Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto të Jamarbër Malltezit në protestë dhe ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, se qëndron pas sulmeve dhe akteve të dhunës ndaj institucioneve.
“Student është ky? Apo dhëndri hajdut i bufit?! Kurrë mos kini dyshime. Pas çdo sulmi dhe dhune kundër institucioneve në këto 30 vite është Sali Berisha”, shkruan Balla.
Pas këtij reagimi ka ardhur edhe përgjigjja e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës, i cili ka ironizuar Ballën dhe ka deklaruar se mbështet studentët, pavarësisht bindjeve të tyre politike.
“Vendi im si profesor është pranë studentëve, pavarësisht bindjeve. Vendi i Taulant Ballës është pranë bandave dhe banditëve, të urdhërojë vrasje e vjedhë tendera. Jemi të ndryshëm dhe Zoti na shpëtoftë nga zgjyra e tualetit”, shkruan Malltezi.
Burimi: Politika
