AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

by Alb Times
02/11/2026
in Politikë
6
0
Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Foto: Politika

6
SHARES
305
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lexuar një mesazh që, sipas tij, kishte lënë me shkrim në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Gjatë prononcimit për mediat, Berisha përdori tone, Altin Dumani, duke e cilësuar atë si “mercenar të Padrinos së Shqipërisë”.

Në mesazhin e lexuar para gazetarëve, kreu i PD-së e akuzoi Dumanin se është kundërshtar i pluralizmit politik dhe i votës së lirë në Shqipëri.

“Altin Gjoka Hajri Troplini dhe pesë mbiemra të tjerë, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, mercenarit të Padrinos së Shqipërisë, Edvin Kristaq Xhelati, drejtësia vonon, por nuk harron”, theksoi Berisha.

Ai ka vijuar akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme duke e cilësuar atë si një institucion partiak që, sipas tij, ka amnistuar krimet zgjedhore të 11 majit.

“Edhe njëherë dua të denoncoj krimin monstruoz të amnistisë nga ky institucion partiak të krimit elektoral. Krimi elektoral në Shqipëri është sot i certifikuar me dokumentet më themelore të institucioneve ndërkombëtare që merren me zgjedhjet.

Krimi elektoral në Shqipëri ka arritur formën më të egër, më barbare, atë që quhet parti-shtet. Institucionet më serioze ndërkombëtare, ODIHR, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamentin Evropian kanë gjetur se zgjedhjet e 11 majit, partia dhe shteti, institucioni dhe strukturat partiake u shkrinë në një. Por kjo për Altin Hajrin Gjokën Troplinin Farrukun, se zinxhirin e ka të pafundëm ky, pra për të, kjo nuk është krim. Ky seksion i PS kryen krim të rëndë kushtetues kur nuk heton krimin elektoral dhe e amniston atë. Shndërrohet në patericë kryesore të narkoshtetit dhe jo rastësisht mund t’u them se radhën tjetër do vij me maska antidrogë se aty qelbej drogë vendi. Nuk e di se ç’kishte ndodhur sot, por u detyrova të përdor një shami xhepi si maskë për shkak të kundërmimit në të katër anë drogë të këtij institucioni.

Dhe krenarë se janë institucion i narkoshtetit. Krenarë se mbrojnë narkoshtetin, i cili përbën pushtuesin më të egër të kombit shqiptar në të gjitha kohërat. Përbën shkatërrimtarin më të madh të qenies sonë kombëtare, varfëruesin më të madh të shqiptarëve“, tha ai.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027
  • Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.