AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Pas kësaj qeverie, anarki?

by Alb Times
21/10/2026
in Opinion
6
0
Pas kësaj qeverie, anarki?

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Shqipëria jonë po përballet me një pyetje që shkon përtej fatit të një qeverie: çfarë vjen pas saj, nëse kërkesa për dorëheqje shndërrohet në një përpjekje për të rrëzuar jo vetëm kabinetin qeveritar, por edhe rregullat mbi të cilat funksionon sistemi i sotëm politik?

Ky ndryshim është politikisht i rëndësishëm. Një protestë mund të jetë shprehje legjitime e pakënaqësisë qytetare, e kërkesës për përgjegjësi dhe e nevojës për ndryshim. Por, kur pjesë të saj përdorin dhunën ose kërkojnë shkatërrimin e institucioneve pa paraqitur një rrugë të qartë kushtetuese për zëvendësimin e tyre, lind një problem serioz: si do të funksionojë vendi ditën pas largimit të kryeministrit dhe qeverisë aktuale?

Çfarë ndodh, kur rrëzimi i qeverisë paraqitet si qëllim në vetvete, ndërsa institucionet që duhet të garantojnë tranzicionin shpallen të gjitha të pavlefshme?

Problemi kryesor nuk është vetëm nëse një qeveri duhet të largohet, por nëse ekziston një alternativë legjitime, funksionale dhe kushtetuese që mund ta zëvendësojë atë. Apo atë do ta gjejmë rrugës?!

A është Shqipëria përballë një lëvizjeje anti-sistem?

Po. Në demokraci, qytetarët kanë të drejtë të kundërshtojnë qeverinë, të kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës, të propozojnë reforma rrënjësore dhe të kërkojnë zgjedhje të parakohshme, kur ato mund të realizohen, në përputhje me rendin kushtetues.

Por ka një ndryshim të madh midis kundërshtimit të qeverisë dhe refuzimit të çdo mekanizmi demokratik. Nëse pakënaqësia përqendrohet tek korrupsioni, abuzimi me pushtetin, mungesa e transparencës, cilësia e shërbimeve publike ose funksionimi i institucioneve, përgjigjja duhet të jetë reformimi i këtyre mekanizmave dhe kërkimi i përgjegjësisë politike e ligjore.

Nëse, përkundrazi, çdo institucion konsiderohet i pavlefshëm, çdo rezultat zgjedhor refuzohet paraprakisht dhe çdo alternativë politike paraqitet si e papranueshme, atëherë krijohet rreziku i një konflikti pa zgjidhje të qartë institucionale, me pasojë një anarki totale.

Çdo lëvizje që kërkon largimin e qeverisë duhet t’i përgjigjet një pyetjeje të thjeshtë: me cilin mekanizëm do të sigurohet që pushteti i ardhshëm të marrë legjitimitetin nga qytetarët dhe jo nga forca e turmës?

Një qeveri e zgjedhur me votë nuk është e paprekshme, por as nuk mund të zëvendësohet me dhunë

Në një sistem parlamentar, qeveria merr legjitimitetin nga rendi kushtetues dhe mbështetja parlamentare, e cila buron nga zgjedhjet. Vota e lirë është baza e këtij legjitimiteti, por nuk është një autorizim për të qeverisur pa kufij.

Një shumicë parlamentare nuk e përjashton përgjegjësinë për korrupsionin, abuzimet, shkeljet e ligjit apo keqqeverisjen. Qeveria duhet të kontrollohet nga parlamenti, gjykatat, institucionet e pavarura, media dhe qytetarët. Zgjedhjet e lira janë të domosdoshme, por demokracia kërkon gjithashtu sundimin e ligjit, ndarjen e pushteteve, llogaridhënien dhe respektimin e të drejtave themelore.

Nuk mund të kërkohet nga protestuesit e dhunshëm(nuk janë studentë ata), që qeveria të rrëzohet dhe Shteti të shembet bashkë me të. Pastaj çfarë: diçka e re do të lindë gërmadhash?

A mund të përsëritet marsi i vitit 1997?

Përvoja e vitit 1997 është një nga kujtimet më të rënda të historisë së Shqipërisë, pas rënies së komunizmit. Kolapsi i skemave piramidale, humbjet masive financiare, shpërthimi i pakënaqësisë shoqërore dhe dobësimi i autoritetit shtetëror u ndërthurën në një krizë të thellë politike, ekonomike dhe të sigurisë.

Pasojat ishin shkatërruese: humbje e të paktën 3 mijë jetësh, përhapje e armëve në duart e civilëve, dëmtime të pronës, paralizim i një pjese të aktivitetit ekonomik, largim i qytetarëve dhe një krizë e rëndë besimi tek institucionet.

Marsi i vitit 1997 duhet të na shërbejë si paralajmërim për rrezikun e shkatërrimit të autoritetit shtetëror, nëse ia lejojmë vetes rënien e qeverisë nga dhuna dhe mbizotërimin e anarkisë, pas kësaj rënieje.

Parandalimi i një krize të thellë që çon në anarki kërkon përgjegjësi nga qeveria, opozita, organizatorët e protestave, institucionet e sigurisë dhe nga shoqëria civile. Për fat të keq, kjo përgjegjësi nuk po shikohet në horizont nga shumë prej këtyre veprimtarëve kryesorë të shoqërisë sonë. Në të kundërt, nga organizatorët e protestave, nga shumica e mediave dhe nga forca të tjera që duhej të ishin progresiste, rastet e tejkalimit të forcës nga policia mbi të rinjtë protestues etiketohen terrorizëm shtetëror, ndërsa, edhe pse mendimi nuk artikulohet në public, dhuna që ka 8 ditë që po trondit vendin konsiderohet e keqe e domosdoshme, për të përmbysur sistemin.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21/10/2026

“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

21/10/2026

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

21/10/2026

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

21/10/2026

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pas kësaj qeverie, anarki?
  • Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.