AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

by Alb Times
20/10/2026
in Opinion
6
0
Nga gjykatë në gjobëvënëse…

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Manjani

Nuk dua të merrem me përkatësinë politike të shumicës dërrmuese të pedagogëve që janë rreshtuar në një peticion me një kërkesë të vetme: dorëheqjen e qeverisë! Është e drejta e tyre të kenë bindje, simpati e madje edhe militantizëm politik.

Nuk dua të merrem as me ata, mes tyre, që përfliten për shitje notash e tezash provimesh. Për sa kohë nuk ka akuza të provuara, prezumimi i pafajësisë vlen edhe për pedagogët.

As me ata që mbajnë tituj e grada shkencore me studime plagjiaturë dhe, që askush nuk di të thotë çfarë të reje i kanë sjellë shkencës. Aq më pak me ata që kanë shfrytëzuar studentët për t’u shkruar disertacionet, me të cilat më pas kanë marrë tituj, vende pune dhe paga.

Nuk dua të merrem me këto, por nuk mund të mos i kujtoj. Sepse një pjesë e përgjegjësisë për gjendjen e universiteteve dhe të studentëve shqiptarë gjendet pikërisht këtu.

Natyrisht, jo të gjithë janë të tillë! Ka shumë pedagogë të ndershëm, profesionistë e të përkushtuar, që punojnë me pasion çdo ditë në auditorë.

Por fakti mbetet se universitetet tona ende nuk kanë arritur t’u japin diplomave të tyre vlerën dhe konkurrueshmërinë që duhet të kenë në tregun perëndimor të punës. As për tregun tonë nuk vlejnë, por hajt më. Ky është dështimi i vërtetë që duhet t’i shqetësojë pedagogët!

Por le të kthehemi te sjellja politike e tyre.

Së pari, pedagogët nuk janë punonjës të qeverisë. Universitetet janë institucione autonome, që zgjedhin drejtuesit, punësojnë stafet dhe administrojnë veprimtarinë e tyre. Financimi publik është përgjegjësi e shtetit, por autonomia akademike dhe përgjegjësia për administrimin nuk mund të zhduken sa herë duhet gjetur një fajtor politik.

Së dyti, aq autonomë janë, sa kanë ruajtur struktura dhe oferta akademike që në shumë raste duket sikur i përkasin një epoke tjetër. Ende kemi fakultete e programe që funksionojnë me logjikën e kohës së komunizmit, ndërkohë që teknologjia dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë rrënjësisht tregun e dijes. Kemi fjala vjen, disa fakultete të gjuhëve të huaja, por sa është përshtatur oferta e tyre me një botë ku një program përkthimi në
ChatGPT kushton më pak se një semestër studimi?!

Së treti, përfshirja e pedagogëve në politikë është krejt normale. Por politikën dujet ta bëjnë si qytetarë, si individë, madje edhe si anëtarë partish. Nuk ka pse autoriteti akademik të përdoret si certifikatë shkencore për një kërkesë politike. Një peticion me firma pedagogësh nuk është domosdoshmërisht një argument më i mençur se peticioni i kujtdo tjetër.

Së katërti, pse refuzohet dialogu?!

Çfarë logjike akademike është kjo: Dorëhiqu, pastaj dialogojmë!

Po me kë do të dialogoni pasi të jetë dorëhequr?! Me ish-kryeministrin?! Apo dialogun e konsideroni të suksesshëm vetëm pasi pala tjetër të mos ketë më kompetencë të vendosë?!

Kjo mund të jetë parullë mitingu, por vështirë të quhet arsyetim universitar.

Së pesti, hajde se po i kapërcejmë të gjitha se Shqipëri hesapi, cila është alternativa politike që ofrojnë pedagogët?!

Të sjellin PD-në (të cilës dukshëm i përkasin) në pushtet pa votë?! Të imponojnë një qeveri tranzitore?! Apo të na rikthejnë te eksperimentet politike të tranzicionit, disa prej të cilave janë shoqëruar me kriza të rënda dhe humbje jetësh njerëzore?!

Një pedagog duhet ta dijë se dorëheqja e qeverisë nuk është program qeverisës. Është kërkesë për largim, jo alternativë për drejtim.

Së gjashti, çfarë modeli politik po i sugjerojnë shoqërisë shqiptare?!

Modelin e gurëve, zjarrit dhe shkatërrimit të pronës së përbashkët, që më pas të prodhohen pamje heroike për Instagram?!

Apo modelin e frikës kolektive, ku kushdo që guxon të mendojë ndryshe etiketohet menjëherë patronazhist?!

A është kjo kultura demokratike që duhet të përcjellë universiteti?!

Universiteti, nëse ka një mision përtej diplomës, është të mësojë njeriun të mendojë, të arsyetojë, të kundërshtojë me argumente dhe të pranojë mendimin ndryshe.

Jo të zëvendësojë arsyen me turmën dhe argumentin me gurin.

Në fund, pedagogët kanë të gjithë të drejtën të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Por nëse zgjedhin të mbështesin edhe metodat e dhunshme të imponimit politik, atëherë kanë detyrimin moral të shpjegojnë se çfarë modeli demokracie po mbrojnë.

E përsëris, të kërkosh rrëzimin e një qeverie nuk do të thotë se ke një alternativë politike. Dhe të kesh një titull shkencor nuk do të thotë se çdo qëndrim politik që mban është shkencërisht i arsyeshëm.

Nuk e di, por pedagogët që kërkojnë demokraci duke legjitimuar dhunën nuk më duken një alternativë për të ardhmen.

Megjithatë, respektin për ta do ta ruaj. Por, respekti për pedagogun nuk më detyron të respektoj edhe logjikën e tij/tyre politike. Sidomos kur ajo mungon.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

20/10/2026

“Dorëheqja e Ramës dhe dhuna në protestë”, PD kërkon seancë urgjente në Kuvend

20/10/2026

Shtatë ditë protestë, Policia jep detaje: Mes të arrestuarve, 51 persona me precedentë në fushat e vrasjes, pengmarrjes, prostitucionit, narkotikëve…

20/10/2026

Sherr me grushte dhe thikë në Gjirokastër, plagoset 43-vjeçari, arrestohet 20-vjeçari

20/10/2026

Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

20/10/2026

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

20/10/2026

VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

20/10/2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

20/10/2026

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

20/10/2026

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

20/10/2026

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

20/10/2026

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

20/10/2026

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

20/10/2026

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

20/10/2026

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve
  • “Dorëheqja e Ramës dhe dhuna në protestë”, PD kërkon seancë urgjente në Kuvend

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.