AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

by Alb Times
27/10/2026
in Kronikë
6
0
Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqëria 2A Group ka reaguar pas raportimeve se QKB-ja ka anuluar transferimin e kuotave të Aeroportit të Vlorës, duke pretenduar se kompania vijon të zotërojë 49% të aksioneve në bazë të kontratës noteriale.

Përmes një deklarate, kompania e konsideron të kundërligjshëm ndryshimin e ekstraktit nga QKB-ja dhe i kërkon Prokurorisë së Tiranës dhe SPAK-ut të hetojnë sa më shpejt çështjen mes Valon Ademit dhe Behgjet Pacollit.

Reagimi i plotë i A2 Group:

“Pasuria nuk kthehet me tituj lajmesh

2A GROUP KA QENË, ËSHTË DHE MBETET ORTAKE ME 49% NË AEROPORTIN E VLORËS.

Për mediat që po raportojnë se “QKB anulon transferimin e kuotave” dhe “i kthen Behgjet Pacollit 98% të pronësisë”, na duhet të sqarojmë se QKB ka ndryshuar ekstraktin. Nuk ka anuluar kontratën e shitblerjes së kuotave. Këto janë dy gjëra të ndryshme. Ndryshimi i të dhënave në regjistër nuk ia rikthen shitësit kuotat që ka shitur, pavarësisht se si paraqitet kjo në titujt e lajmeve.

2A Group e konsideron të kundërligjshëm vendimin e titullarit të QKB-së për heqjen nga ekstrakti të raportit të kuotave që buron nga kontrata noteriale e datës dhe do ta kundërshtojë me të gjitha mjetet ligjore.

Ligji është i qartë. Neni 690 i Kodit Civil përcakton se kontrata e lidhur rregullisht ka forcën e ligjit për palët dhe nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor që ta ketë shpallur të pavlefshme apo të ketë vendosur zgjidhjen e saj. Neni 74, pika 2, i ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” përcakton se regjistrimi i kalimit të kuotave ka efekt deklarativ.

Pra, të drejtat tona mbi kuotat burojnë nga kontrata. QKB-ja nuk mund ta zhbëjë shitblerjen duke ndryshuar të dhënat në ekstrakt. Një vendim mbi regjistrimin nuk është vendim gjyqësor mbi vlefshmërinë e kontratës dhe nuk ia rikthen shitësit kuotat që ka shitur.

Kjo është e vërteta dhe këtë duhet ta dijë opinioni publik: 2A Group vazhdon të zotërojë 49% të kuotave të VIA-s në bazë të kontratës noteriale dhe në bazë të ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Kemi qenë të parët që kemi kallëzuar në organet kompetente veprimet e MABCO-s dhe Behgjet Pacollit, të cilat i konsiderojmë mashtruese. Dhe jemi ne që kemi kërkuar që këto kallëzime të hetohen sa më shpejt.

Opinioni publik duhet ta dijë sa më shpejt nëse, Valon Ademi, e kam mashtruar Behgjet Pacollin apo ka ndodhur e kundërta.

Prandaj, i kërkojmë Prokurorisë së Tiranës dhe SPAK-ut, brenda kompetencave të tyre, të veprojnë sa më shpejt. Të hetojnë, të ballafaqojnë provat dhe të kërkojnë përgjegjësi nga kushdo që provohet se ka shkelur ligjin.

Për ne, gjërat janë të qarta. Nëse në Shqipëri ka drejtësi, duhet të përcaktohet sa më shpejt kush mban përgjegjësi: Valon Ademi apo Behgjet Pacolli. Të dyja versionet nuk mund të jenë të vërteta dhe kjo përballje nuk mund të mbetet pafund nëpër tituj lajmesh e as ne facebook.

Garantojmë opinionin publik se, pavarësisht propagandës, qëndrimi ynë është i palëkundur:

Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Compartment Berninas e as e Timur Kulibajev-it, dhe për këtë do të qëndrojmë me të gjitha mjetet ligjore dhe jo vetëm”.

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

27/10/2026

Serbia pas zgjedhjeve, çfarë ndryshon për Kosovën dhe Luginën e Preshevës?

27/10/2026

Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

27/10/2026

Vrau të dashurën e tij Ilaria Sula, Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo!

27/10/2026

Dekriptimi i mesazheve në platformën SKY ECC zbuloi skemën! Tre episode trafiku droge, SPAK mbyll hetimet për Endrit Doklen e Rexhep Rrajën

27/10/2026

VENDIMI/ Gjykata e Lartë i jep të drejtë Veliajt dhe urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin për kallëzimin e “Nesti Angonit”!

27/10/2026

“Mbetet në rolin e spektatorit”- Begaj nisi konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, Bardhi akuzon: E përbuz këtë teatër politik, i shërben pushtetit!

27/10/2026

Përkeqësohet moti, temperaturat në ‘pikiatë’! Në zonat malore të Kukësit nisin reshjet e borës

27/10/2026

Rikthehet ‘paqja’ mes Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus, 41-vjeçari përfshihet në listën paraprake të Portugalisë për ndeshjet e radhës

27/10/2026

Lavrov paralajmëron për përshkallëzim të konfliktit Rusi-Ukrainë

27/10/2026

Brazil, hetim mbi financimin e huaj të fushatës së Bolsonaros

27/10/2026

Dita e 15-të në shesh, protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë dhe i vënë flakën një peme!

27/10/2026

Plani i masave nga Rama, KE: Jemi në dijeni, por nuk jemi të përfshirë në hartimin e paketës!

27/10/2026

“Flamingot e diasporës” që kthejnë xhaketën sipas lejeve të ndërtimit

27/10/2026

FBI bastis një shtëpi si pjesë e hetimit ndaj ish-kongresmenit demokrat të akuzuar për ngacmim seksual

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati
  • Serbia pas zgjedhjeve, çfarë ndryshon për Kosovën dhe Luginën e Preshevës?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.