AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

by Alb Times
04/11/2026
in Politikë
6
0
Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

Foto: Politika

6
SHARES
305
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspertja për zhvillimet ndërkombëtare, Anuela Ristani, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, i ka cilësuar rezultatet e zgjedhjeve në SHBA si një votë ndëshkimi ndaj presidentit Donald Trump.

Gjatë analizës së saj, Ristani theksoi se rezultati për demokratët ishte më i fortë nga sa parashikonin skenarët e analizuar përpara zgjedhjeve, veçanërisht sa i përket Senatit.

Sipas saj, pakënaqësia ndaj Trumpit ishte faktori kryesor që bashkoi votuesit, ndërsa fitorja e demokratëve nuk duhet interpretuar domosdoshmërisht si rezultat i një riorganizimi të brendshëm të kësaj partie.

“Është një votë që ka ndëshkuar Donald Trumpin. Jam dakord që nuk pritej që Senati të fitohej me kaq shumë vota. Të katër skenarët i analizuam këtu dhe të gjithë thoshin se Dhomën e Përfaqësuesve e marrin, por për Senatin nuk besonim”, u shpreh Ristani.

Ajo u ndal edhe te karakteristikat e kandidatëve demokratë që arritën fitore në shtete tradicionalisht republikane, duke argumentuar se suksesi i tyre tregoi më shumë hapje ndaj alternativave të ndryshme sesa kohezion të një partie të riorganizuar.

Si shembull, Ristani përmendi kandidatë me formime dhe profile të ndryshme, përfshirë figura fetare, profesionistë dhe personazhe që nuk vijnë nga establishmenti tradicional demokrat.

Një prej rasteve që veçoi ishte ai i Adam Hamiltonit në Kansas, i cili, sipas saj, zhvilloi një fushatë duke vënë përballë mesazhet e Jezu Krishtit me politikat e Donald Trumpit.

“Pastori ka bërë fushatë me Biblën në dorë. U ka thënë njerëzve: Jezu Krishti thotë këtë gjë, Donald Trump bën këtë gjë. Dhuna ndaj emigrantëve, deportimet, taksat e larta, lufta me Iranin, vendosja e tarifave ndaj gjithë botës. Të gjitha këto i ka marrë Adam Hamilton dhe u ka thënë njerëzve se këto nuk kanë të bëjnë me besimin tonë të krishterë”, tha Ristani.

Sipas ekspertes, kjo tregon se demokratët kanë arritur të depërtojnë edhe në zona me identitet të fortë republikan dhe të krishterë, duke iu drejtuar votuesve përmes vlerave të paqes, dashurisë dhe besimit.

Ristani solli në vëmendje edhe rëndësinë e fitoreve në shtete si Florida, Georgia dhe Texas, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në balancat e zgjedhjeve presidenciale të ardhshme.

Ajo theksoi se Florida dhe Georgia janë veçanërisht të rëndësishme për shkak të peshës së tyre në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa Texas mbetet një shtet me rëndësi të madhe për shkak të numrit të lartë të votave elektorale.

Në këtë kontekst, Ristani vlerësoi se rezultatet në Florida i japin një avantazh politik Ron DeSantisit në kampin republikan, duke e renditur atë ndër emrat me peshë për garën e ardhshme presidenciale, pas JD Vance.

Megjithatë, ekspertja nënvizoi se zgjedhjet e fundit ishin kryesisht të lokalizuara dhe se vota e amerikanëve ndikohet drejtpërdrejt nga drejtuesit e shteteve dhe bashkive ku jetojnë.

“Arsyeja është se zgjedhjet nuk kanë qenë presidenciale, ku këta duhet të funksionojnë të gjithë në një trup të vetëm. Kanë qenë zgjedhje shumë të lokalizuara dhe të përqendruara në kushte të veçanta. 99% e jetës së një amerikani normal varet nga kush është guvernatori i atij shteti dhe nga kush është kryetari i bashkisë”, deklaroi Ristani.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

04/11/2026

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

04/11/2026

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

04/11/2026

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

04/11/2026

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

04/11/2026

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

04/11/2026

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

04/11/2026

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

04/11/2026

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

04/11/2026

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

04/11/2026

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

04/11/2026

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

04/11/2026

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

04/11/2026

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë
  • Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.