Pesë persona, mes tyre tre protestues dhe dy efektivë policie, po marrin aktualisht trajtim në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës (SUT), pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë.
Sipas përditësimit të orës 16:30, të gjithë personat e paraqitur në urgjencë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë koshientë.
Ndërkohë, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) bëhet e ditur se tre protestues kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali.
Burimi: Kronikë
