AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

by Alb Times
30/10/2026
in Kronikë
6
0
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia greke ka vënë në pranga dy grekë dhe një shqiptar të cilët akuzohen se kanë shkaktuar shpërthimin vdekjeprurës në Plaka të Athinës më 25 shtator. Shpërthimi la pas 6 viktima, mes të cilave Florida e Florin Hoxha që ishin motër e vëlla dhe Eris Cani.
Tre të arrestuarit prenë një prej tubave të bakrit që më pas çoi drejt tragjedisë. Hetimet vërtetuan se rrjedhja nuk ishte shkaktuar nga rrjeti i jashtëm, por kishte ndodhur brenda ndërtesës, pas matësit të gazit.
Ekspertët identifikuan rrjetin kryesor të furnizimit dhe injektuan azot me anë të mjeteve dhe pajisjeve të posaçme. Megjithatë, nga kjo provë nuk u konstatuan të dhëna që të tregonin për ndonjë rrjedhje. Gjithashtu, nuk kishte pasur as ankesa nga banorët e lagjes për erë gazi.

Më pas, ekspertët ndoqën tubacionin e gazit natyror të ndërtesës dykatëshe. Vëmendjen e tyre e tërhoqi një segment tubi bakri, i cili kishte një deformim të pazakontë.
Pas verifikimeve, u kuptua se tubi nuk ishte deformuar nga shpërthimi, por ishte këputur sepse dikush e kishte tërhequr, duke u përpjekur ta shkëpuste.

Autoritetet kërkuan pamje nga kamerat e sigurisë dhe konstatuan se në orën 02:00 të mëngjesit, një grup prej tre personash kishte hyrë në ndërtesë.
Tre minuta më vonë, ata dolën duke mbajtur një karrocë dhe një tub, të cilat i kishin vjedhur nga shkallët e ndërtesës.
Tubi që ata kishin shkëputur vinte nga kati i parë, ku instalimi i gazit natyror nuk ishte në funksion. Megjithatë, gjatë përpjekjes për të shkëputur edhe tuba të tjerë, ata thyen tubin që furnizonte katin e dytë, pa arritur ta shkëpusnin atë.
Që nga ai moment nisi rrjedhja e gazit brenda shkallëve të ndërtesës, të cilat nuk kishin dritare. Më pas, gazi depërtoi në apartamentin e katit të dytë, ku banonte një çift të moshuarish.
Në orën 07:30 të mëngjesit, kur banorja fatkeqe e katit të dytë ndezi dritën, gazi kishte mbushur të gjitha ambientet e banesës dhe si pasojë ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Trupi i pajetë i gruas ishte i vetmi që u gjet jashtë shtratit.
Ekspertët vlerësojnë se nëse gazi do të kishte rrjedhur vetëm në apartamentin e katit të dytë dhe jo në të gjithë hapësirën e shkallëve, siç ndodhi në të vërtetë, atëherë ndërtesa nuk do të ishte shembur.

Për shkak të grumbullimit të gazit në hapësirën e shkallëve, shpërthimi ishte me fuqi shumë të madhe dhe praktikisht shkatërroi të gjithë ndërtesën.
Më pas, vëmendja e autoriteteve u përqendrua te identifikimi i autorëve. Nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe nga procedurat e hetimit paraprak, u identifikuan dy grekë dhe një shqiptar.
Të tre rezultojnë të varur nga droga, të cilët rezultojnë të regjistruar më parë nga policia për vjedhje dhe vepra penale që lidhen me narkotikët.

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

30/10/2026

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

30/10/2026

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

30/10/2026

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

30/10/2026

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

30/10/2026

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

30/10/2026

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

30/10/2026

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

30/10/2026

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

30/10/2026

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

30/10/2026

SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

30/10/2026

Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

30/10/2026

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

30/10/2026

“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

30/10/2026

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg
  • Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.