Drizan Shala, ekspert i sigurisë nga Prishtina, komentoi zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke i lidhur ato me veprime hibride që synojnë cenimin e stabilitetit dhe të sistemit kushtetues.
Shala u ndal te sistemi i sigurisë, duke përmendur arrestimin e kreut të SHISH-it dhe zhvillimet që pasuan, përfshirë protestat.
Sipas ekspertit të sigurisë, këto veprime mund të konsiderohen si operacione kinetike me impakt psikologjik, të cilat synojnë të ndikojnë në perceptimin e publikut dhe në stabilitetin e brendshëm.
“ Një nga elementët potencialë të veprimeve hibride në një vend kushtetues, çështja e pasaportave është një prej zinxhirëve të hallkave. Duhet të përcaktohet lidhja mes organizatorëve dhe grupit, financimet, organizimi dhe qëllimi. Lidhja e tyre, ardhja e tyre ka një veprim, pas së cilës qëndrojnë. Shqipëria dhe Kosova janë veprime të destabilizimit për rrënjosjen e sistemit kushtetues.
E dyta ka të bëjë me goditjen e sistemit të sigurisë, nisur nga arrestimi i kreut të SHISH-it. Ka një rrjedhshmëri logjike, sepse nuk ndodhin në mënyrë spontane. Tentativa për ta goditur në forma të stabilitetit të brendshëm po zhvillohet në këto forma. Është një plan i detajuar: pas arrestimit të kreut të SHISH-it e më pas protestat, quhen operacione kinetike me impakt psikologjik.”
