AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Ridalja në skenë e Kirgistanit të Ilir Metës

by SHT Media
13/10/2023
in Kryesore
6
0
Ridalja në skenë e Kirgistanit të Ilir Metës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Meqë u bë e modës që në panele numërohen përvjetoret e luftrave mes Izraelit e arabëve në Lindjen e Mesme, duke marrë për bazë masakrën-horror të Hamasit ndaj civilëve në Izrael, 7 tetori, ka edhe një përvjetor që lidhet me ne.

Në fakt nuk lidhet fare, por siç bëhen përgjithësisht lidhjet pa lidhje në politikën e Tiranës, jemi në një lloj përvjetori.

Në 7 tetorin e 2020-ës, Ilir Meta, atëherë president, i fut një status në Facebook, që u kthye jo thjesht në temën e debatit frenetik të darkës, por objekt lajmesh e analizash për ditë e ditë.

Në Kirgistan, një vend në mes të Azisë, pa asnjë kontekst e lidhje me Shqipërinë, rajonin e Europën, u zhvillua një protestë e fortë. Gjë e zakonshme në atë vend, ku një herë në vit apo dy-tre vjet ka protesta e rrëzime qeverish. Në këtë protestë u kërkua lirimi nga burgu i një politikani, që më pas u bë president, dhe presidenti që ishte u rrëzua.

Prapë edhe kjo nuk kishte lidhje me Shqipërinë, rajonin, apo edhe me ndonjë lajm, pasi atje ndodhin shpesh gjëra të tilla. Madje nuk e kishte kush në krye të lajmeve këtej nga nahija jonë, dmth Europë e Perëndim.

Megjithatë, atje në Bishek, kryeqytetin e Kirgistanit të largët, ishte një person që ishte kthyer në mankth për Sali Berishën dhe Ilir Metën këtu. Ai quhet Donald Lu, ambasadori i SHBA në Shqipëri, që pasi e “shkarkuan” nja 100 herë mediat e dyshes këtu në Tiranë, Donald Trump e dërgoi në Kirgistan për të ndalur sa më shumë influencën e Vladimir Putinit atje.

Logjika e haresë presidenciale 3 vjet më parë dhe fanfarave politike të paneleve, kishte këndimin e fitores se iku njeriu i Donald Lu-së atje, dhe erdhi një tjetër.

Madje Meta, shkoi larg në qasjen e tij. “Pas protestave popullore në Kirgistan, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara së fundi në Kirgistan dhe vendosi përsëritjen e tyre në një kohë të afërt. Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive, veçanërisht atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit, si dhe në përballjen me cënimin e rëndë që ju bënë lirive e të drejtave themelore të tij, duke i mohuar të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike”, shkruante presidenti i atëhershëm i Shqipërisë.

Donald Lu-ja me që ra fjala, mbaroi mandatin si ambasador në Kirgistan, dhe u kthye në Uashington, ku shërben si Asistent i Sekretarit të Shtetit për Azinë. I cili përveç Metës e Berishës këtu, bëri armik edhe ish-kryeministrin e Pakistanit, Imhar Kan, i cili e akuzoi Donald Lu-në, meqë nuk e kundërshtoi pushtimin rus të Ukrainës. Kjo ndodhi në 2022-shin, një vit më parë.

Ndërsa sot, pak ditë pas përvjetorit të atij postimi që u kthye edhe në çështje në Tiranën politike, në Kirgistan ishte Vladimir Putini. E që u bë lajm kryesor në mediat botërore, pasi Bashkenti ishte kryeqyteti i parë i huaj që shkelte Putini, pas invazionit të Ukrainës. Siç dihet, ndaj Putinit ka edhe një mandat ndërkombëtar për krime lufte. Ndërkaq, po sot, numri dy i partisë së Ilir Metës, ambasadori Nesho, hapi gazetat e ditës me një opinion, ku e akuzonte Edi Ramën, për fjalimin e mbajtur dje në Parlament, që e cilësoi si “filorus”.

E gjithë kjo qasje e kompllikuar ka mjaft shtresa abrazive, e ndoshta duhet ta analizojnë strategët e darkës, por pyetja vjen spontane: ç’lidhje ka me Shqipërinë? Në fakt nuk pati lidhje as atëherë kur ndodhi ububuja. E gjitha ishte për të “zhdëpur” Donald Lu-në meqë kishte folur për peshkaqenët.

Se në fund gjërat do lëvizin; Vladimir Putin e ka gjetur strehën në Kirgistan, pasi ndaj edhe e nxori nga burgu Sadir Japarovin, ç’ka u kthye atëherë metaforë në Tiranë. Siç edhe Donald Lu, me gjasë do të kthehet në Shqipëri, në rolin e ri që ka në Uashington, e kush e di, mund të flasë sërish mbi pasionin e tij të vjetër për “Peshkaqenët”…

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

22/10/2026

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

22/10/2026

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

22/10/2026

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

22/10/2026

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

22/10/2026

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

22/10/2026

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

22/10/2026

Si firuan votat e dikurshme të PD-AN-së dhe të LSI-së në Tiranën urbane

22/10/2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

22/10/2026

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

22/10/2026

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

22/10/2026

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

22/10/2026

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk
  • Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.