AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

by Alb Times
27/10/2026
in Opinion
6
0
Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

Foto: Opinion

6
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bajram Peçi

Po e përkujtoj 28 tetorin e vitit 1940, ditën kur Italia fashiste sulmoi Greqinë fqinje nga territori shqiptar i pushtuar. Po pse e kujtoj? E kam zgjedhur se jam shqiptar dhe si çdo shqiptar përgjigjem para botës për atë të keqe për të cilën akuzohemi nga Greqia se i shkaktuan asaj bashkëkombasit e mi të 86 viteve më parë! Këtë e bëj pa asnjë farë detyrimi, e bëj se e kam zgjedhur si kërkesë të ndërgjegjes për të kundërshtuar marrëzinë juridike greke të ruajtjes së gjendjes së luftës me Shqipërinë. Kemi të bëjmë me mbrojtjen e një gënjeshtre shumë vjeçare, të pështirë dhe po aq të ndyrë sa gënjeshtra gjermane kur sulmoi Poloninë.

Sapo kam përfunduar së lexuari kujtimet e Çenos, Ksenofon Nushit, ambasador i Shqipërisë në Greqi në vitet 1982 deri në vitin 1988. Kujtimet e tij, lënë dorëshkrim, i zbardhi dhe i botoi shoku im i rinisë, Gëzim Nushi, nip i Çenos. Në 4 volume, ku përshkohet jeta e ambasadorit në Athinë gjatë 6 vjetëve, faqet mbushen me orvatjet e qeverisë shqiptare, deri në takime të nivelit të lartë, mbi mbajtjen në fuqi të famëkeqit Ligj të Luftës. Abrogimi i saj, ndonëse u vendosën marrëdhënje diplomatike dhe u shkëmbyen ambasadorë, nuk u hoq. Ambasador Nushi përshkuan besnikërisht klimën e qarqeve miqësore dhe armiqësore ndaj Shqipërisë. Në vitin 1987 qeveria mike e Papandreut, me një vendim të saj, shpalli heqjen e Ligjit të Luftës, por nuk kaloi asnjëherë për ratifikim në parlament. Ai është dhe sot e kësaj dite në fuqi.

Paradoksi që rrjedh nga paaftësia juridike e të dy palëve, pason përmes “Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë”, që u ra dakord ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë në vitin 1995, dhe u nënshkrua më 21 mars 1996. Traktati hyri zyrtarisht në fuqi më 5 shkurt 1998, pasi u ratifikua nga parlamentet e të dyja vendeve. Ratifikuesit, paradoksalisht “nuk u kujtuan” t’i jepnin zgjidhje aktit më se 50 vjeçar, që juridikisht njihte praninë e Ligjit të Luftës.

Në kujtimet e Ksenofon Nushit ka me dhjetra e dhjetra shënime mbi diplomacinë europiane që shfaqin pikpamje mbi këtë çështje. Ja një prej tyre: “Ambasadori francez më pyeti për marrëdhënjet tona me Greqinë. I fola shkurt dhe më tha se nuk e kuptoj akoma pse qeveria greke nuk po bën deklaratën për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë, pasi në një moment të caktuar u mendua se me deklaratat që bënë ky ligj u hoq?! Iu përgjegja se edhe unë nuk e kuptoj, pasi një situatë e tillë ul prestigjin e diplomacisë greke në sytë e opinionit ndërkombëtar…”. Ksenofoni e dinte se pengesa qendronte te pasuritë shqiptare në Greqi, ashtu siç ky personalitet i diplomacisë, me kulturë të gjerë, e dinte se plaçka e pasuria ka më shumë skllevër nga të gjithë.

 

Më 28 tetor 1940, Italia Fashiste sulmoi Greqinë duke përdorur territorin e Shqipërisë, të pushtuar prej saj që nga prilli i vitit 1939, duke shënuar kështu fillimin e Luftës Italo-Greke. Filloi me ultimatumin e mëngjezit të 28 tetor 1940. Ambasadori italian në Athinë i dorëzoi kryeministrit grek Ioannis Metaxas një ultimatum nga Benito Mussolini, i cili kërkonte kalimin e lirë të trupave italiane në territorin grek. Përgjigjja ishte, “Ohi-jo”: gjë që solli menjëherë fillimin e sulmit ushtarak italian nga kufiri shqiptaro-grek. Italia e nisi luftën fare e papërgatitur, vetëm me trupa të dislokuara në Shqipëri, të cilat ngroheshin në diell paqësisht. Arroganca e Musolinit dhe trillet rinore aventureske të Çianos, këto trupa i nisën të vriteshin prej ushtrisë greke, që kish kohë që përgatitej nga dyshimi i fortë se do sulmoheshin. Ushtria greke jo vetëm që ndali sulmin e forcave italiane, por kaloi në kundërsulm, duke i detyruar italianët të tërhiqen thellë brenda territorit shqiptar (duke pushtuar qytete si Korça dhe Gjirokastra). U desh ndërhyrja e Gjermanisë me trupa dhe mjete që i dha fund luftës në prillin e vitit 1941.

Në Romën fashiste  zotëronte bindja se “Mesdheu dhe Adriatiku, që prej kohëve më të vjetra i përkisnin sferës historike të interesave të gadishullit Italian”. Brënda kësaj bindjeje, propaganda fashiste kish synuar dhe ja kish mbërritur të krijonte te krerë shqiptarë opinionin se qëllimi i Romës ishte dorëzimi nga grekët i krahinës shqiptare të Çamërisë, që popullohej në shumicë dërmuese prej shqiptarësh të besimit të krishterë ortodoks dhe musliman. Rritja e irredentizmit ishte reale, por jo aq e fortë dhe bindëse për të përkrahur një agresion ushtarak.

Ishte dëshirë kjo dhe projekt i fashizmit para se Italia ta pushtonte Shqipërinë, por jo e shqiptarëve! Vetë pushtimi i trojeve Shqiptare  u nxit nga motivi i pushtimit të Greqisë. Personalitete të shquara të saj në qeveri, madje disa me origjinë nga Çamëria, i shihnin shumë të ndërlikuara motivet etnike, ideologjike, ekonomike e fetare që të nxisnin e përkrahnin një sulm të projektuar nga Musolini dhe Çiano kundër Greqisë.

Po orvatem të rendis kronologjikisht disa momente, thënje e dokumente që provojnë sa sipër, për të cilat kam përdorur më së shumti rrëfime të vetë krerëve italianë, por sidomos kujtimet e mëkëmbësit mbretëror në Shqipëri, Francesko Jakomoni:

-Irredentizmi shqiptar për mëvetësimin e Çamërisë u përdor si një preteks i vlefshëm për Hitlerin, i cili nuk u vu në dieni për këtë sulm. Kaq e vërtetë është kjo sa territoret e pushtuara të Çamërisë nga trupat italiane u rregulluan pa ia bashkangjitur Çamërinë trojeve të Shqipërisë. Ajo ngeli nën administrimin e forcave pushtuese në Greqi.

-Duçja ishte tërbuar kur Greqia vrau përfaqësuesin Italian, gjeneral Tellinin, kryetar i delegacionit në Komisionin e Përcaktimit të Kufijve jugorë të Shqipërisë, dhe ju forcua bindja se ishujt jonianë grekë duhen pushtuar si masë sigurie për shtetin Italian.

-Shkruan te kujtimet mëkëmbësi i mbretit, Jakomoni se “…Në mëndjen e Musolinit ishte pjekur mes paqartësish ky vendim i trishtueshëm”. Në pallatin Venecia, më 15 tetor 1940, dy javë para sulmit mbi Greqinë, Musolini foli për agresionin e parashikuar kundër Greqisë në takimin e nivelit të lartë dhe tha se “…ky është një veprim i pjekur tek unë për muaj të tërë, që para përfshirjes sonë në luftë, madje para fillimit të saj”.

-Në ditarin e Çianos, në shënimin e datës 12 maj 1939, shkruhet se “…Gjithë sistemi rrugor në Shqipëri drejtohet për nga kufiri grek. Kjo është vendosur nga Duçja, i cili gjithmonë e më shumë mendon ta sulmojë Greqinë në rastin më të parë”. Më tej, Çiano shkruan në ditar, më 7 korrik 1940, mëse tre muaj para agresionit, se “…Italia e vlerësonte të nevojshëm pushtimin e ishujve grekë të detit Jon”. Kjo dëshmi vinte nga një bisedë e tij në takim me Hitlerin.

-Në Tiranë ishin mbajtur fshehur synimet për agresionin, nuk dihej çka po bëhej pas krahëve të qeverisë dhe krerëve të saj, gjithashtu fashistë. Heshtjes mbi politikën ndërkombëtare i shtoheshin dhe planet e strategjisë ushtarake, për të cilat qeveria shqiptare nuk kish dieni dhe nuk përfillej. Një kërkesë e kryeministrit shqiptar për sqarime rreth synimeve të Romës ranë në vesh të shurdhër, madje vetë mëkëmbësi i mbretit, Jakomoni, nuk ishte në dieni të planeve të Duçes.

-Qëndrimi Italian, përmes pushtimit ushtarak, me prirje të rrënonte çdo formë të jetës shoqërore shqiptare, përcaktonte qartë formalizmin e Bashkimit Personal dhe kalimin e Shqipërisë në kategorinë e vëndeve të pushtuara. Gjithësesi, personalitete të shquara shqiptare, arsye themelore të pranimit të Italisë dhe bashkëpunimit paraqesnin krijimin e bindjes se “Nuk mund të ketë Shqipëri të fortë nëse asaj i mungon mbështetje nga një fuqi e madhe”. Kjo mbështetje ishte thjesht për të përdorur territorin shqiptar për sulmin ndaj fqinjëve shekullore të shqiptarëve, sulm i cili nuk pati në asnjë rast miratimin dhe angazhimin e shqiptarëve, qoftë dhe trupave të dy batalioneve shqiptare që nisën për Greqi.

Disfata e turpshme e Perandorisë fashiste Italiane nuk vonoi të shoqërohej me akuzat ndaj dy batalioneve shqiptare, të cilat u trajtuan si të dyshimta dhe u akuzuan për tradhëti, madje batalionin me komandant Spiro Moisiun e izoluan në Bejliken e Shijakut. Shtabin e vunë në gjendje arresti. Opinionit italjan ju propagandua se humbje vinte prej tradhëtisë së dy batalioneve shqiptare!??? Major Moisiu u akuzua si grekofil, i lidhur si agjent me Mitropolinë e Durrësit dhe Jakovin. Ushtrija italiane e më tej, nën ndikimin e kësaj propagande, ku gjenin shqiptarë i keqtrajtonin dhe poshtëronin. Këtu i vjen fundi dhe “miqësisë” një vjeçare italo-shqiptare.

Ndërsa me shtetin fqinj, Shqipërinë, që atëbotën e vitit të largët 1940 ishte e pushtuar, Greqia mban Ligjin e Luftës, me Italinë që e sulmoi dhe i solli popullatës greke shumë fatkeqësi, marrëdhënjet u normalizuan që në vitin 1948, kur Greqia dhe Italia nënshkruan një Traktat Miqësie, i cili zyrtarizoi marrëdhëniet e tyre diplomatike pas Luftës së Dytë Botërore! Dy palët u pajtuan në fakt që me armëpushimin e Italisë me Aleatët, në shtator 1943. Me Traktatin e Paqes të Parisit, në vitin 1947, palët zgjidhën kalimin e ishujve të Dodekanezit nga Italia tek Greqia dhe me traktatin Bashkimi Territorial dhe Traktati i Miqësisë -1948”, më 7 mars 1948, ishujt e Dodekanezit u bashkuan zyrtarisht me Greqinë, gjë që i hapi rrugën nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë në nëntor të po atij viti, duke lënë pas të kaluarën e luftës.

Ndërsa ndodhnin sa sipër, Greqia në marrëdhënje me Shqipërinë kishte kapërxyer caqet e një armiqësie të hapur dhe tej mase të egër! Fillimisht filloi me spastrimin e popullatës shqiptare të Çamërisë të besimimit fetar islam, duke i vrarë, djegur dhe përzënë drejt Shqipërisë. E gjithë kjo masakër krimesh të përbindshme u krye para syve të ndërkombëtarëve, anglezë dhe amerikanë, të cilët ishin të pranishëm me trupa në Greqi dhe në një fare mënyre ishin prononcuar për një rishikim kufijsh në dobi të Greqisë. Greqia shfaqej para tyre si ëngjëll.

Genocidit grek ndaj popullit shqiptar, Shqipëria nuk ju përgjigj me keqtrajtim të komunitetit grek, minoritet në Dropull, i ngulur atje prej vitesh si argatë në tokat e agallarëve shqiptarë. Ata jetuan paqësisht. Pretendimet shoveniste dhe armiqësia kulmuan në sulmin ndaj territorit shqiptar në gushtin e vitit 1949, në të cilat pati përleshje të ashpra, të vrarë, djegje e fatkeqësira të mëdha në popullatë. Shteti shqiptar i sapo dalë nga lufta, ku ishte palë me anën fituese, ndryshe nga Italia, ajo jo vetem nuk u thye në kufijtë tanë, por e sundoi ushtarkisht situatën dhe territorin, ndonëse me shtrirje operacionale tejet të shtrirë.

Mjaft gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë! Marrëdhënjet janë normalizuar, popullata shqiptare që emigroi në vitet ’90 në Greqi tashmë është integruar dhe gëzon mikpritjen e miqësinë e fqinjëve helenë. U jemi mirënjohës miqve tanë grekë, fqinjëve shekullorë të cilët, si ata dhe ne nuk kemi privilegjin t’i zgjedhim apo zëvëndësojmë, që siç ka thënë heroi kombëtar grek, Manolis Glezos, “Jemi të dënuar të bashkëjetojmë”, ndaj prej tyre presim ta heqin gardhimin e fundit të ndarjes, Ligjin e Luftës!

 

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

27/10/2026

Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

27/10/2026

Zgjedhje vendimtare në Izrael, Netanyahu në provë, pjesëmarrje rekord: Qeverisë i ka ardhur fundi

27/10/2026

Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

27/10/2026

Veliaj jep lajmin për 1500 familje në Tiranë: Kredi të buta për shtëpi të reja, lista për miratim më 29 tetor

27/10/2026

Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

27/10/2026

Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

27/10/2026

“Maskat” kërkojnë destabilizim, protestat drejt shuarjes/ Leka: Berisha ka bërë autogol, opozita nuk e dënoi dhunën

27/10/2026

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

27/10/2026

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

27/10/2026

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

27/10/2026

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

27/10/2026

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

27/10/2026

Asgjë e re nga Serbia

27/10/2026

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit
  • Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.