AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

“Flamingot e diasporës” që kthejnë xhaketën sipas lejeve të ndërtimit

by Alb Times
27/10/2026
in Opinion
6
0
“Flamingot e diasporës” që kthejnë xhaketën sipas lejeve të ndërtimit

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Në mediat e opozitës pak ditë më parë, u pompua si me bujë një deklaratë e një shqiptari të Nju Jorkut, ish-politikan i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të SHBA, në organet shtetërore dhe bashkiake.

Bëhet fjalë për Mark Gjonajn, i cili për një kohë kishte marrëdhënie të ngushta me Edi Ramën, qeveria e të cilit e emëroi për një kohë dhe drejtues i diasporës shqiptare në SHBA.

Gjonaj, pak ditë më parë, në një deklaratë të shpërndarë rrjetet sociale e në disa media opozitare, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kjo deklaratë bëri mjaft bujë në Tiranë, por jo në Nju Jork. Madje shumë shqiptarë që jetojnë në metropolin më të madh të botës kanë rrudhur buzët në takimet e përnatshme në baret ku mblidhen përnatë duke ndjekur me detaje zhvillimet në Shqipëri nëpërmjet televizioneve të Tiranës.

Ku si gjithmonë, shqiptarët kudo që janë as nuk e kanë problem të ironizojnë e të tregojnë faktet që i njohin aq mirë sa xhepat e tyre kur bie fjala për njerëz që shiten si lider e përfaqësues.

Mark Gjonaj, sië e ka firmosur deklaratën e tij publike, ka qenë ish-këshilltar i bashkisë së Nju Jorkut dhe anëtar i Parlamentitt ë Shtetit të Nju Jorkut.

Vërtetë është ish dhe jo i zgjedhur më, e kjo si pasojë e një hetimi të rëndë federal, që e akuzonte zotin Gjonaj se ka marrë financime për fushatë nga familja famëkeqe mafioze e Nju Jorkut-familja Gambino.

Akuzat federale

Gazeta Cityandstateny, pra media që mbulon kronikën kryesore të Nju Jorkut, ka shkruar një artikull të gjerë të aferës Gjonaj-Gambino.

Shkrimi është shkruar nga Amanda Luz dhe Henning Santiago që në 10 marsin e 2020-s. Në këtë shkrim theksohet për hetimet e autoriteteve të drejtësisë amerikane ndaj ish-politikanit Mark Gjonaj, të zgjedhur në listat e Partisë Demokratike Amerikane.

Sipas shkrimit, ai mori donacione nga persona që dyshohet se janë anëtarë të familjes mafioze Gambino.

Në dhjetor të vitit 2019, doli në dritë se Gjonaj kishte pranuar mijëra dollarë në formë donacionesh nga dy individë që dyshohet se janë të lidhur me familjen mafioze Gambino – Mark “Chippy” Kocaj dhe John “Smiley” Simonlacaj – të cilët ishin akuzuar së fundmi nga autoritetet federale për një sërë krimesh.

Një javë pasi lajmi u bë publik, Kryetari i Këshillit Bashkiak, Corey Johnson, deklaroi se Gjonaj duhet t’i kthejë fondet. “Askush nuk duhet të pranojë para nga familja kriminale Gambino,” tha Johnson. “Besoj se kushdo që merr para nga persona të lidhur me krimin e organizuar, duhet t’i kthejë ato.” Kontributet për fushatën lidhur me ndërtimin e një kompleksi banesor në Bronx.

Aktivistë të komunitetit u përpoqën të ndalonin ndërtimin e një kompleksi të ri banesor në Bronx, pasi u zbulua se Gjonaj dhe presidenti i bashkisë së Bronx-it, Ruben Diaz Jr., kishin marrë donacione për fushatat e tyre nga persona që kishin lidhje me zhvilluesin e projektit, “Exact Capital”, në shtator të vitit 2019.

Gjonaj mori një donacion prej 11,000 dollarësh nga persona të lidhur me pronarët e “Exact Capital”, ndërsa Diaz Jr. mori donacione në vlerë prej 15,000 dollarësh drejtpërdrejt nga një bashkëpronar i “Exact Capital” në vitet 2014 dhe 2016. Këshilltari e mbështeti projektin – i cili u miratua unanimisht nga Këshilli Bashkiak – ndërsa presidenti i bashkisë së Bronx-it dha miratimin për zhvillimin e tij në vitin 2018, pavarësisht kundërshtimeve nga dy borde komunitare.

Të dy u akuzuan se kanë orientuar fonde publike drejt donatorëve të tyre. “Unë nuk isha mbështetës i tij, por e transformova atë në diçka që do t’i sillte dobi komunitetit, lagjes dhe zonës përreth,” deklaroi Gjonaj për NY1. Diaz Jr. nuk iu përgjigj kërkesave të NY1 për koment.

Ai u dha donatorëve të fushatës mbi 20,000 dollarë nga fondet e Këshillit Bashkiak

U zbulua se, në dhjetor të vitit 2018, Gjonaj pagoi më shumë se 20,000 dollarë nga buxheti i zyrës së tij në Këshillin Bashkiak për disa biznese që kishin lidhje me donatorët e fushatës së tij. Njëra prej këtyre kompanive, “Pro Design & Construction Corp.”, rezultoi se kishte të njëjtën adresë si kompania e tij imobiliare, “MP Realty Group Corp.”

Interesat shqiptare

Interesat e tij në biznes dhe në nëntokën e lidhjeve jashtë politike apo kriminale në SHBA, nuk janë të vetme për Gjonajn, pasi ai është një nga emrat që ka lëvizur në krerët e politikës shqiptare prej vitesh; në fillim me Sali Berishën e më pas me Edi Ramën.

Gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, përkatësisht në mandatin e dytë, Mark Gjonaj ju afrua me anë të njerëzve pranë tij kreut të qeverisë, duke u ofruar si një lobist dhe veprimtar i diasporës.

Shqiptarët e Nju Jorkut, theksojnë se ky afrim u bë sepse Gjonaj kërkonte një leje zhvillimi në Velipojë, ku zotëron prej kohësh një territory në plazh. Duket se Berisha nuk ka pranuar që të bëhet palë në një marrëveshje të tillë, ndoshta edhe sepse iku më pas nga pushteti.

Gjonaj më pas ju afrua mjaft edhe Edi Ramës, aq sa në kongresin e parë të diasporës u zgjodh edhe si kreu i diasporësh shqiptare në SHBA. Rol që Gjonaj e përdori duket si një mundësi për të marrë aksione në lobet e Partisë Demokratike për tu zgjedhur në listat lokale për bashkinë dhe Shtetin e Nju Jorkut.

Në aktivitetet e zhvilluara gjatë vizitave të Edi Ramës në Nju Jork, shqiptarët atje qarkullojnë foto e video ku Mark Gjonaj shpërndan veneracione për kryeministrin e për eksponentët e mazhorancës. Video e foto që kanë mbërritur edhe për gazetën TemA.

Mirëpo, duket se gjithë këto vardisje, e sidomos ëështjet gjyqësore prej autoriteteve federale, nuk arriti që ish-politikani nga Malësia e Madhe-pjesë që është në Malin e Zi, nuk arriti të marrë lejen për të ndërtuar resort në Velipojë.

E duket nga inati u bë flamingo duke kundërshtuar resortin e Zvërnecit, ku është pjesë edhe dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump. Më shumë se një lineim me pjesët e majta të Partisë Demokratike për të luftuar Presidentin Trump, duket më shumë një inat brenda konfliktit të interesit.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gënjejmë se na intereson!

27/10/2026

“Ja çfarë presim nga Lista Studentore”- Deputeti shqiptar në Serbi i bën apel kryeministrit Rama: Ke barrën kryesore, duhet të na mbështesësh!

27/10/2026

E zuri ashensori nën vete, punonjësi humb jetën në kantierin e ndërtimit, shkak këputja e kavos

27/10/2026

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e Izraelit, pjesëmarrja mbi 66% dhe në nivel rekord!

27/10/2026

VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

27/10/2026

Kaosi dhe trazirat, Franca shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale gjatë protestave!

27/10/2026

Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

27/10/2026

Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

27/10/2026

“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

27/10/2026

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë motoskafin e dyshuar që trafikonte kokainë për kartelet në Paqësor, të paktën 5 të vrarë!

27/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

27/10/2026

Serbia pas zgjedhjeve, çfarë ndryshon për Kosovën dhe Luginën e Preshevës?

27/10/2026

Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

27/10/2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

27/10/2026

“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gënjejmë se na intereson!
  • “Ja çfarë presim nga Lista Studentore”- Deputeti shqiptar në Serbi i bën apel kryeministrit Rama: Ke barrën kryesore, duhet të na mbështesësh!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.