AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

by Alb Times
03/11/2026
in Kronikë
6
0
Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ekskursion shkollor i gjimnazistëve nga Durrësi në qytetin e Kotorrit në Mal të Zi është kthyer në një ngjarje të papritur dhe dramatike, pasi katër nxënës përfunduan të ndaluar në komisariat pas një konflikti me një shtetase malazeze.

Pavarësisht versioneve të ndryshme të qarkulluara në media në fazën e parë, e vërteta zyrtare e ngjarjes është sqaruar përmes qëndrimit të Ambasadës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe dëshmisë së Anton Hasan Papajt, babait të njërit prej nxënësve të përfshirë, i cili ishte i ftuar në një lidhje direkte.

Sipas reagimit të ambasadës të dhënë për emisionin “Në Kohë Reale” katër nxënësit u ndaluan më 31 tetor në Kotorr dhe u liruan pa dënim më 1 nëntor, pas përfundimit të seancës gjyqësore, duke u nisur menjëherë drejt Shqipërisë.

“Në përgjigje të pyetjeve tuaja ju informojmë se katër nxënësit shqiptarë të mitur të ndaluar më 31 tetor në Kotorr janë liruar pa dënim më 1 nëntor pas përfundimit të seancës gjyqësore dhe janë nisur drejt Shqipërisë. Sipas informacionit të marrë nga ambasada nxënësit janë provokuar nga një shtetase malazeze e cila është sjellë në mënyrë të papërshtatshme ndaj tyre.

Reagimi i vetëm i nxënësve ka qenë bërja me duar e simbolit të shqiponjës dy krenare pa përplasje fizike nga ana e tyre dhe pas kallëzimit të saj policia ka ndaluar katër nxënësit. Autoritetet malazeze kanë ndaluar dhe shtetasen malazeze për sjelljen e saj ndaj tyre. Ambasada është angazhuar menjëherë pas marrjes së njoftimit në numrin e saj të emergjencës. Përfaqësuesi i ambasadës ka shkuar në Kotorr që atë mbrëmje dhe ka ndjekur nga afër rastin deri në përfundimin e procedurave ligjore dhe nisjen e nxënësve drejt Shqipërisë.

Gjatë kësaj kohe është ofruar asistencë konsullore dhe është mbajtur komunikimi i vazhdueshëm me autoritetet malazeze, mësuesit dhe prindërit. Çështja është shqyrtuar nga gjykata në kuadër të procedurës për kundërvajtje. Nxënësve u janë vënë në dispozicion përkthyes, psikologë dhe avokatë. Autoritetet malazeze kanë informuar ambasadën se të drejtat e tyre janë respektuar dhe se janë trajtuar me kujdes të veçantë. Në komunikimin e drejtpërdrejtë me përfaqësuesin e ambasadës, nxënësit nuk kanë raportuar probleme gjatë qëndrimit në komisariat. Mbrojtja e të drejtave dhe mirëqenia e nxënësve si dhe sigurimi i asistencës së nevojshme kanë qenë përparësia e ambasadës gjatë gjithë ndjekjes së rastit. Me respekt ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi”, thuhet në reagimin e ambasadës për emisionin “Në Kohë Reale”

Ambasada theksoi se gjatë gjithë procesit është ofruar asistencë konsullore, duke vënë në dispozicion përkthyes, psikologë dhe avokatë, ndërsa autoritetet malazeze konfirmuan se të drejtat e të miturve janë respektuar.

Në komunikimin e tij, Anton Hasan Papaj, i cili është punonjës policie me përvojë, tregoi se u njoftua për ngjarjen me disa orë vonesë nga prindërit e tjerë dhe ndërhyri menjëherë përmes kontakteve zyrtare dhe jozyrtare, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me ambasadën shqiptare.

Duke rrëfyer dinamikën e ngjarjes sipas dëshmisë së djalit të tij, Papaj shpjegoi se si nisi situata: “Momenti ka qenë që zonja ka filluar të flasë serbisht, serbokratisht në gjuhën e vet me gjimnazistët, të cilët, duke mos e kuptuar, i kanë kthyer përgjigjen në anglisht… dhe në momentin që kanë parë se nuk po kuptohen, kanë bërë me duar shenjën e shqiponjës për të treguar se janë shqiptarë dhe se nuk po e kuptojnë. Domethënë, kjo ka qenë fillesa e gjësë”

I pyetur nëse pretendimet për dhunë fizike ishin të vërteta, ai konfirmoi se gruaja jo vetëm që reagoi, por edhe kaloi në veprime fizike: “Po, është shumë e vërtetë që ajo e ka goditur njërën prej djemve, atë që ka pasur më afër në momentin që ka bërë shqiponjën, dhe kjo është vërtetuar edhe në gjykatë. Nuk është se është pretendim”, tha Papaj.

Sipas dëshmisë së babait, përveç kallëzimit fillestar, në gjykatë u hodhën pretendime të çuditshme nga ana e shtetases malazeze, e cila pretendoi se fëmijët kishin bërë deklarata politike provokative lidhur me territoret dhe flamurin. Papaj ngriti pikëpyetje të forta mbi këtë version: “Nga e kuptoi zonja që fëmijët u shprehën në këtë mënyrë, nëse ajo nuk dinte shqip? Dhe pyetja e dytë: pse duhej zonja të komunikonte me gjimnazistët shqiptarë, të cilët ishin në punë të tyre? … Kam një informacion tjetër që zonja ka lindur në Pejë, çka do të thotë se, edhe nëse nuk ka njohur gjuhën shqipe, ka njohur shumë mirë shqiptarët dhe ka ditur mirë se me kë dhe çfarë po thoshte”

Edhe pse çështja u mbyll me një masë qortimi nga gjykata malazeze – një vendim që prindi e cilëson të pakuptueshëm për një veprim kaq të thjeshtë identitar – ai shprehu shqetësimin e thellë për klimën që u krijua ndaj fëmijëve gjatë një udhëtimi pushimi.

“Kjo është për të ardhur keq, sepse ti tenton t’i shmangësh fëmijët nga kjo situata e zhurmshme e protestave, e dhunës… dhe përballesh me një situatë e cila është më e rëndë nga ajo prej së cilës po iket. Unë do të mendohem dy herë që tani e tutje ta dërgoj djalin në Mal të Zi, dhe si unë janë edhe 100 fëmijë të tjerë dhe 100 prindër që mendojnë të njëjtën gjë”, u shpreh më tej ai.

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

E rëndë në Bulqizë, humb jetën tragjikisht 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga një kafshë e egër! Familjarët kërkuan ndihmën e Policisë

03/11/2026

Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë pas alarmit për bombë!

03/11/2026

Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

03/11/2026

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

03/11/2026

Ministria e Brendshme nxjerr në konsultim publik planin e ri për Menaxhimin e Integruar të Kufirit!

03/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, probleme në 332 qendra gjatë votimin në Nju Jorkut! Makineria nuk skanon mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë

03/11/2026

Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?

03/11/2026

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA si “referendum” për presidentin, historia tregon humbje për partinë në pushtet

03/11/2026

Ishin kthyer në tmerrin e lagjes aziatike, dënohen 4 “skifterët” shqiptarë në Londër, bashkëpunonin edhe me një anglez! (DETAJET)

03/11/2026

Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

03/11/2026

Ndodh çudia në SHBA! Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote, ICE arreston italianin 72-vjeçar në New Jersey

03/11/2026

Aksident i dyfishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagosen drejtuesit e mjeteve! Njëra nga makinat…

03/11/2026

“Trump do të ketë shumë probleme”, Shala: Amerikanët janë shumë të ndjeshëm për çështjet e sigurisë

03/11/2026

“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

03/11/2026

Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zgjedhjet në SHBA, Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në mesmandat!
  • E rëndë në Bulqizë, humb jetën tragjikisht 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga një kafshë e egër! Familjarët kërkuan ndihmën e Policisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.