Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do t’u japë mundësinë qytetarëve italianë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat e tyre, me shkronja dhe numra sipas dëshirës.
Masa e re është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2027 dhe parashikon që kjo mundësi të ofrohet kundrejt një pagese prej 600 eurosh për makinat dhe 360 eurosh për motoçikletat.
Sipas rregullave të reja, nuk do të lejohen kombinime fyese, të paqarta apo të diskutueshme. Masa pritet të hyjë në fuqi në fund të prillit 2027.
“Kushdo që dëshiron do të jetë në gjendje të përdorë imagjinatën e tij, kundrejt kostos përkatëse financiare. Dhe diçka më thotë se kreativiteti i italianëve mund të luajë një rol të madh”, u shpreh Meloni.
Deri më tani, targat standarde italiane përbëhen nga dy shkronja, tre numra dhe dy shkronja të tjera në fund.
Me ndryshimin e ri, qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin një kombinim të personalizuar, duke respektuar kufizimet e përcaktuara nga rregullat.
The post Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë
