Agjentët e FBI-së bastisën një shtëpi në Kaliforni të martën, si pjesë e një hetimi ndaj ish-kongresmenit Eric Swalwell, raportuan mediat amerikane. Ish-kongresmeni 45-vjeçar u tërhoq nga gara për guvernator të Kalifornisë dhe dha dorëheqjen nga vendi i tij në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi u bënë publike akuzat për ngacmim seksual gjatë mandatit të tij.
Gushtin e kaluar, FBI arrestoi ish-kongresmenin në një aeroport , sekuestroi pajisjet e tij elektronike dhe bastisi shtëpinë e tij në Uashington si pjesë e një hetimi mbi akuzat.
Swalwell ka mohuar çdo shkelje , raporton BBC. Avokati i tij i ka quajtur akuzat “të rreme”. “Këto akuza janë të rreme, të sajuara dhe thellësisht ofenduese – ato janë një sulm politik i llogaritur dhe i hapur”, tha avokatja e tij, Sarah Azari, pasi u liruan. Swalwell
është akuzuar nga shumë gra , duke përfshirë përdhunimin e njërës prej viktimave të tij ndërsa ajo ishte e dehur dhe e paaftë të përgjigjej, dhe dërgimin e fotove nudo të padëshiruara tek gratë.
The post FBI bastis një shtëpi si pjesë e hetimit ndaj ish-kongresmenit demokrat të akuzuar për ngacmim seksual appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë
