AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Asgjë e re nga Serbia

by Alb Times
27/10/2026
in Opinion
6
0
Asgjë e re nga Serbia

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dritan Hila

Në Serbi ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme: “Lista e Studentëve” ka fituar kundër Vuçiçit.

Por çfarë është e rëndësishme për botën, nuk është për Kosovën dhe Shqipërinë.

Ata thonë se nuk janë as të djathtë, as të majtë, por qytetarë që nisen nga baza, nga poshtë-lart, për të mirën e përgjithshme.

Profesori Jovo Bakiç, një nga figurat kryesore të Listës Studentore fituese, sapo ka deklaruar se qeveria e re serbe nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë dhe se, në politikën e jashtme, do të ndjekë një qasje shumë pragmatike. “Ne e respektojmë Rusinë si një fuqi të madhe, por edhe si një partner historikisht të rëndësishëm për ne dhe, në shumë raste, madje edhe si mbrojtësen tonë. Nuk do të vendosim sanksione kundër Rusisë, edhe sepse ato do të na dëmtonin ne vetë.”, thotë Bakiç.

Ata nuk kanë aspak ndërmend të anëtarësohen në BE. Madje, këtë synim nuk e kanë përfshirë as në programin e tyre elektoral. Ata frymëzohen nga një politikë ndërkombëtare shumëpolare.

Ky mbase është një lajm i mirë për Shqipërinë, pasi do të ketë një garues më pak. Por mund të jetë edhe një lajm i keq, pasi në sponsorizimin e hyrjes sonë në BE, disa anëtarë të saj niseshin nga dëshira që të anëtarësohej Serbia dhe ne të ishim subjekt kolateral. Gjithsesi, ky është fillimi dhe objektivat lëvizin me kalimin e kohës dhe rrethanat.

Lista nuk ka paragjykime apo qëndrime përjashtuese ndaj askujt tjetër. Bakiç: Kina përshkruhet si partneri tregtar më i rëndësishëm i Serbisë në Azi; nuk ka armiqësi me Rusinë dhe synohen marrëdhënie paqësore me Amerikën Latine, Indinë dhe Afrikën, duke u mbështetur në lidhjet e krijuara në epokën e Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara, një politikë e hershme e Jugosllavisë së Titos, pozicion të cilin Serbia pretendon që e trashëgon.

E gjithë kjo bëhet me qëllimin që Serbia të mbajë gjithmonë të palëkundur kursin e saj, duke vënë në plan të parë interesat e veta kombëtare.

Serbia gjithmonë ka pretenduar një pozicion të veçantë në Ballkan dhe kjo nisur edhe nga preferenca që ka në shumë vende evropiane. Ende tek ato gjallojnë historia e Serbisë në luftërat botërore apo në periudhën e Luftës së Ftohtë. Kjo natyrisht që nuk e ndihmon Shqipërinë apo Kosovën. Fakti që politikat e jashtme dhe objektivat e Listës së Studentëve nuk ndryshojnë nga ato të Millosheviçit apo Vuçiçit, me Listën Serbe që pritet me krahë hapur nga Perëndimi si forcë demokratike, ia bëjnë edhe më të vështirë maloren Kosovës në një tryezë bisedimesh me palën serbe në prani të BE-së.

Qasja e Listës në pozicione të pandryshuara të politikës së jashtme me ato të paraardhësve tregon se në Serbi mund të ndryshojnë qeveritë, por jo politikat dhe objektivat strategjike; se Deep State, shërbimet inteligjente, ushtria dhe Akademia e Shkencave nuk ndryshojnë dhe janë ato që vendosin shinat se ku do të ecë çdo qeveri.

Ndaj, një qeveri e re në Serbi, për shqiptarët nuk është asgjë më pak se një kuriozitet, por edhe një bela më shumë.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

27/10/2026

Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

27/10/2026

Zgjedhje vendimtare në Izrael, Netanyahu në provë, pjesëmarrje rekord: Qeverisë i ka ardhur fundi

27/10/2026

Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

27/10/2026

Veliaj jep lajmin për 1500 familje në Tiranë: Kredi të buta për shtëpi të reja, lista për miratim më 29 tetor

27/10/2026

Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

27/10/2026

Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

27/10/2026

“Maskat” kërkojnë destabilizim, protestat drejt shuarjes/ Leka: Berisha ka bërë autogol, opozita nuk e dënoi dhunën

27/10/2026

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

27/10/2026

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

27/10/2026

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

27/10/2026

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

27/10/2026

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

27/10/2026

Asgjë e re nga Serbia

27/10/2026

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit
  • Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.