AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

by Alb Times
21/10/2026
in Botë
6
0
Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
307
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian (BE) u bën thirrje autoriteteve në Serbi që t’i japin fund praktikës së dhënies së shtetësisë përmes procedurave të përshpejtuara ose të thjeshtuara për shtetasit e vendeve që paraqesin rrezik për migrim të paligjshëm ose rrezik për sigurinë e BE-së, përfshirë Rusinë.

Kështu deklaroi për Radion Evropa e Lirë (REL) një zëdhënës i Komisionit Evropian (KE), duke komentuar vizitën e fundit në Rusi të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Ai rikujtoi se çështja e dhënies së shtetësisë është në kompetencë të Ministrisë së Brendshme.

Sipas këtij zyrtari, BE-ja është në dijeni të vizitës zyrtare të Daçiqit në Moskë javën e kaluar, gjatë së cilës ai paralajmëroi vazhdimin e bashkëpunimit intensiv mes ministrive të Brendshme të dy vendeve.

Vizita u zhvillua vetëm një javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi. Daçiq theksoi se ajo ishte planifikuar për në mars, por ishte shtyrë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Zëdhënësi i KE-së theksoi se qëndrimi i Brukselit ndaj partnerëve, përfshirë vendet kandidate si Serbia, ka qenë gjithmonë i qartë.

“Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë si zakonisht, as me regjimin e [presidentit rus, Vladimir] Putinit dhe as në dritën e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar”, tha ai për REL-in.

Zëdhënësi deklaroi se Brukseli dëshiron ta konsiderojë Serbinë një partnere të besueshme evropiane sa u përket parimeve, vlerave, sigurisë dhe prosperitetit të përbashkët, duke shtuar se Serbia duhet ta bindë BE-në për orientimin e saj strategjik.

“Prandaj, Serbia duhet t’i shtojë si prioritet përpjekjet për t’u përafruar gradualisht me qëndrimet e politikës së përbashkët të jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë”, tha zëdhënësi i KE-së.

Sipas tij, Serbia duhet gjithashtu të përmbahet nga veprimet dhe deklaratat që bien ndesh me qëndrimin e BE-së në politikën e jashtme.

Më herët gjatë ditës, për marrëdhëniet mes BE-së dhe Serbisë foli edhe zëdhënësi i KE-së për zgjerimin, Guillaume Mercier. Në konferencën e rregullt për media, Mercier theksoi se përparimi në rrugën evropiane kërkon “përkushtim vërtet të besueshëm, të dëshmuar me veprime konkrete”, si dhe që Brukseli duhet të shohë përparim në reforma.

“Ajo që mund të them është se ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj përparimit të Serbisë në rrugën e saj evropiane. Prandaj, duhet ta vazhdojmë këtë angazhim konstruktiv dhe do të bëjmë gjithçka që Serbia të përparojë. Siç thashë, është e rëndësishme që Serbia të ndërmarrë hapa në një sërë fushash për ta përshpejtuar rrugën e saj evropiane”, deklaroi Mercier.

Negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE janë kanë ngecur prej gati pesë vjetësh. Serbia hapi grupkapitullin e fundit në negociatat e anëtarësimit në dhjetor të vitit 2021. Dy muaj më vonë, Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, ndërsa Serbia refuzoi t’u bashkohej sanksioneve që BE-ja vendosi ndaj Kremlinit. Kjo ishte arsyeja kryesore e ngecjes së saj në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ndërkohë, gjendja e sundimit të ligjit është përkeqësuar, duke i vështirësuar edhe më shumë përpjekjet e Serbisë për të dalë nga ngërçi shumëvjeçar.

Dikur një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit, Serbia gradualisht e ka humbur vendin në rrugën e integrimit evropian krahasuar me vendet e tjera. Mali i Zi është aktualisht vendi që ka më shumë gjasa të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së, i ndjekur nga Shqipëria.

Përpjekja e fundit serioze për ta nxjerrë Serbinë nga ngërçi u shënua në korrik. Në atë kohë, një pjesë e shteteve anëtare konsideronte se Serbisë duhej t’i mundësohej hapja e Grupkapitullit 3, por nuk u arrit konsensusi i nevojshëm. Sipas informacioneve të REL-it nga burime diplomatike, shtetet që mbështesnin vazhdimin e rrugës evropiane të Beogradit hoqën dorë nga këto përpjekje në shtator. Kjo ndodhi pas ngjarjeve të lidhura me vdekjen dhe varrimin e Ratko Mlladiq, i dënuar për krime lufte.

Në Serbi, të dielën, më 25 tetor, mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Bashkimi Evropian, dikur një synim strategjik i vendit, pothuajse është zhdukur nga fushata zgjedhore. Vetëm lista “Evropa Serbi” e ka ndërtuar fushatën mbi anëtarësimin në BE dhe sanksionet ndaj Rusisë, ndërsa “Serbia e Bashkuar”, lista e partisë në pushtet, dhe Lista Studentore kryesisht e shmangin këtë temë. Listat e djathta euroskeptike e kundërshtojnë hapur anëtarësimin, ndërsa shumica e listave garuese, përfshirë edhe studentët që protestojnë, kundërshtojnë sanksionet ndaj Rusisë./REL

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21/10/2026

“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

21/10/2026

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

21/10/2026

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

21/10/2026

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pas kësaj qeverie, anarki?
  • Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.