Studiuesi Auron Tare thotë se sondazhet në Amerikë flasin për një disafatë të republikanëve dhe të Presidentit Donald Trump përballë demokratëve.
Duke folur në një lidhje direkte me studion e “Off the Record”, në A2CNN, Tare vë në dukje se Trump priret të jetë Presidenti me mbështetjen më të ulët në zgjedhjet e mesmandatit, në historinë e Amerikës.
“Nga të gjitha ato që kemi dëgjuar mbrëmë në darkë dhe sot në mëngjes, nga polle-t, Presidenti Trump është ndoshta Presidenti i parë amerikan me numrin më të ulët të mbështetjes në midterm, në zgjedhjet e Kongresit dhe Senatit, pra ka nivelin më të ulët të besueshmërisë. Gjithashtu mendohet nga polle-t, që kanë problematikat e tyre, në Kansas që nga viti 1932 që është republikane mund të bëhet demokrate, Teksasi po ashtu, dhe po ndiqet me shumë interes edhe përplasja në Michigan, ku ndoshta do të kemi për herë të parë një senator me origjinë myslimane.
Shumë njerëz që kanë votuar për Trump para dy vitesh janë shumë të zhgënjyer, sidomos baza e tij MAGA, sepse premtimet e tij elektorale për të hapur dosjet Epstein dhe për të mos marrë pjesë në luftëra jashtë Amerikës për një kohë të gjatë, ulja e inflacionit, mbyllja e luftës në Ukrainë apo çështje me interes lokal, janë parë nga votuesit një lloj mosmbajtjeje premtimesh thelbësore”.
