AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Protesta pa ide është dhunë kundër vetes

by Alb Times
14/10/2026
in Opinion
6
0
Protesta pa ide është dhunë kundër vetes

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Protestat e fundit që kanë nxjerrë në pah disa kapuçonë të zinj që sulmojnë e djegin ndonjë cep ministrie, që përleshen pa asnjë motiv e pa asnjë ide me policët e pafajshëm përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, apo që sulmojnë ndonjë bankë e shqyejnë ndonjë bankomat, janë karikatura e manifestimeve të mëdha popullore që lindin nga poshtë dhe që përgatiten si pasojë e një zemërimi të madh popullor për shkaqe ekonomike, politike apo sociale dhe nuk janë protesta e studentëve.

Këto nuk kanë të bëjnë me protestën madhështore të studentëve vite më parë që e tronditën qeverinë socialiste të asaj kohe. Sipas paradigmës së njohur deri tani, lëvizje të tilla të fuqishme, që ndonjëherë kthehen në dhunë të thellë, nxiten e drejtohen kryesisht nga parti të majta, sepse ato e mbajnë veten si zëdhënëse të shtresave të margjinalizuara. Kohët e fundit, pikërisht këto forca të majta, edhe nën flamunrin e « Pro Pal », kanë mbushur sheshet e kryeqyteteve të Europës.

Edhe në Shqipëri, pas rënies së diktaturës, protestat më të mëdha janë ato të vitit 1997 dhe 21 janari 2011, të dyja të organizuara nga të majtët shqiptarë. Por edhe nëse shtyhemi më tej, edhe Revolucioni i Qershorit i vitit 1924 kishte frymëzim popullor. E djathta, në përgjithësi, sipas klisheve dhe paradigmave të njohura, është ajo që identifikohet më shumë me perandoritë dhe me kolonializmin, është ajo që identifikohet me atdheun e familjen. Të majtët kanë atdhe gjithë globin dhe botën pa kufij. Ndaj revolucioni shoqëror dhe protestat janë, më së shumti, sport i tyre.

Mirëpo, në Shqipëri, ashtu siç ndodh përherë, ku gjithçka është paradoks, një komunist konservator si Sali Berisha ka marrë pronësinë e së djathtës dhe, për t’u bërë faktor, ka zgjedhur taktikat e luftës guerile dhe të vandalizmave që janë tipike për formacionet neokomuniste. Të gjithë pyesin se përse kjo dhunë tani dhe përse ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit ? Sot, arsimi shqiptar, ashtu si edhe shkenca kanë probleme thelbësore të performancës, por infrastruktura, godinat, kushtet e studentëve nuk janë motiv për protesta kundër ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, sepse ne po jetojmë në një kohë kur universitetet po boshatisen.

Universitetet e rretheve po mbyllin programe dhe degë të caktuara. Pra, e drejta për studim, jo vetëm që është e garantuar, por sot, bashkë me universitetet private, bëhet një garë gjatë gjithë vitit se cili do të thithë më shumë studentë dhe se si privati synon t’i marrë publikut sa më shumë kontigjente. Popullsia shqiptare po pakësohet dhe po plaket. Studentët, natyrisht, që janë pjesa më e kultivuar e shoqërisë, por, në krahasim me shumë vite më parë, ata kanë mundësi të zgjedhin më mirë se ku duan të studiojnë dhe të mos harrojmë se demokracia ka sjellë edhe suksese ekonomik për shumicën e familjeve shqiptare.

Nëse do të flasim për kushtet e jetesës së studentëve, ato këto vitet e fundit nuk kanë qenë problem dhe ne nuk kemi parë të raportohet ndonjë lajm për këtë anë te jetës së tyre. Pastaj, cilësia e mësimdhënies dhe perfomanca e universiteteve është tjetër gjë dhe këtu duhet ta pohojmë me plot gojën se univeristetet shqiptare nuk po arrijnë të dalin në dritë e të futen të paktën në listën e rankimeve që bëhen çdo vit në nivel europian apo ndërkombëtar.

Në muajin maj Shqipëria dhe diaspora shqiptare bashkë me përfaqësuesit më në zë të saj e çuditën botë anembanë me manifestimet madhështore të flamingove. Sot, kudo të shkosh në Perëndim, të gjithë të thonë se ju, shqiptarët, na dhatë një mësim të madh edhe neve, europianëve me vendosmërinë për të mbrojtur natyrën dhe na kujtuat edhe neve se si edhe një vend i vogël mund të bëhet një shembull i madh. Është gjëja më e dhimbshme që ai manifestim i madh nuk prodhoi një lëvizje politike me përfaqësues të elitave tona, sidomos ata profesorë e intelektualë të tjerë që jetojnë jashtë, por edhe brenda.

Shumë shpejt ai manifestim i madh që zgjoi zilinë e opozitës pa ide dhe të vjetëruar, jo vetëm që u shua, por në vend të parfumit që shpërndante Bulevardi i Madh, disa kohë më vonë, dhe tani, konkretisht, shtëllungat e tymit të molotovit na kthyen në pikën e nisjes. Spektakli i padenjë që po shohim tani, nuk është ndonjë gjë e re për shqiptarët. Personalisht mendoj se ardhja e ambasadorit të ri amerikan e nxiti Berishën që të tregojë forcën e vandalizmave në mënyrë që ta tundojë ambasadorin amerikan që ai ta llogarisë edhe atë si faktor në këtë vend.

Nuk besoj se kjo do të ndodhë. Megjithëse tani kundër qeverisë nuk janë vetëm molotovët, janë edhe gjyqtarët që kërkojnë rroga, janë edhe prokurorët e SPAK-ut si Altin Dumani që bëjnë thirrje të bëhen gjyqet pa avokatë, është edhe Erion Bani që ka hartuar një rregullore prej së cilës është bllokuar jeta dhe aktiviteti gjyqësor në Shqipëri. Edi Rama ka bërë të pakënaqur edhe një shumicë socialistësh me reformën territoriale, që jo vetëm nuk i duhej këtij vendi në këtë kohë, por që as nuk u kuptua se përse nisi.

Të gjitha këto i frymëzojnë guerrilasit e Berishës. Ambasadori amerikan nuk e përfilli Berishën në dy raste. Është i kuptueshëm reagimi i njeriut të shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Mirëpo, siç dihet, protestat pa ide, nga nervozizmi, të çojnë në dhunë dhe violenca dëmton ata që e nisin atë dhunë dhe jo ata që e pësojnë.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Ky është modeli dhe dhuna që shqiptarët njohin prej vitesh”- Ministri Nufi: Kjo protestë, vetëm me studentët nuk ka më lidhje!

14/10/2026

Ministri Malaj dënon sulmin ndaj Ministrisë së Financave: Asnjë pakënaqësi e dhunë s’e justifikon rrezikimin e jetës apo dëmtimin e pronës publike dhe private

14/10/2026

Rreth nëntë orë dhunë, kaos dhe përplasje, protestuesit nuk kursejnë as bizneset te “Kullat Binjake”! I shkatërrojnë dhe plaçkisin

14/10/2026

“E ka paguar shtrenjtë në të kaluarën”- Protesta e dhunshme, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Shqipëria nuk ka nevojë për kaos dhe as të digjet për të ndryshuar!

14/10/2026

Momenti kur protestuesit shpërthejnë derën e Kryesisë së Kuvendit dhe ndezin zjarr te hyrja e godinës!

14/10/2026

Dhunë për të gjithë!

14/10/2026

Dhuna gjatë protestës, reagon deputeti i PS: Plaçkitësit e doktorit ia dolën të sfumojnë kauzën e studentëve!

14/10/2026

Protesta pa ide është dhunë kundër vetes

14/10/2026

Ndal vandalizmit dhe huliganizmit të demonstratës së dhunshme!

14/10/2026

Sulmi ndaj Ministrisë së Ekonomisë, Ibrahimaj: T’i vësh flakën një institucioni nuk është protestë paqësore

14/10/2026

Rusia paralajmëron viza për malazezët si masë reciprociteti

14/10/2026

Tregtia e jashtme e Kinës i kalon 5 trilionë juanët në shtator, me një rritje 27.5 % në bazë vjetore

14/10/2026

Protesta e dhunshme, Policia rrethon Parlamentin me forca të shtuara!

14/10/2026

Protestuesit i vënë zjarrin edhe pemës dekorative para Kryeministrisë nën thirrjet “Digje, digje…!” Tentohet edhe Kryesia e Kuvendit

14/10/2026

Protesta e dhunshme para Kryeministrisë, Policia bën shoqërimet e para, disa i ndjek edhe me vrap!

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Ky është modeli dhe dhuna që shqiptarët njohin prej vitesh”- Ministri Nufi: Kjo protestë, vetëm me studentët nuk ka më lidhje!
  • Ministri Malaj dënon sulmin ndaj Ministrisë së Financave: Asnjë pakënaqësi e dhunë s’e justifikon rrezikimin e jetës apo dëmtimin e pronës publike dhe private

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.