Pas një situate që po dilte jashtë kontrollit, policia ka ndërmarrë një operacion me një numër tejet të madh forcash policie që kanë mësyrë drejt protestuesve.
Disa furgona policie të mbushur me efektivë brenda tyre dhe të tjerë me shkopa gome në duar kanë mësyrë duke bërë dhjetëra shoqërime.
Nga ana tjetër në një pjesë të gjelbëruar mes Piramidës dhe Kryeministrisë një burrë duket në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kanë qenë efektivët e policisë ata që i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë.
E gjithë kjo ngjarje po zhvillohet në sytë e drejtorit të Policisë së Shtetit, Skender Hita, i pranishëm në bulevard.

Burimi: Kronikë
