AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

U diagnostikua me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit!

by Alb Times
14/10/2026
in Botë
6
0
U diagnostikua me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Papa Leone XIV ka përcjellë mesazhin e tij të parë pas ndërhyrjes kirurgjikale në Romë, duke falënderuar besimtarët katolikë për lutjet dhe mbështetjen e tyre në këtë periudhë të vështirë për shëndetin e tij.

Në një mesazh drejtuar pjesëmarrësve të një simpoziumi me rastin e 10-vjetorit të dokumentit Amoris laetitia, të hartuar nga paraardhësi i tij, Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike shprehu mirënjohjen për lutjet dhe angazhimin e besimtarëve.

“Siç e dini, gjatë këtyre ditëve nuk kam mundur të jem mes jush”, shkroi Ati i Shenjtë.

Papa vlerësoi shkëmbimin e përvojave dhe dëgjimin e kujdesshëm mes pjesëmarrësve, duke i cilësuar ato si një dhuratë për të gjithë Kishën. Në përfundim të mesazhit, Papa kërkoi që besimtarët të vazhdojnë të luten për të, duke theksuar se edhe ai lutet për ta.

Ndërkohë sipas informacionit të bërë publik nga ekipi mjekësor që po kujdeset për Papën, atij i është diagnostikuar adenokarcinoma pulmonare, një formë e zakonshme e kancerit të mushkërive.

Gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale rreth 90-minutëshe në Romë, mjekët hoqën lobin e poshtëm të njërës prej mushkërive të tij.

Mjekët Luigi Carbone dhe Stefano Margaritora bënë të ditur se rikuperimi i Papës po ecën sipas pritshmërive. Ai ka mundur të ecë në ambientet e dhomës së tij në spital dhe ka konsumuar mëngjesin dhe drekën.

Gjatë fundjavës, Papa kishte njoftuar besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit për ndërhyrjen e planifikuar, duke bërë të ditur se masa e zbuluar në mushkëri ishte identifikuar në një fazë të hershme.

Papa Leone XIV ka anuluar të gjitha daljet publike deri më 20 tetor, për t’iu kushtuar trajtimit dhe rikuperimit.

Megjithatë, sipas informacionit të publikuar, ai pritet të zhvillojë muajin e ardhshëm një udhëtim të gjatë në Amerikën e Jugut, megjithëse realizimi i tij do të varet nga ecuria e gjendjes shëndetësore dhe këshillat e mjekëve.

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

28/11/2026

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

28/11/2026

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

28/11/2026

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

28/11/2026

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

28/11/2026

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

28/11/2026

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

28/11/2026

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

28/11/2026

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

28/11/2026

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

28/11/2026

Sulmi me molotov ndaj Teatrit të Kukullave, Blendi Gonxhja: Dhuna ndaj institucioneve që u përkasin të gjithëve meriton dënim

28/11/2026

Albana Koçiu: Protesta e dhunshme nuk përfaqëson shqiptarët, kjo është fytyra e vërtetë e politikës së rrugës pa rrugëdalje

28/11/2026

Kreshnik Spahiu: 10 mijë protestues nuk mund t’u imponohen shqiptarëve me forcë, protesta ishte partiake dhe jo qytetare

28/11/2026

“Të digjet i gjallë ndonjë polic”, zbardhen mesazhet tronditëse në grupin e organizatorëve të protestës pas sulmit me molotov ndaj efektivit

28/11/2026

Dhunë në Ditën e Pavarësisë! Çfarë ndodhi në tetë orë përballje në rrugët e Tiranës, institucionet sulmohen me gurë e molotovë, të lënduar, tym dhe flakë

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë
  • Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.