AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

by Alb Times
27/10/2026
in Politikë
6
0
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeinspektori Dashnor Sula dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorjan Teliti u përfshinë në një debat mbi PD-në, pjesë e së cilës ka qenë më parë edhe Sula.

Debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” në A2CNN:

Sula: Ju po nuk dëgjuat, nuk e korrigjoni opozitën. Këtu e ka problemin opozita. Është shumë në interes për ju, unë ndihmoj opozitën, ish-partinë time se më dhemb shpirti. Por, ju nuk e doni. Tani, pyetja është e thjeshtë: Edi Rama pse e fiton votën? Pse i merr votën shqiptarëve? A ia bëni këtë pyetje vetes ju?

Teliti: Edhe po mos ta bëj unë këtë pyetje, mund të futem në YouTube dhe gjej mbi 200 deklarata të tuat që thua se ai nuk e fiton votën. Tani ti thua e fiton. Dakord.

Sula: Po e bëj krahasimin midis vetes sime, kur shkoj unë i trefishoj votat atje. PD-ja është opozita, nuk ka opozitë tjetër. Ka një problem tani. Edi Rama ka ardhur me votë dhe duhet të largohet me votë. Opozita dhe të gjithë faktorët e tjerë duhet të mobilizohen e t’ia marrin me votë Edi Ramës.

Teliti: Këto po them edhe unë.

Sula: Ju doni dorëzim në tavolinë. Nuk dorëzohet ashtu pushteti.

Teliti: Zgjedhjet e vitit 2021, zgjedhjet e vitit 2023 dhe zgjedhjet e vitit 2025. A je dakord me konstatimet e raportit të OSBE/ODIHR-it apo jo? Të cilat thonë se është përdorur administrata, është përdorur buxheti i shtetit…

Sula: Por nuk thonë që zgjedhjet janë të paligjshme, që rezultati nuk njihet. Në sistemin demokratik është vota. Çdo pushtet ndërrohet me votë. Çdo pushtet që ndërrohet me dhunë nuk ka stabilitet. Një shtet i cili përfundon në kaos është shkatërrimtar për shoqërinë. Ju doni ta merrni në tavolinë nëpërmjet kaosit.

Teliti: Nuk e keni lexuar qartë atë që duan qytetarët. Duan zgjedhje.

Sula: Nuk je i gatshëm për të ardhur në pushtet.

Teliti: Sot Partinë Demokratike ti nuk e vlerëson dot më se s’je pjesë e saj më.

Sula: Nuk e ndizni dot! A e lexoni protestën ju? Ata nuk ju duan as juve. E tmerrshme mos të duash opozitën. Vetëm në Shqipëri bën vaki kjo punë. Po ju rrafin rrugëve! Lideri i opozitës nuk doli të shtunën në protestë sepse ka frikë të dalë. Kjo është e tmerrshme.

Teliti: Lideri që ti mbaje radhë me orë të tëra për ta takuar ka strategjinë e vet dhe kjo nuk është protestë e PD-së.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën
  • “Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.