AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Zgjatet programi “Pas Shkolle”- Buxheti për arsimin parauniversitar, Kumbaro: Nga viti i ardhshëm, një mësues ndihmës për një fëmijë me aftësi ndryshe

by Alb Times
03/11/2026
in Politikë, Sociale
6
0
“Zgjatet programi “Pas Shkolle”- Buxheti për arsimin parauniversitar, Kumbaro: Nga viti i ardhshëm, një mësues ndihmës për një fëmijë me aftësi ndryshe

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në prezantimin e projektbuxhetit të arsimit për vitin 2027, ministrja Mirela Kumbaro pohoi nga Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet se të pesta programet buxhetore do të kenë një rritje të ndjeshme, ndërsa arsimi parauniversitar do të financohet me mbi 1 miliardë lekë më shumë se vitit 2026.

Ajo përmendi si një prej nismave më të rëndësishme të lidhura me gjithëprfshirjen në arsim, atë të vendosjes së një mësuesi ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe.

“Një prej nismave më të rëndësishme lidhet me vendosjen e një mësuesi ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe. E kemi pasur këtë raport 1 mësues ndihmës për 4 fëmijë, ndërsa në vitin 2027, e çojmë 1 mësues për 1 fëmijë. Dhe është një program shumë ambicioz, duke pasur parasysh se nga 4,500 nxënës me aftësi ndryshe që kemi pasur në sistemin parauniversitar, për këtë vit shkollor shifra është rritur në 6039 fëmijë me aftësi ndryshe, nga rreth 4000 nxënës të kësaj kategorie që kanë qenë në vitin 2024-2025.o detyrimisht sepse është rritur numri i fëmijëve që i përkasin kësaj kategorie, por vetë Ministria e Arsimit ka rritur moshën e trajtimit, bëhet fjalë për fëmijë dhe të rinj nga mosha 3 deri në 19 vjeç, si dhe për një kategori fëmijësh e kemi rritur deri 21 vjeç”, tha ministrja Kumbaro.

Më tej, ministrja Kumbaro bëri me dije se 500 milionë lekë nga buxheti i arsimit për vitin 2027 do të vendosen në dispozicion të programit “Pas shkolle”, duke e zgjeruar dhe zgjatur maksimalisht deri në 17.00 kohën e qëndrimit në shkollë.

“Programi “Pas shkolle” do të vijojë duke u zgjeruar edhe me dy orë në ditë, duke e shtuar kohën e qëndrimit të fëmijëve në shkollë maksimalisht deri në orën 17:00, por edhe duke ofruar module të reja. 500 milion lekë janë në dispozicion për këtë program dhe për mësuesit e angazhuar në vitin 2027″, tha ministrja e Arsimit.

Për sa i përket financimit të ndërtimit dhe rikonstruksionit të objekteve arsimore, ministrja Kumbaro tha se: “Për 2027–2029 planifikojmë rreth 120 të tilla, me rreth 88 milionë euro. Vetëm në 2027 vijojnë të financohen 54 projekte, 40 shkolla e kopshte në arsimin bazë dhe 14 shkolla të mesme, me rreth 2,2 miliard lekë.

Nga ana tjetër, një fond prej rreth 700 milion lekësh hap rrugën për rreth 40 projekte të reja, thirrja për të cilat është shpallur që në vitin 2026, që ato të jenë gati për financim në fillim të vitit buxhetor”.

Në lidhje me punën për sigurinë në arsism, ministrja Kumbaro sqaroi se 20.000–22.000 mësues vijojnë të trajnohen çdo vit përmes Programit Kombëtar të Zhvillimit të mësuesve, me fokus shkencat, gjuhët dhe aftësitë digjitale, në partneritet me 9 universitetet publike, ndërsa vijon puna për përditësimin e kurrikulave.

Tags: KryesoretPolitikëSociale
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Përkeqësohet moti/ Mjegull e dendur në Vlorë, ulet shikueshmëria e rrugës dhe vështirësi në qarkullim!

03/11/2026

EMRI/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet rrugëve të kryeqytetit, në pranga 20-vjeçari! Procedohen edhe dy familjarët, shkak…

03/11/2026

“Buxheti 2027 është tërësisht social”- Deputetja e PS: Ulja e TVSH nuk prek bizneset, por e rrit fuqinë blerëse!

03/11/2026

Mbahet gara botërore e ngjitjes së robotëve të CMG-së në malin Tai!

03/11/2026

Mashtrime me investime online, operacion në Kosovë për goditjen e rrjetit ndërkombëtar! Bastiset një Call-Center, dëmi 4 mln euro

03/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

03/11/2026

Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

03/11/2026

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, identikohen 69 viktimat: 54 spanjollë dhe 15 të huaj

03/11/2026

Demokratët në SHBA shpresa të mëdha për fitore, por a kanë të drejtë sondazhet e bëra?!

03/11/2026

“Dhuna në protestë jo nga populli, por nga një grup i vogël”- Rama debaton me gazetaren: Po më provokoni? Unë do e lë këtë punë ditën kur…

03/11/2026

Kryeministri kroat: Zgjedhjet franceze mund të pengojnë zgjerimin e BE-së

03/11/2026

“Britanikët të kthehen në shtëpi, por duhet të presin se janë pas nesh”- Rama batuta nga Brukseli: I inkurajoj të luftojnë krimin e organizuar!

03/11/2026

“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

03/11/2026

E trishtë/ Ndërron jetë në Spitalin e Traumës avokati i njohur Saimir Vishaj!

03/11/2026

Presidentja e Maqedonisë së Veriut kundërshton kërkesat e Bullgarisë për ndryshime kushtetuese

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gjobvënie përmes zjarreve dhe tritolit, arrestohen 5 persona në Greqi! Dyshohet se grupi drejtohej nga qelia nga shqiptari i “mafias së burgjeve”
  • Përkeqësohet moti/ Mjegull e dendur në Vlorë, ulet shikueshmëria e rrugës dhe vështirësi në qarkullim!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.