AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Gjuha që ushqen dhunën

by Alb Times
15/10/2026
in Opinion
6
0
Gjuha që ushqen dhunën

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Marenglen Kasmi

Si çdo ditë, edhe sot në mëngjes dola nga shtëpia dhe u çapita përpjetë Rrugës së Durrësit. Një ditë e bukur me diell, por rruga ishte e zymtë. Xhama të thyer, gjurmë djegiesh, trotuare të shkatërruara. Erë tym «demokracie»!

Përpara bizneseve të dëmtuara qëndronin njerëz me duar të kryqëzuara. Në fytyrat e tyre lexohej trishtimi dhe pasiguria. Nga bisedat kuptohej se njerëzit kishin frikë nga përsëritja e dhunës dhe se ajo që kishte ndodhur një natë më parë kishte shkaktuar zemërim e neveri.

«Lëre, lëre, ishte tmerr i madh!», më tha një i njohuri im, pronar i një biznesi të respektuar. «Më kanë djegur reklamën, por ishalla me kaq». Disa metra më tutje, të tjerë po riparonin qepenin e dyqaneve.

Pamja më ktheu në vitin 1991, kur në Rrugën e Durrësit filluan të vendoseshin për herë të parë qepenat metalikë, fill pas bastisjeve gjatë protestave të dhunshme si kjo e djeshmja. Qysh prej kësaj kohe qepenat u bënë pjesë e pandarë e pamjes së qytetit. Tridhjetë e pesë vjet më vonë, po i shihja të riparoheshin për të njëjtën arsye.

Pak më sipër, Ministria e Arsimit i ngjante një shpelle të djegur. Ajo ishte e para që u sulmua dhe u dogj. Më pas radhën e patën Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Drejtësisë. Pikërisht këto tri ministri, që mbulojnë fusha me rëndësi të veçantë për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Arsimi ka mbyllur tashmë kapitullin përkatës, ekonomia sapo kishte shënuar një tjetër arritje me mbylljen e kapitullit 20, ndërsa drejtësia mbetet një nga shtyllat kryesore të procesit të integrimit. Të jetë rastësi që pikërisht këto tri ministri u vunë në shënjestër të huliganizmit politik, me disa xhokezinj të maskuar në rolin e zjarrvënësve?

Ndërkohë, në disa studio televizive, ajo që ndodhi mbrëmë në Tiranë vazhdon të paraqitet si revoltë studentore.

Ka kohë që në Shqipëri punohet për të krijuar psikozën se ky vend ka marrë fund, se është bërë i pabanueshëm dhe se këtu nuk funksionon më asgjë. Ky është refreni i përditshëm i opozitës, mediave dhe disa opinionbërësve. Edhe kur ka arsye të forta për të kritikuar qeverinë, diskutimi rrëshqet shpejt drejt përfundimit se Shqipëria nuk ka më të ardhme. Por, ka një dallim të madh mes kritikës ndaj qeverisë dhe përpjekjes për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se shteti i tyre nuk vlen më asgjë.

Kjo gjuhë nuk është pa pasoja. Nëse ushqehet dëshpërimi, urrejtja dhe mosbesimi ndaj institucioneve, krijohen edhe kushtet dhe terreni për ushtrimin e dhunës. Një pjesë e politikës dhe e medias ka kohë që kërkon përplasje, ndërsa çdo përpjekje për të ulur tensionet përqeshet si dobësi apo puthje dore e pushtetit.

Në këtë atmosferë, ajo që ndodhi dje në Tiranë vështirë të konsiderohet një shpërthim krejt rastësor. Që me shpërthimin e parë të dhunës, m’u krijua bindja se protesta e flamingove kishte marrë fund. Djegia e Ministrisë së Arsimit vetëm sa e vulosi këtë përfundim. Flamingot e kishin humbur prej kohësh fuqinë mobilizuese dhe nuk po arrinin ndonjë rezultat politik. Afërmendsh që kështu do të përfundonte, pasi ajo lëvizje nuk u artikulua asnjëherë politikisht.

Për ta mbajtur në jetë revolucionin imagjinar, u thirrën në skenë studentët. Por ndërsa flitej për revoltë studentore, rrugëve të Tiranës vepronin grupe huliganësh të maskuar që sulmonin institucione, digjnin, dëmtonin e bastisnin prona publike e private dhe përplaseshin me policinë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, 51 punonjës policie mbetën të lënduar. Ndërkohë, ende nuk kemi një bilanc të plotë të dëmeve dhe vjedhjeve në bizneset private.

I ndoqa disa nga studiot televizive ku komentoheshin ngjarjet. Më bëri përshtypje lehtësia me të cilën justifikohej dhuna. Dëmet ndaj bizneseve private, sulmet ndaj policisë dhe shkatërrimet në qytet kalonin në plan të dytë. Madje një nga «baballarët» e gazetarisë sonë mezi i përmendte ashtu kalimthi. Në ekran u shfaqën edhe personazhe pak ose aspak të njohur për publikun, të cilët flisnin për djegiet sikur të ishin pjesë e zakonshme e një proteste. Fajtor si gjithmonë ishte Edi Rama, i cili nuk do që nuk të largohet. E kjo duhet t’i japë kujtdo të drejtën të shkatërrojë dhunojë e plaçkitë.

Edhe sot në mëngjes nuk munguan titujt për Shqipërinë që digjej dhe studentët që kishin marrë në dorë Tiranën. Por pamjet e rrugës tregonin diçka tjetër. Kishte studentë që protestonin, por edhe njerëz të maskuar që ushtronin dhunë. Përse këmbëngulet që veprimet e këtyre të fundit të paraqiten si revoltë studentore?

Studentët kanë një vend të veçantë në kujtesën historike të shqiptarëve. Mjafton të kujtojmë dhjetorin e vitit 1990. Emri i tyre ngjall simpati dhe mbështetje, gjë që nuk mund të thuhet për njerëzit që djegin prona e sulmojnë policinë. Prandaj përfshirja e studentëve ishte kaq e leverdishme për një protestë që po shuhej. Ajo mund të fitonte një mbështetje të re, ndërsa dhuna të fshihej pas emrit të tyre.

Ndërkaq mbetet të sqarohet çështja e organizatorëve. Kush e organizoi dhunën? Kush i mobilizoi grupet e maskuara dhe kush i drejtoi ato? Deri tani nuk kemi parë të dalë publikisht ndonjë organizator që të marrë përgjegjësinë për atë që ndodhi. Mënyra e veprimit të grupeve të dhunshme ngre dyshime për një organizim që shkon përtej një shpërthimi spontan zemërimi.

Sot, kryeministri Rama akuzoi publikisht opozitën se ajo qëndron pas dhunës. Është një akuzë e rëndë, aq më tepër kur bëhet nga kreu i qeverisë. Nuk dimë se mbi çfarë informacionesh mbështetet, pasi ato nuk janë bërë publike. Por një kryeministër duhet të ketë një bazë serioze përpara se të bëjë një akuzë të tillë. Nëse disponon informacione konkrete, ato duhet t’u kalojnë institucioneve kompetente. Përgjegjësia nuk mund të mbetet vetëm te ata që hodhën molotovët, nëse provohet se pas tyre ka pasur organizatorë.

Pas gjithë kësaj dhune pyetja se çfarë kërkon të arrijë politikisht kjo lëvizje mbetet ende e hapur. Deri tani kemi dëgjuar kryesisht thirrjen për largimin e Edi Ramës, por asnjë alternativë të qartë politike. Të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit është krejt legjitime, por kjo nuk mjafton për të bindur qytetarët se ata nesër do të qeverisen më mirë. Aq më pak që kjo kërkesë mund të justifikojë djegien e institucioneve dhe të pronës private. Prandaj dyshimi se synimi mund të jetë destabilizimi i vendit nuk mund të shpërfillet. Nëse pas kësaj dhune qëndron një organizim politik, atëherë duhet të dimë kush kërkon të arrijë përmes kaosit atë çka nuk e arrin dot përmes votës. Këtu jemi të detyruar të sodisim edhe spektaklin e disa deputetëve që përpara kamerave përpiqen të duken si luanë të revolucionit, ndërsa të kujtojnë më shumë lepurushë të trimëruar nga zhurma e rrugës. Pa harruar ata që sapo shohin disa flakë në Tiranë, fillojnë të ëndërrojnë karrigen e kryeministrit dhe revolucione të reja fshataro-borgjeze.

Përgjegjësi të veçantë në këtë histori ka edhe një pjesë e medias dhe e atyre që çdo mbrëmje shfaqen në ekran si analistë. Në vend që të ndihmojnë publikun të kuptojë çfarë po ndodh, kërkojnë vazhdimisht përshkallëzim dhe e paraqesin përplasjen dhe dhunën si të vetmen rrugë për ndryshim. Kësisoj, ata shndërrohen në piromanë të fjalës, që ndezin çdo mbrëmje atmosferën politike dhe të nesërmen dalin përsëri në ekran për të komentuar zjarrin. Sigurisht që nuk mund t’i quajmë ata organizatorë të dhunës, por përgjegjësia për klimën që krijojnë nuk mund të shpërfillet. As drejtuesit e televizioneve nuk mund të sillen sikur nuk ka rëndësi se çfarë u serviret çdo mbrëmje qytetarëve. Molotovët nuk ndizen vetëm në rrugë. Disa prej tyre përgatiten çdo mbrëmje në studiot televizive dhe flaka e tyre djeg më shumë se ajo e rrugës. Kjo nuk është një akuzë, por një thirrje për maturi dhe përgjegjësi në përdorimin e fjalës.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protesta në Shkodër, gjimnazistët sulmojnë me gurë Bashkinë dhe shkaktojnë dëme! Policia shoqëron disa prej tyre

15/10/2026

Veteranët e luftës në Kosovë reagojnë: Vandalët të mos përdorin flamurin e UÇK-së!

15/10/2026

Protesta dhe dhuna para Parlamentit, pas tensioneve Policia i shpërndan me gaz lotsjellës! (VIDEO)

15/10/2026

Dëmet gjatë protestës, Dhoma e Tregtisë dhe 8 shoqatat e biznesit apel Policisë: Mbroni jetën dhe pronën publike e private! Autorët të mbajnë përgjegjësi

15/10/2026

Tensione edhe te Ministria e Inftrastrukturës, protestuesit thyejnë xhamat e institucionit!

15/10/2026

Premtimi parazgjedhor në Izrael, rivali i Netanyahut: Do ta mposhtim Hamasin brenda 18 muajsh

15/10/2026

Protesta/ Policia e Shtetit apel prindërve: Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg dhunës, siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!

15/10/2026

Gjuha që ushqen dhunën

15/10/2026

Kryeministri Rama reagon për “Reuters”: Nuk do të dorëhiqem! S’lejoj që dhuna të rrezikojë synimin strategjik të Shqipërisë për anëtarësimin në BE! (E PLOTË)

15/10/2026

Pas Ministrisë së Arsimit, protestuesit i drejtohen Parlamentit dhe vijojnë shkatërrimet! Shkulin kangjellat, sinjalistikën, sulmojnë dhe Bankën e Shqipërisë

15/10/2026

Protesta në Durrës, gjimnazistët shkatërrojnë koshat e mbeturinave dhe sinjalistikën rrugore!

15/10/2026

Protesta e përshkallëzuar në Tiranë, Gjykata e Apelit njofton personelin të largohen nga institucioni

15/10/2026

Bizneset nisin riparimet e ambienteve pas shkatërrimeve nga protestuesit, punohet për rikthimin në normalitet!

15/10/2026

Dhuna në protestën e djeshme, Policia e Shtetit bën bilancin: 55 persona të arrestuar dhe 98 të proceduar penalisht!

15/10/2026

Arkimed Lushaj u jep ‘leksione’ gjimnazistëve me bomba molotov e balklava, postimi i “Stresit”: Vetëm me këto i sprapsni policët

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protesta në Shkodër, gjimnazistët sulmojnë me gurë Bashkinë dhe shkaktojnë dëme! Policia shoqëron disa prej tyre
  • Veteranët e luftës në Kosovë reagojnë: Vandalët të mos përdorin flamurin e UÇK-së!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.