AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Dhuna nuk është përgjigje e krizave, duhet maturi e dialog

by Alb Times
18/10/2026
in Opinion
6
0
Dhuna nuk është përgjigje e krizave, duhet maturi e dialog

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ali Ahmeti

Me shqetësim të thellë po i përcjell zhvillimet e fundit në Shqipëri. Në këtë moment delikat, kur situata ka mbërritur në një pikë që kërkon vëmendje dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme, politika shqiptare duhet të dëshmojë maturi, urtësi dhe vetëdije të lartë për interesin e përbashkët. Sot, më shumë se kurrë, është koha që të tejkalohen interesat e ngushta partiake dhe çdo konsideratë tjetër që mund të pengojë gjetjen e zgjidhjeve, në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Në këtë moment, i bëj thirrje të gjithë klasës politike shqiptare, që të reflektojë urgjentisht. Kjo është një çështje e interesit kombëtar, që kërkon përgjegjësi të përbashkët dhe vullnet për të tejkaluar veten, në të mirë të vendit.

Situata aktuale duhet të tejkalohet me maturi, përmes dialogut dhe veprimeve të përgjegjshme, në mënyrë që të mos dëmtohet më tej besimi te institucionet, jeta e qytetarëve dhe funksionimi demokratik i shtetit. Shqipëria nuk është pronë e askujt, por atdheu i të gjithëve. Prandaj, kur Shqipëria përballet me vështirësi, të gjithë kemi përgjegjësi për të kontribuar në tejkalimin e tyre. Shqipëria që digjet është Shqipëria e të gjithëve dhe humbja e saj është humbje për secilin prej nesh.

Gjithashtu, u bëj thirrje studentëve dhe të gjithë protestuesve që t’i shprehin me dinjitet kërkesat e tyre dhe të mos lejojnë që tensionet dhe përplasjet t’ua zbehin mesazhin. Shkatërrimi nuk është zgjidhje, pas çdo biznesi qëndrojnë puna, mundi dhe sakrifica e njerëzve. Forca e një proteste qëndron te qartësia e kërkesave, këmbëngulja qytetare dhe besnikëria ndaj parimeve demokratike.

Ndërkohë, institucionet e shtetit kanë një përgjegjësi të veçantë në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe dinjitetit të qytetarëve. Uniforma e policisë duhet të jetë simbol i ligjit, profesionalizmit dhe shërbimit ndaj qytetarëve, ndërsa institucionet duhet të veprojnë me paanshmëri, maturi dhe respekt të plotë për të drejtat themelore. Çdo situatë duhet të trajtohet me përgjegjësi, duke shmangur përshkallëzimin dhe duke garantuar respektimin e ligjit nga të gjithë.

Asnjë formë dhune, nga cilado palë, nuk mund të jetë përgjigje ndaj krizës. Përplasja nuk e zëvendëson dialogun, as shkatërrimi nuk e sjell ndryshimin e kërkuar. Shqipëria, si një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet të dëshmojë në praktikë respekt për demokracinë, sundimin e ligjit, institucionet dhe të drejtat e qytetarëve. Sot më shumë se kurrë, duhet të dëshmojmë se mund të mos pajtohemi, pa u përçarë, dhe se dallimet politike janë pjesë e demokracisë, por ato nuk duhet të bëhen pengesë për interesin e përbashkët.

Shqipëria është atdheu i të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve të saj, ajo është shtëpia e përbashkët e brezave që sakrifikuan për liri dhe barazi. Në momente të tilla, udhëheqja politike matet me aftësinë për të ulur tensionet, për të krijuar ura komunikimi dhe për t’i dhënë shoqërisë rrugëdalje konkrete. Prandaj, kjo është koha për një reflektim të gjerë atdhe-dashës. Shqipëria ka nevojë për një angazhim që i tejkalon kufijtë partiakë dhe vendos në radhë të parë interesin e qytetarëve, stabilitetin institucional dhe të ardhmen e vendit.

Le të mbizotërojnë dialogu mbi përplasjen dhe e ardhmja e Shqipërisë mbi çdo gjë tjetër. Kjo nuk është koha për të thelluar ndasitë, por për të gjetur gjuhën e përbashkët. Nuk është koha për të nxitur përplasje, por për të ndërtuar zgjidhje. Në këtë moment të vështirë, thirrja ime është për maturi, dialog dhe përgjegjësi mbarëkombëtare. Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë që Shqipëria ta tejkalojë këtë situatë me sa më pak pasoja për qytetarët dhe institucionet e saj. Shqipëria është e të gjithëve dhe e ardhmja e saj është përgjegjësi e përbashkët.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli

18/10/2026

“Janë qytetarët tuaj që kanë dalë në rrugë”, Moska i përgjigjet Ramës për ndërhyrje në protestat në Shqipëri

18/10/2026

“Dhuna sjell vitin ‘97”, profesori amerikan Daniel Serwer: Çdo ndryshim duhet të vijë vetëm përmes votës

18/10/2026

Protestë edhe para Parlamentit, sulmohen me molotovë efektivët e policisë

18/10/2026

Ditën gurë në bulevard, në mbrëmje plaçkitje në biznese

18/10/2026

“Nuk është protestë studentore, por…”/ Meçe: Berisha, Shehaj dhe Qori, bashkim për destabilizimin e Shqipërisë

18/10/2026

Nga Lisbona, Milano e deri në Tiranë… The Guardian shkrim për protestat nëpër Europë

18/10/2026

Pamje të rënda, protestuesit sulmojnë efektivin pas shpine dhe e “masakrojnë” me shkelma dhe shkopinj druri

18/10/2026

Në kërkim të negociatorit të paqes

18/10/2026

VIDEO / Rikthehet “mitralozi” i fishekzjarreve, kush është i maskuari që sulmon Policinë dhe pse nuk është ndaluar?

18/10/2026

FOTOLAJM / Sulmohet edhe Ministria e Brendshme, flakët përfshijnë hyrjen kryesore

18/10/2026

Jepen masat për 31 protestues, “detyrim paraqitje” për të rriturit dhe “mbikëqyrje prindërore” për 9 të mitur

18/10/2026

“Franca po digjet”, Trump fajëson emigracionin për trazirat e dhunshme: Mbyllni kufinjtë!

18/10/2026

Fëmijët nuk i krijon vetëm shkolla

18/10/2026

Dhuna nuk është përgjigje e krizave, duhet maturi e dialog

18/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • VIDEO / Protestuesit strehohen në PD, policia hedh gaz pranë selisë blu, tensione në oborr
  • 10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.