Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është shfaqur pranë Kryeministrisë, në një moment kur situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon të jetë shumë e tensionuar për shkak të përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Hita shihet duke lëvizur pranë godinës së Kryeministrisë, i pajisur me maskë kundër gazit. Ai shfaqet në shoqërinë e punonjësve të tjerë të policisë, të cilët gjithashtu mbajnë pajisje mbrojtëse.
Prania e drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në këtë zonë vjen në një kohë kur efektivët po ndërhyjnë nga disa drejtime për të shpërndarë protestuesit, përfshirë zonën e Piramidës dhe rrugët anësore të bulevardit.
Burimi: Kronikë
