AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Kjo nuk është më protestë, por cenim i rendit kushtetues

by Alb Times
14/10/2026
in Opinion
6
0
Nga gjykatë në gjobëvënëse…

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Manjani

Ka një kufi që ndan protestën nga dhuna, pakënaqësinë qytetare nga destabilizimi dhe ushtrimin e një të drejte kushtetuese nga veprimtaria që synon të paralizojë funksionimin normal të shtetit.

Ky kufi nuk përcaktohet nga numri i protestuesve, nga ashpërsia e parullave apo nga radikalizmi i kërkesave politike. Ai përcaktohet nga natyra e veprimeve, organizimi i tyre, vazhdimësia dhe, mbi të gjitha, nga qëllimi që ato synojnë të realizojnë.

Pikërisht këtu lind nevoja për ta parë me gjakftohtësi atë që po ndodh.

Nuk kemi më përpara një protestë të zakonshme. Nuk kemi as një shpërthim spontan pakënaqësie, madje as një revolucion në kuptimin klasik politik të fjalës.

Kemi përpara një fenomen dhune publike, me elemente organizimi dhe vazhdimësie, që ngre dyshime serioze për një synim shumë më të madh sesa shprehja e pakënaqësisë.

Dhuna spontane mund të shpërthejë papritur, por nuk mund të mbahet pafundësisht në këmbë pa një mekanizëm që e ushqen.

Le t’i analizojmë faktet, pa emocione dhe pa paragjykime politike.

Dhuna vazhdon për orë të tëra. Aktorët e saj kryesorë mbeten kryesisht anonimë. Nuk ka një udhëheqje të identifikueshme që merr publikisht përgjegjësinë për organizimin dhe objektivat e saj.

Në emër të studentëve krijohen barrikada njerëzore, pas të cilave fshihen dhunues me maska. Në pika të ndryshme të qytetit shfaqen grupe që ushtrojnë dhunë e djegin çtë munden. Goditen vende të rëndësishme dhe krijohen situata që pengojnë jetën normale të qytetit.

Por ajo që të bën më shumë përshtypje është logjistika.

Dhuna e zgjatur nuk kërkon vetëm njerëz të gatshëm për të goditur. Ajo kërkon mjete, furnizime, koordinim, zhvendosje dhe qëndrueshmëri.

Mendojeni pak: edhe dhunuesit që qëndrojnë për orë të tëra në rrugë kanë nevojë për ujë e ushqim, përveç maskave që përdorin për të fshehur identitetin. Edhe mjetet e dhunës duhet të sigurohen, të transportohen e të shpërndahen. Edhe grupet që veprojnë në pika të ndryshme duhet të kenë njëfarë koordinimi.

Asgjë nga këto nuk provon vetvetiu ekzistencën e një qendre të vetme organizimi. Por të marra së bashku, këto rrethana kërkojnë një shpjegim shumë më serioz sesa formula e zakonshme: populli është i pakënaqur dhe po proteston.

Pakënaqësia mund të shpjegojë motivin e një proteste, por nuk shpjegon automatikisht organizimin e dhunës.

Ky është dallimi themelor.

Madje, ajo që po shohim duket se i tejkalon edhe kapacitetet e zakonshme të protestave të dhunshme të organizuara nga partitë tona politike.

Protestat e tyre, edhe kur janë shoqëruar me përplasje, përgjithësisht kanë pasur një fillim, një fund, një organizator të njohur dhe një objektiv politik të deklaruar.

Këtu shfaqet një fenomen tjetër: vazhdimësi, anonimati, shpërndarje territoriale dhe mungesë përgjegjësie publike.

Është diçka që duket më e madhe edhe se ajo e ashtuquajtura protestë e flamingove.

Është më shumë edhe se përndjekësit dhe vezët e Llapaj-Qorri-Shehajt. Më shumë edhe se molotovhedhësit e Partisë Demokratike.

Nuk përjashtoj aspak që këta aktorë politikë të kenë rol në këtë situatë. Përkundrazi, prania dhe mbështetja e tyre politike ndaj veprimeve të dhunshme, aty ku provohet, është një fakt që duhet konsideriuar.

Por të jesh i pranishëm në një situatë dhune, ta mbështesësh atë politikisht dhe të jesh organizatori i saj janë tri gjëra të ndryshme.

Për momentin, këta aktorë më shumë ngjajnë me spekulantë politikë që përpiqen të përfitojnë politikisht nga kjo situatë, sesa me njerëz që e kontrollojnë plotësisht atë.

Kjo e bën problemin edhe më serioz. Sepse një dhunë që nuk ka drejtues të njohur, nuk ka përgjegjës të identifikueshëm dhe nuk ka një objektiv të deklaruar, është shumë më e vështirë të kontrollohet politikisht dhe institucionalisht.

Unë nuk e di kush e organizon këtë dhunë. Nuk e di kush e financon, nëse ka financues, kush e koordinon dhe cili është objektivi përfundimtar i saj.

Sigurisht, nuk kam ndërmend të shpik përgjigje për pyetje që kërkojnë prova. Por pikërisht sepse këto përgjigje mungojnë, shteti ka detyrimin t’i gjejë.

Në një rend demokratik nuk mund të pranohet që dhuna e organizuar të shndërrohet në një instrument anonim të imponimit të vullnetit politik.

E drejta për të protestuar është kushtetuese. E drejta për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë është kushtetuese. Edhe e drejta për të kërkuar ndryshimin rrënjësor të sistemit politik është pjesë e lirisë demokratike.

Por askush nuk ka të drejtë të përdorë dhunën për të imponuar këto kërkesa.

Kushtetuta garanton lirinë e tubimit paqësor. Ajo nuk garanton të drejtën për të krijuar kaos, për të goditur njerëz apo për të paralizuar institucionet përmes dhunës.

Natyrisht, jo çdo akt dhune në një protestë përbën juridikisht cenim të rendit kushtetues. Për një përfundim të tillë duhet të provohen veprime dhe qëllime konkrete kundër funksionimit të institucioneve kushtetuese.

Por kur dhuna merr karakter të vazhdueshëm, shtrihet në pika të rëndësishme të qytetit dhe shfaq elemente të një organizimi të qëndrueshëm, atëherë dyshimi për një veprimtari që shkon përtej protestës bëhet plotësisht legjitim.

Natyrisht kjo situatë kërkon përgjigje institucionale, jo propagandë politike.

Qeveria deklaron se e di çfarë fshihet pas kësaj situate. Nëse vërtet e di, atëherë duhet të veprojë. Dhe të veprojë sa më parë.

Jo me deklarata politike. Jo me akuza të përgjithshme. Jo duke identifikuar si armiq të shtetit të gjithë ata që protestojnë.

Por duke identifikuar organizatorët konkretë të dhunës, mekanizmat e saj, burimet e mundshme të financimit dhe përgjegjësit individualë.

Në fund të fundit, ruajtja e rendit publik, mbrojtja e institucioneve dhe garantimi i ushtrimit të lirë të të drejtave kushtetuese janë detyrime themelore të qeverisë.

Këto detyrime nuk përmbushen duke toleruar dhunën, por as duke e përdorur atë si pretekst për të shtypur protestën paqësore.

Shteti demokratik duhet të jetë njëkohësisht garantues i protestës dhe pengesë e pakapërcyeshme për dhunën.

Sepse kur dhuna fillon të zëvendësojë politikën dhe anonimati të zëvendësojë përgjegjësinë, problemi nuk është më vetëm rendi në rrugë.

Problemi është autoriteti i ligjit dhe funksionimi i shtetit kushtetues.

Kjo nuk është më një çështje që mund të zgjidhet me deklarata për shtyp.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

14/10/2026

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

14/10/2026

U diagnostikua me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit!

14/10/2026

Bombardime të fuqishme në Liban, avionët luftarakë dhe artileria izraelite godasin disa zona!

14/10/2026

“Protesta s’ka lidhje me opozitën”- Hasimja: Janë në pozicion jashtë loje, opozitën po e bëjnë njerëzit në shesh!

14/10/2026

Kjo nuk është më protestë, por cenim i rendit kushtetues

14/10/2026

Kaosi dhe dhuna në rrugët e Tiranës, biznese dhe institucione, Policia vijon shoqërimet pas përfundimit të tubimit

14/10/2026

Kushtet e Kroacisë për Malin e Zi, zbulohen 8 kërkesat e Zagrebit përpara integrimit

14/10/2026

Dhuna në protestë, Policia shoqëron shumë persona të dyshuar nga zona të ndryshme të Tiranës!

14/10/2026

VIDEO/ Momenti kur protestuesit sulmojnë komisariatet nr.2 dhe 3! Hyjnë në territorin e tyre dhe shkatërrojnë, shikoni pamjet

14/10/2026

Protesta/ Bardhi denoncon dhunën policore ndaj deputetëve opozitarë: Akt i padenjë për njerëz që mbajnë uniformën e shtetit!

14/10/2026

Protesta e dhunshme, Berisha: Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme, studentët nuk i lëshojmë!

14/10/2026

Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

14/10/2026

“Këta nuk janë studentë, janë më të sofistikuar”- Leka: I vetmi ndryshim nga 14 shtatori 1998 është se…

14/10/2026

“Mund të vrasin njerëz”- Protesta, Çupi: Çunat me kapuçë nga Tetova dhe të Vetëvendosjes po krijojnë grusht shteti!

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?
  • Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.