AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Protestat në Itali, përplasje me policinë dhe 8 të arrestuar në Romë!

by Alb Times
30/10/2026
in Botë
6
0
Protestat në Itali, përplasje me policinë dhe 8 të arrestuar në Romë!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Italia u përfshi këtë të premte nga protesta masive në 70 qytete, në kuadër të një greve të përgjithshme 24-orëshe të thirrur nga sindikata USB.

Sipas organizatorëve, mbi 1 milion persona dolën në rrugë kundër rritjes së kostos së jetesës, pagave të ulëta dhe shtimit të shpenzimeve ushtarake.

Protestat u shoqëruan me tensione dhe përplasje me policinë në Romë, Milano, Torino dhe qytete të tjera. Në kryeqytet, demonstruesit hodhën objekte drejt forcave të rendit, ngritën barrikada dhe tentuan të çanin kordonin e policisë për t’u afruar pranë Parlamentit. Tetë persona u arrestuan gjatë protestave në Romë.

Në Milano, protestuesit bllokuan për disa orë Tangjencialen Lindore, ndërsa në Bologna u ndërpre qarkullimi në tangjenciale dhe në një segment të autostradës A1 për rreth tre orë. Bllokime pati edhe në Torino, ndërsa në Genova u bllokua hyrja e portit.

Në Torino, policia ndaloi gjithashtu dy persona pas incidenteve në sheshin Castello. Ndërkohë, në Firence protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, me mijëra pjesëmarrës.

Greva përfshiu edhe sektorin shëndetësor, por u garantuan shërbimet minimale dhe urgjencat mjekësore.

Protesta u zhvillua mes përplasjeve me qeverinë, pasi ministri i Transportit Matteo Salvini kishte urdhëruar shtyrjen e grevës. Sindikata USB e kundërshtoi vendimin dhe vijoi mobilizimin.

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

30/10/2026

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

30/10/2026

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

30/10/2026

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

30/10/2026

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

30/10/2026

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

30/10/2026

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

30/10/2026

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

30/10/2026

SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

30/10/2026

Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

30/10/2026

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

30/10/2026

“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

30/10/2026

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

30/10/2026

Rekord votash të hershme në SHBA, mbi 47,9 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit!

30/10/2026

OKB paralajmëron: Në Kongo, 28.8 milionë njerëz përballen me mungesë ushqimi

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal
  • Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.