AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

BE shqyrton ndalimin e udhëtimeve për shtetasit rusë, mes shqetësimeve për sulmet hibride

by Alb Times
15/10/2026
in Botë
6
0
BE shqyrton ndalimin e udhëtimeve për shtetasit rusë, mes shqetësimeve për sulmet hibride

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian po punon në disa drejtime për ta kufizuar numrin e shtetasve rusë që mund të hyjnë në bllok, përfshirë edhe mundësinë ekstreme të ndalimit të plotë të të gjitha udhëtimeve joesenciale në zonën Shengen.

Kjo vjen pasi Brukseli dhe disa shtete anëtare të BE-së kanë ngritur shqetësime se individë që përdorin statusin diplomatik rus, ose udhëtojnë me viza turistike, kanë luajtur rol kyç në lloje të ndryshme sulmesh hibride brenda bllokut.

Së fundmi, autoritetet gjermane zbuluan se i dyshuari kryesor për sulmin me dronë në aeroportin e Lajpcigut në gusht, që shkaktoi ndërprerje të mëdha të trafikut, kishte shtetësi të dyfishtë bjelloruse dhe ruse dhe kishte hyrë në BE me një vizë turistike Shengen të lëshuar nga Italia.

Në një dokument politikash të presidencës së BE-së, trajtohen mundësitë e ndryshme për vizat e shtetasve rusë.

Në dokument thuhet se “zgjidhja e vetme që do të ishte efektive në afat të gjatë është mundësia e miratimit të masave kufizuese për vizat, të cilat do t’i ndalonin udhëtimet joesenciale për shtetasit e një kombësie të caktuar”.

Në dokument theksohet se për një masë të tillë do të nevojiteshin ndryshime në Kodin e Vizave të BE-së dhe se “këto masa për vizat do të zbatoheshin në mënyrë të njëtrajtshme, si pjesë e legjislacionit të BE-së”.

Ndryshimi i Kodit të Vizave do të bëhej përmes procedurës së shumicës së cilësuar, që nënkupton mbështetjen e 55 për qind të shteteve anëtare, të cilat përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së përgjithshme të BE-së.

Një rishikim më i gjerë i Kodit të Vizave të BE-së mund të bëhet më vonë gjatë këtij viti, por disa shtete anëtare, veçanërisht në Evropën Jugore, ende hezitojnë t’i ndërpresin plotësisht mundësitë për kontakte të drejtpërdrejta mes qytetarëve të tyre dhe shtetasve rusë.

Menjëherë pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, në vitin 2022, BE-ja pezulloi plotësisht marrëveshjen me Rusinë për lehtësimin e vizave, e cila mundësonte viza më të lira, viza me shumë hyrje dhe procedura më të thjeshta për marrjen e tyre.

Brukseli u dërgoi gjithashtu udhëzime shteteve anëtare për mënyrën se si duhet t’i trajtojnë kërkesat për viza nga shtetasit rusë, duke u dhënë përparësi kërkesave për të ashtuquajturat “udhëtime esenciale”.

Në këtë kategori përfshihen udhëtimet për arsye humanitare, përfshirë ato të përfaqësuesve të shoqërisë civile, disidentëve politikë, gazetarëve të pavarur, si dhe udhëtimet për bashkim familjar.

The post BE shqyrton ndalimin e udhëtimeve për shtetasit rusë, mes shqetësimeve për sulmet hibride appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: bashkimi evropianBota
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kryebashkiaku Rakip Suli: Vetëm 50 fëmijë po protestojnë në Kamëz! Mësimi po vazhdon normalisht, mos i keqpërdorni

15/10/2026

Protestuesit sulmojnë me gurë Ministrinë e Arsimit dhe efektivët, Policia i shpërndan me gaz lotsjellës, nisin dhe shoqërimet!

15/10/2026

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me kameramanët: S’qenkeni në protestë sot, paskeni shpëtuar?

15/10/2026

Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e protestës: Nga 89 persona të lënduar, 61 janë efektivë të Policisë, 18 protestues

15/10/2026

Protesta në Tiranë, mbi 80 persona të shoqëruar nga Policia pas kaosit, dhunës dhe shkatërrimeve!

15/10/2026

Dhuna në protestë, 86 persona të lënduar, 6 persona ende të shtruar në Spitalin e Traumës!

15/10/2026

Avokati: Kjo protestë është e PD dhe e opozitës! Mahmutaj: Berisha kërkon rrëmujë dhe kaos!

15/10/2026

Përmbytje masive në Turqi, humb jetën një 14-vjeçar

15/10/2026

“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës”- Delegacioni i BE në Shqipëri reagon për protestën: Vetëpërmbajtje, shmangni çdo akt dhune! Protesta të jetë paqësore

15/10/2026

“Disa shkatërrojnë, ne pastrojmë”- Rama takon punonjësit e Bashkisë: Ne vazhdojmë të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë! (VIDEO)

15/10/2026

Dhuna në protestën e djeshme, vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë!

15/10/2026

Australia shtrëngon rregullat për të mbrojtur fëmijët, projektligj i ri për të frenuar gjigantët e teknologjisë

15/10/2026

Protesta në Elbasan, policia nis shoqërimet

15/10/2026

Protesta e dhunshme, dëmtohet edhe një filial i Postës Shqiptare, shkatërrime kudo

15/10/2026

Shembet çatia e një shkolle në Pakistan, humbin jetën 27 nxënës dhe një mësues

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kryebashkiaku Rakip Suli: Vetëm 50 fëmijë po protestojnë në Kamëz! Mësimi po vazhdon normalisht, mos i keqpërdorni
  • Protestuesit sulmojnë me gurë Ministrinë e Arsimit dhe efektivët, Policia i shpërndan me gaz lotsjellës, nisin dhe shoqërimet!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.