Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka reaguar përmes një mesazhi drejtuar prindërve, në një kohë kur protestat dhe tensionet janë përhapur në disa qytete të vendit.
Kumbaro thekson se arsimtarët janë në krye të detyrës dhe se mësimi vijon në shkolla, ndërsa u bën thirrje prindërve të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve në situata të dhunshme.
“Të dashur prindër, arsimtarët janë në krye të detyrës, shkollat vijojnë mësimin. Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta e të dhunshme, duke i vënë vetë fëmijët në rrezik. Janë duart e errëta dhe të zeza dhe jo nxënës dhe studentë”, tha ministrja mes të tjerash.
Mesazhi i plotë i Kumbaros:
“Të dashur prindër dhe nxënës, studentë dhe mësues, në këtë orë kur shohim përmes ekraneve lëvizje kaotike të nxënësve, sidomos të atyre të miturve, dua të ndaj me ju një thirrje për bashkëpunim si ministre e Arsimit, por edhe si nënë. Ndërkohë që ‘’duart e errëta’’ hedhin tym e errët të shashkave të shkatërrimit, qoftë në pronat publike, apo në bizneset private, nuk duhet të gjithë bashkë të lejojmë që fëmijët tanë të jenë viktima të kësaj tymnaje]. Ndërkohë që flasim në shumë shkollë nga shkollat tona vazhdon mësimi në mënyrë normale. E di që një pjesë e nxënësve nga prindërit e tyre janë tërhequr nëpër shtëpia me të drejtën legjitime për t’i mbrojtur nga përplasjet, për t’i mbrojtur nga tymnaja e zezë dhe sidomos nga ‘’duart e errëta’’ që të gjithë e dimë të kujt janë, që në këtë moment duan që maskat e tyre tua vënë fytyrave të fëmijëve tanë, nxënësve tanë.
Kemi qenë gjatë gjithë kohës në komunikim, kemi ndërtuar bashkë të dashur prindër shumë programe edukimi që ju i keni mbështetur në shkollat që nga klasa e parë deri në maturë. Jemi në komunikim me të gjitha universitetet. Nuk janë studentët, nuk janë nxënësit ata që shkatërrojnë. Nuk janë nxënësit, nuk janë studentët ata që thyejnë, bizneset me të cilat mbahen mijëra familje, përfshi dhe familjet e vetë fëmijëve tanë. Prandaj e vetmja mënyrë që ne kemi që energjinë pozitive, por edhe të drejtën legjitime të rinisë për të protestuar, ta kthejmë në rrugë dialogu. Kemi qenë gjithmonë bashkë në komunikim dhe do të vazhdojmë të jemi. Do të vazhdojmë të jemi që shkolla të mos jetë vendi që shkatërrohet nga ‘’duart e zeza’’ të cilat duhet t’i mbajmë larg dhe të mos na i kthenë fëmijët në viktima të kaosit. Po të jemi bashkë që këto shkolla të jenë vatrat e dije sikurse bashkë i kemi ndërtuar, i kemi trashëguar të tilla dhe duhet t’i mbajmë dhe t’i lëmë stafetë të tilla.
Prandaj ashtu sikurse gjithmonë kemi punuar dhe diskutuar, ju ftoj që në radhë të parë të kemi bashkëpunim për të mbrojtur fëmijët, për të garantuar sigurinë e tyre fizike, që të mos merren pengrëmuja dhe nga kaosi. T’i dëgjojmë ata, t’ju japim mundësinë të flasim jo përmes shkatërrimit, por përmes komunikimit, ju si prindër edhe ne si arsimtarë.
Ndërkohë që flasim, arsimtarët dhe mësuesit janë në krye të detyrës, janë nëpër shkolla, janë duke mbyllur orarin ditor të mësimit. Prandaj vetëm komunikimi në të gjitha rrugët përfshi edhe këtë mesazh të shkurtër, është rruga më e mirë e bashkëpunimit që dhe fëmijët të kenë të gjithë të drejtën të shprehen edhe të drejtën të protestojnë në mënyrë keq legjitime, por ta bëjnë atë ashtu sikurse ju i keni mësuar, ashtu sikurse ne bashkë e ndërtojmë komunikimin në të gjithë programet tona.
Prandaj e kërkoj këtë bashkëpunim duke mirëkuptuar shqetësimin tuaj dhe shqetësimin e të gjithë mësuesve që janë ata që kujdesen për dijet, mos t’i humbasim shkollës qëllimin kryesor të ekzistencës së saj, të vatrës së dijes.
Të dashur prindër, të dashur mësues, të gjithë bashkë, por i drejtohem edhe shoqërisë, edhe mediave, edhe shoqërisë civile, edhe lagjeve dhe komunitetit: Ju lutem në radhë të parë si prindër, por edhe si qytetarë të këtij vendi, të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta të duarve të liga që kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë. I kemi ndërtuar gjithmonë gjërat me dialog dhe komunikim dhe do të jemi në vazhdimësi çdo orë këtu për t’ju përgjigjur”.
Burimi: Kryesore
