AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

by Alb Times
01/11/2026
in Opinion
6
0
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Foto: Opinion

6
SHARES
309
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Grindja e vazhdueshme të PD-së me studentët dhe grupe të tjera revolucionare për sheshin e protestës nuk është aq banale dhe e evitueshme sa duket. (Kur ‘studentët’ protestojnë te Ministria e Arsimit, PD-ja mund të protestojë para Kryeministrisë ose anasjelltas. Ose ‘studentët’ mund të protestojnë paradite, ndërsa PD-ja pasdite).

Lufta deri në poshtërim, nervozizmi, këmbëngulja deri tek përfundimi në Lanë dhe skërmitja për t’u identifikuar me çdo protestë konsiston tek përpjekjet PD-së për të mbajtur monopolin e protestave kundër qeverisë, monopol i cili të mandaton për të hyrë në pazare me pushtetin dhe për të bërë plaçkë të konsiderueshme si; Para cash, kulla, licenca, tendera, koncensione, emërime, mbyllje dosjesh, miratim ligjesh klienteliste, shpronësime, diktim projektesh etj.

Pronësia mbi protestën dhe çdo akt revolucionar është jetike për PD-në, rrjedhimisht për Familjen Berisha. Vetë Sali Berisha nuk i është bashkuar protestave të Flamingove dhe studentëve, për të evituar ndonjë incident dhe përballjen me jehonën në shesh ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’. Por, ka angazhuar të gjithë të besuarit e tij, deputetë, aktivistë, anëtarë etj., për të ‘privatizuar’ protestën.

Pas precedentit me protestën e Flamingove, ku pavarësisht përpjekjeve nuk arriti ta dominonte plotësisht, Berisha nuk mund të përsërisë të njëjtin gabim me studentët. Përfaqësuesit e tij janë gati të hanë të shara, të shtyra, të hanë dru, madje edhe pras, të hidhen në Lanë, të përfundojnë në barelë, të përfundojnë cullak etj., dhe protestës të mos i ndahen.

Përpos sakrificave fizike, PD po provon edhe rrugë shpirtërore për të zotëruar protestën. Një aktiviste e PD-së, e cila ishte edhe sot protagoniste e grindjes tek Ministria e Arsimit, mësohet se i ka kërkuar hoxhës së saj për të yshtur protestuesit që thërrasin ‘Berisha n’burg’ dhe që kanë alergji kur shohin fytyrat e përfaqësuesve të PD-së në protestë.

Mbrëmë pas mesnate, një grua e mbuluar, në dukje si Albana Vokshi, ka hedhur me kujdes sheqer para Ministrisë së Arsimit dhe para Kryeministrisë, ku do mbahej sot protesta.

Ndërkaq, një fallxhore me autoritet në Tiranë i paskërka thënë një zonje të besuar të Familjes Berisha se ‘armikun e keni brenda’, kur kjo i ka kërkuar derman për thirrjet ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’. Dhe lazeri i dyshimit është drejtuar nga Belo Këlliçi, i cili dyshohet se ka gisht edhe në zhburrërimin e çunit të Fahriut, iu cili u fut në Lanë për t’i shpëtuar shullave të protestuesve.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

01/11/2026

Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

01/11/2026

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

01/11/2026

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

01/11/2026

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë?

01/11/2026

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

01/11/2026

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

01/11/2026

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

01/11/2026

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

01/11/2026

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

01/11/2026

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

01/11/2026

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

01/11/2026

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

01/11/2026

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

01/11/2026

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

01/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut
  • Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.