Pas studentëve, protestës qytetare kundër qeverisë i janë bashkuar këtë të mërkurë edhe gjimnazistë.
Nxënës të gjimnazit “Partizani” në kryeqytet kanë bojkotuar mësimin si dhe kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën “Tafaj”.
Një ditë më parë studentët protestuan para Ministrisë së Arsimit, ku gjatë demonstratës u shënuan përplasje të dhunshme me policinë. Protestuesit hodhën sende drejt godinës dhe dëmtuan rrethimin e saj, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës.
Të paktën 23 protestues u shoqëruan dhe 7 të tjerë morën trajtim mjekësor në spital.
Burimi: Politika
