AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Është dëshpëruese”, Karamuço jep shifrat tronditëse të tregut të drogës në SHBA

by Alb Times
03/11/2026
in Botë
6
0
“Është dëshpëruese”, Karamuço jep shifrat tronditëse të tregut të drogës në SHBA

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I ftuar për të folur mbi zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço u ndal edhe te përdorimi i drogës nga popullsia amerikane, duke dhënë shifra mbi përmasat e këtij fenomeni dhe fitimet e karteleve të drogës.

Sipas Karamuços, amerikanët shpenzojnë çdo vit rreth 150 miliardë dollarë për blerjen e drogës, ndërsa theksoi se një pjesë e rëndësishme e këtij tregu lidhet me fentanilin.

Eksperti vlerësoi se, pavarësisht masave të marra nga administrata Trump, përfshirë forcimin e kufirit me Meksikën dhe deportimin e 4 milionë personave, fluksi i drogës nuk është bllokuar.

“Ku ka oaz paraje më të madh dhe më fitimprurës sesa SHBA-ja për kartelet që janë përreth, sidomos ato të Meksikës, por edhe të vendeve të tjera? Amerikanët nxjerrin nga xhepi çdo vit 150 miliardë dollarë për drogën. Është skandaloze, është dëshpëruese. 150 miliardë dollarë vetëm për të blerë drogë, dhe nuk bëhet fjalë për kokainën, por për fentanilin. Ekspertët që kanë punuar në DEA thoshin: ‘Ne jemi në luftë me kë? Me Kinën, sepse Kina, nëpërmjet fentanilit, na vret çdo vit 100 mijë veta’. Dhe ne rrimë duke mbyllur rubinetat e kësaj lënde, sepse 97 për qind e fentanilit vjen nga Kina, përpunohet në Meksikë dhe futet në territorin amerikan. Është i lirë, prandaj blihet. Shpenzimi është i jashtëzakonshëm, fitimi është i madh. Pastaj fillon pastrimi i parave, me procese pa fund, tani sidomos me bitcoin-in dhe monedhat digjitale. Por këtë luftë e ka humbur Amerika, pavarësisht se Trumpi ndikoi, ngriti muret në jug, në kufirin me Meksikën, dhe ka deportuar 4 milionë veta. Kriminaliteti, për t’u thënë, ka një rënie drastike, por droga është aty, sepse ka treg, ka nevojë. Duke pasur drogë, nuk ke më krim rruge, por ke krim të organizuar, i cili nuk do të shmanget nga sfida që do të ketë administrata. Ata ndërtuan barriera të forta, por nuk arritën të bllokonin gjithë këtë fluks të madh droge”, tha Karamuço.

The post “Është dëshpëruese”, Karamuço jep shifrat tronditëse të tregut të drogës në SHBA appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Tags: BotaErvin KaramuçoLajm kryesorLajmi i funditzgjedhjet ne shba
SendShare2Tweet2
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera!
  • Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.