AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Merkel kundërshton bashkëpunimin me AfD-në: Nuk do ta votoja kandidatin e tyre për kryetar të Parlamentit!

by Alb Times
16/10/2026
in Kronikë
6
0
Merkel kundërshton bashkëpunimin me AfD-në: Nuk do ta votoja kandidatin e tyre për kryetar të Parlamentit!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar se ekziston një dallim i qartë mes partisë së majtë Die Linke dhe partisë së djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), duke kundërshtuar bashkëpunimin politik me këtë të fundit.

Merkel tha se brenda Die Linke ka anëtarë me qëndrime me të cilat ajo nuk pajtohet, veçanërisht sa i përket antisemitizmit. Megjithatë, sipas saj, qëndrimet e kësaj partie, në përgjithësi, nuk bien ndesh me Kushtetutën gjermane.

Në anën tjetër, ish-kancelarja shprehu rezerva shumë më të mëdha ndaj AfD-së, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e bashkëpunimit me këtë forcë politike.

“Unë do ta kisha bërë atë kompromis me partinë e majtë dhe besoj se nuk duhet të bashkëpunojmë me AfD-në”, deklaroi Merkel.

Ajo theksoi se nuk do ta mbështeste kandidatin e AfD-së për president të parlamentit të një landi gjerman, edhe nëse kjo parti do të ishte forca më e madhe politike.

“Edhe nëse AfD-ja do të ishte partia më e madhe, nuk do ta ngrija dorën për të zgjedhur kandidatin e saj si president të parlamentit të landit”, u shpreh ajo.

Deklaratat e Merkelit pasqyrojnë qëndrimin e saj kundër bashkëpunimit me AfD-në, e cila është bërë një nga forcat kryesore të së djathtës në Gjermani.

Burimi: Kronikë

Tags: BotaKronikë
SendShare2Tweet2
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protestuesi ngre alarmin: Agjentë të huaj po planifikojnë vrasje në shesh
  • Mbylli dyert gjatë protestës në Tiranë, vjen reagimi zyrtar i ambasadës së Izraelit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.