AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

DOSJA/ Irfan Hysenbelliu, skemë korruptive për të zhvatur 600 milionë euro nga paratë e shqiptarëve

by SHT Media
29/10/2026
in Politikë
6
0
DOSJA/ Irfan Hysenbelliu, skemë korruptive për të zhvatur 600 milionë euro nga paratë e shqiptarëve
6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

CNA ka paralajmëruar publikimin e një dosjeje mbi pronarin e News24 Irfan Hysenbelliu, ku përfshihen video dhe regjistrime kompromentuese. Sipas lajmit te publikuar nga kjo media, provat që do të paraqiten faktojnë ngritjen e një skeme mashtrimi për goditjen e shtetit shqiptar në arbitrazhin ndërkombëtar për t’i zhvatur shtetit shqiptar afro 600 milionë euro nga taksat e qytetarëve.

Në një shkrim të publikuar së fundmi, thuhet se CNA ka siguruar dokumente, dëshmi dhe materiale filmike që lidhen me aktivitetin e kompanive të Hysenbelliut, marrëdhëniet e tij me institucionet shtetërore dhe proceset ligjore që mund të ndërmerren për kërkimin e dëmshpërblimeve. Materialet raportohet se përfshijnë deklarime të ish-bashkëpunëtorëve, drejtuesve dhe audituesve të kompanive, si dhe personave që kanë pasur dijeni për mënyrën e funksionimit të bizneseve të Hysenbelliut.

CNA shkruan se në këto dëshmi përmenden raste të dyshuara të dhënies së parave ndaj personave të caktuar, shmangies së detyrimeve tatimore, ndërtimeve pa leje dhe shfrytëzimit të pronave publike me kushte favorizuese. Media paralajmëron gjithashtu publikimin e informacioneve për lidhje të pretenduara të familjarëve të biznesmenit me çështjen e njohur si “CEZ-DIA”.

Një pjesë e rëndësishme e investigimit pritet t’i kushtohet studiove ligjore dhe kompanive ndërkombëtare që pretendohet se janë përfshirë në përgatitjen e një procesi financiar kundër shtetit shqiptar.

Në shkrim përmendet firma ligjore “William Hale”, e cila, sipas lajmit, ka ofruar bashkëpunim edhe për sigurimin e investitorëve që mund të financojnë procesin, kostoja e të cilit pretendohet se mund të arrijë deri në 7 milionë euro. Gjithashtu, CNA raporton për bisedime të mundshme me kompaninë amerikane “Blank Rome” dhe bashkëpunim me kompaninë “Omni” në Mbretërinë e Bashkuar. Një tjetër element që media paralajmëron të trajtojë është përfshirja e pretenduar e kompanisë “FTI” dhe ekzistenca e një raporti financiar, për të cilin CNA ngre dyshime se mund të jetë manipuluar në favor të Hysenbelliut.

Sipas pretendimeve të publikuara, vlerësimet financiare mund të jenë fryrë deri në rreth 500-600 milionë euro, me synimin e dyshuar për të arritur më pas një marrëveshje me shtetin shqiptar në vlerën 150-200 milionë euro.

CNA e krahason skemën e pretenduar me çështjen e biznesmenit italian Francesco Becchetti, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si mund të përdoren proceset ndërkombëtare të arbitrazhit për të kërkuar dëmshpërblime të konsiderueshme nga shteti. Media paralajmëron se do të nisë publikimin e një serie videosh në gjuhën shqipe dhe angleze, ku, sipas saj, do të paraqiten dokumente, intervista dhe dëshmi të personave që kanë bashkëpunuar me Hysenbelliun.
Në publikimet e ardhshme, CNA thotë se do të identifikojë avokatë, studio ligjore, këshilltarë dhe persona të tjerë që pretendohet se kanë pasur rol në përgatitjen e strategjisë ligjore dhe financiare. Gjithashtu, premton të sjellë informacione mbi kontakte të dyshuara me arbitra ndërkombëtarë dhe mbi marrëdhëniet e biznesmenit me zyrtarë të institucioneve shqiptare.

Shkrimi paralajmëron se materialet do të publikohen në mënyrë të vazhdueshme, me synimin që çështja të marrë edhe vëmendje ndërkombëtare.

Artikulli origjinal: https://www.cna.al/denoncim/irfani-hysenbelliu-pertej-mjegulles-manipulimet-per-te-marre-600-milion-i478265

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

29/10/2026

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

29/10/2026

Sfida e pritshmërive

29/10/2026

Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

29/10/2026

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe gjithë komunitetit të EUFOR-it!

29/10/2026

Kievi: Zelensky, i gatshëm të diskutojë çështjet e territorit përballë me Putinin, vetëm ata mund ta ndryshojnë dinamikën!

29/10/2026

Erdogan shpall synimin në 103-vjetorin e Republikës: Me solidaritet dhe vëllazëri, drejt “Shekullit turk”

29/10/2026

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma! Dyshohet se u hodh, ishte shtruar për…

29/10/2026

Ministri Gogu urdhëron inspektimin për transferimet e të burgosurve gjatë 11 ditëve të fundit! Për Veliajn kërkon informacion mbi procedurat e ndjekura

29/10/2026

Samiti BE-Kanada, Antonio Costa: Marrëdhëniet tona nuk kanë nevojë për ndërmjetësimin e SHBA-së!

29/10/2026

Protesta e 31 tetorit, Franca nxjerr 70 mijë policë në terren! Paralajmërohen masa të rrepta ndaj dhunës

29/10/2026

“U kthye në SHPK…”- Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë! Protestat e dhunshme? PD të mbajë përgjegjësi nëse është përfshirë

29/10/2026

“Maskaradë…!”- Transferimi në burgun e Fierit, Veliaj: U deshën 31 orë të na thoshin se vendimi është sekret! Burgjet të tregojnë autorizimin e Kryeministrit

29/10/2026

VIDEO/ Me djalin e vogël në krah, momenti kur Ajola Xoxa hyn në paraburgimin e Fierit për të takuar Veliajn!

29/10/2026

Shpërthen bombola e oksigjenit në një ambulancë në Pakistan, 9 të vdekur dhe disa të plagosur

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë
  • Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.