AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Forcat e errëta po përdorin mercenarë e minorenë”- Protesta, Demo njofton pezullimin 2 efektivëve të Policisë: Ligji do të jetë i barabartë për të gjithë! Prindërit…

by Alb Times
16/10/2026
in Kronikë
6
0
“Forcat e errëta po përdorin mercenarë e minorenë”- Protesta, Demo njofton pezullimin 2 efektivëve të Policisë: Ligji do të jetë i barabartë për të gjithë! Prindërit…

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka bërë të ditur se dy punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra për shkak të tejkalimit të kompetencave gjatë protestave në Tiranë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Demo tha se është njohur me dy rastet përmes pamjeve të publikuara në media dhe rrjetet sociale, ndërsa ka kërkuar verifikimin e tyre nga strukturat përkatëse.

Demo tha se ka kërkuar që reagimi i policisë të jetë proporcional dhe brenda kufijve të ligjit, duke theksuar se do të hetohet çdo rast i tejkalimit të kompetencave nga efektivët.

“Ligji absolutisht do të jetë i barabartë për të gjithë, si për ata që, të motivuar politikisht, dhunojnë me synimin për të krijuar kaos në Shqipëri, ashtu edhe për uniformat të cilat tejkalojnë kompetencat e ligjit”, u shpreh ministri.

Demo akuzoi gjithashtu organizatorët e protestave për nxitje të akteve të dhunës ndaj policisë, institucioneve dhe pronës private. Ai theksoi se reagimi i forcave të rendit duhet të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjin.

Ministri u bëri thirrje prindërve të mos lejojnë përfshirjen e të miturve në akte të dhunshme, ndërsa siguroi qytetarët se garantimi i rendit dhe sigurisë publike do të vijojë të jetë prioritet.

Burimi: Kronikë

Tags: KronikëkryesoreKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vijon përplasja mes protestuesve dhe Policisë në bulevard, ‘lumë gurësh’ drejt tyre! Efektivët përgjigjen me gaz

16/10/2026

Përplasjet para Kryeministrisë, Policia shoqëron disa persona!

16/10/2026

Francë, a po manipulohen politikisht protestat në prag të zgjedhjeve?

16/10/2026

Gjykata pezullon punimet për Muzeun Hebraik në Vlorë, pranohet kërkesa për sigurimin e padisë

16/10/2026

Fotot e para të Papa Leone XIV pas operacionit, shfaqet duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar!

16/10/2026

Protestuesit sulmojnë godinën e ish-“Hotel Dajti”, thyejnë xhamat e dyerve në hyrje dhe shkatërrojnë

16/10/2026

Dita e katërt e protestës, Policia shpërndan turmën me ujë dhe gaz lotsjellës, i largon nga bulevardi te Kryeministria dhe nis shoqërimet! (FOTO)

16/10/2026

Financial Times: Protestat nuk e lëkundin Ramën, as rrugën e Shqipërisë drejt BE-së! Opozita është po aq e pabesuar nga qytetarët

16/10/2026

Kina do të modifikojë sistemin e numërimit të trenave duke shtuar serinë “X” për trenat me shpejtësi më të lartë

16/10/2026

Protestuesi i hedh ujë, gruaja i kthehet: Nuk ia keni dalë në shkollë prandaj vini këtu…!

16/10/2026

Dita e katërt e protestës, një efektiv policie dhe dy të mitur mbeten të lënduar, mjekohen te Spitali i Traumës

16/10/2026

“Nëse provohet se ka nxitje…”- Protestat e studentëve, moderatorja: Dënoj përdorimin e fëmijëve dhe dhunën ndaj Policisë, janë figura e shtetit!

16/10/2026

Bojkoti lë auditorët bosh, pezullimi i mësimit në fakultete, Mark Marku mbështet studentët dhe dënon dhunën!

16/10/2026

“Duhet me e vra ndonjë polic bro…!”- Balla publikon bisedën e grupeve anonime në WhatsApp: Në grupin e studentëve u dha porosi për të marrë thika!

16/10/2026

Lëndohet në protestë bashkëshortja e Sokol Olldashit!

16/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Dikush kërkon të ndezë flakët e urrejtjes dhe përçarjes”- Ministri Demo bën bilancin e protestës: 156 të lënduar, mes tyre 97 efektivë policie dhe 4 të mitur!
  • Vijon përplasja mes protestuesve dhe Policisë në bulevard, ‘lumë gurësh’ drejt tyre! Efektivët përgjigjen me gaz

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.