Mes institucioneve të përfshira në dhunën e protestës mësohet të jetë edhe Ministria e Brendshme.
Një numër i konsiderueshëm protestuesish kanë mësyrë drejt hyrjes dhe po tentojnë të futen brenda institucionit, teksa deri më tani Policia ka arritur t’i ndalë.
Ndërkohë, vijon hedhja e lëndëve piroteknike dhe gurët drejt godinës. Policia vijon me arrestimet, teksa ka thirrje për t’iu drejtuar Kuvendit.
Burimi: Kronikë
