos Gosa- 20 vite
Adrian Uzuni- 15 vite
Albert Pashaj- 15 vite
Gentian Sharra- 9 vite
Të pandehurit për dosjen e “Plumbit të artë” akuzohen për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, përfshirë vrasje, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafikim dhe armëmbajtje pa leje.
