Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë sërish nga zjarri mbrëmjen e së premtes.
Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që objekti përfshihet nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, një pjesë e konsiderueshme e fabrikës është përfshirë nga zjarri.
Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat punuan për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit apo për dëmet e shkaktuara.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Policia po punon për zbardhjen e plotë shkaqeve dhe rënies së zjarrit.
https://euronews.al/wp-content/uploads/2026/10/WhatsApp-Video-2026-10-30-at-23.07.22.mp4
